Mbytet skafi në Sazan, shpëtohen dy persona nga roja bregdetare

4 Shkurt 2017, 11:09Kronika TEMA

Një shqiptar dhe një italian u shpëtuan nga roja bregdetare mbrëmjen e të premtes, në afërsi të ishullit të Sazanit.

Informacionet zyrtare thonë se ata kanë telefonuar rojen bregdetare se të dy shtetasit ndodheshin në një gomone  rreth 7 metra, në një distancë 6 milje në veri të ishullit të Sazanit.

Ata kërkuan ndihmë pasi mjeti i tyre kishte marrë ujë dhe i ishin fikur motorët.

“Menjëherë, Roja Forca Detare dërgoi anijet e gatshme të Rojës Bregdetare, “P-03” dhe “Lissus P-133”, të cilat gjetën gomonen me dy personat në bord, të cilët u imbarkuan në bordin e anijes “Lissus”, ndërsa gomonia u abandonua pasi për shkak të dëmtimeve dhe të kushteve të detit nuk mund te rimorkiohej”, bën të ditur njoftimi.

Gjendja shëndetësore e dy shtetasve në përgjithësi është e mirë. Veprimet e mëtejshme kryhen nga Policia Kufitare.

1 komente në “Mbytet skafi në Sazan, shpëtohen dy persona nga roja bregdetare”

  1. piku says:

    jom duke hap syt! me ne fund paska shtet edhe ne det!

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje