"O më vratë": Vrasja e parë në kufi e vitit 1990, e atyre që tentonin të arratiseshin nga ferri komunist (foto e rrallë)

4 Shkurt 2017, 10:20Dossier TEMA

Nga Kastriot Dervishi

Përgjatë gjithë vitit 1990 në të gjithë kufirin shtetëror të Shqipërisë repartet e kufirit vranë shumë qytetarë që u orvatën të largoheshin nga vendi.

Vrasja e parë është shënuar më 3 shkurt 1990 në postën kufitare të Rehovës në Rrethin e Kolonjës.

Kjo ngjarje është raportuar kështu në komunikatën nr.28, datë 3.2.1990 të Ministrisë së Punëve të Brendshme:

Më datën 2.2.1990, rreth orës 24.00 njësiti i shërbimit i postës kufitare Rehovë, në rajonin e piramidës 6, kuadrati 6776, ra në përpjekje me tre shkelës të kufirit nga brenda jashtë.

Si rezultat i zjarrit të njësitit mbeti i vrarë Ilirian Ismail Zari, vjeç 30.

Dy shkelësit e tjerë u kthyen në thellësi të tokës sonë. Si rezultat i masave, në orën 5.00 të datës 3.2.1990, u kap Agim Ismail Zari – vëllai i të parit.

Vazhdon kërkimi për kapjen e të tretit që është Ylli Qemal Keti, me origjinë nga Kolonja, banues në Tiranë, martuar me motrën e dy shkelësve të mësipërm”.

Ushtar Albani, i cili ishte në shërbim së bashku me ushtar Astritin, i pyetur në hetuesi një ditë pas vrasjes dha këtë dëshmi ndër të tjera:

Në këtë kohë desh të largohej edhe ai që ishte i pari.

Në këtë moment neve të dy qëlluam në drejtim të tij.

Me qenë se e goditëm, ai u rrëzua dhe tha: O më vratë.

Sa dëgjuan krismën e automatikëve tanë, ata të dy u larguan me vrap poshtë.

Astriti i ndoqi ata.

Unë pashë personin që kishim qëlluar, i cili kishte vdekur.

Pasi u sigurova që kishte vdekur, kalova në bllokim të kufirit, të mos kalonin ata të dy.

Unë di të them se ai që vramë ishte i pari dhe dy të tjerët, ishin pas tij, rreth 3 – 4 metra larg njëri – tjetrit.

Pas pak erdhi njësiti tjetër për ndihmë.

Unë di të them se ata të dy që nuk i vramë ikën poshtë në drejtim të fshatit Starje”.

Fotografia tregon viktimën Ilirian Zari, ushtarët që kryen krimin dhe hetuesit që qëndrojnë sipër të vrarit me duar në xhepa gjatë procesit të përpilimit të dokumentacionit se ushtarët vepruan siç duhej.

28 komente në ““O më vratë”: Vrasja e parë në kufi e vitit 1990, e atyre që tentonin të arratiseshin nga ferri komunist (foto e rrallë)”

  1. tironci says:

    Kusheriri im, ndjese paste. E vrane te poshtrit si qen rruge.

    1. Edkari says:

      duhet te hapen dosjet e te vrareve ne kufi mbasi
      arratisja u shpall kontravajtje penale.
      4 te vraret e 21 janarit shkuan vete drejt plumbave
      e sidomos ai koqja nga Manatia e Lezhes qe
      kujtonte se do behej kryeplaku katundit.

      1. ,,,,,,, says:

        Greqia ishte “toka e bekuar” e miljona emigranteve Shqipetare, per 25 vite rresht. Ne vitet 90′ kur Greqia na mir-priste, kermat komuniste i vrisnin si kafshe bashk-atdhetaret e tyre.
        Me kujtohet ne vitet e para te 90-es, kur disa pseudo intelektuaj, bastard Turk-Arnaut, te tipit Xhufi, Bashkurti, ….thurnin endra, armiqesie me shtetin Helen….”Greqia Shoviniste do na gllaberoj”, do na pushtoj, do na skllaveroj, … po e kunderta Greqia vetem na ndihmoje, kete e vertetojne 1 miljon emigrant qe ka mbajtur pef 25 vite rresht.

        1. kd says:

          Permbahu temes more halldup i Anastasit dhe mjaft na cave trapin me propaganden progreke neper forume hajvan i pandreqshem Greqia ka qene eshte dhe do te mbetet shoviniste kundrejt shqiprareve te pelqen apo jo ty apo ndonje kerme tjeter si puna jote

        2. Tanguli says:

          Greqia u be vendi i punes se Pisoglendit dhe se jemes se tij ?

      2. e di ti says:

        Kastriot Dervishi ky HALABAK i neveritshem qe ta shpif!
        Ky fakt thjesht tregon se atehere Shqiperia kishte SHTET!!!

  2. Klimax says:

    Kur regjimi i Gjermanise Lindore vriste qytetaret e saj qe perpiqeshin te kalonin Murin e Berlinit, te pakten 136 persona, i pari ne vitin 1961 dhe i fundit, Chris Gueffroy, ne shkurt te 1989-es, eh, atehere cfare duhet te themi per vrasjet e “armiqve te popullit e te atdheut” ne vendin me te izoluar te botes te diktatures hoxhiste?
    Ndoshta dicka “normale”!!!!!
    Deri ne vitin 1961 u larguan nga Gjermania Lindore ne ate Perendimore 3,5 milion gjermane. Ne qoftese regjimi komunist i Gjemanise Lindore se bashku me Bashkimin Sovjetik nuk do te ndertonin Murin e Berlinit dhe te izolonin vijen kufitare per te mos lejuar asnje person te kalonte ne Perendim, mendoni se do te qendronte dikush ne Gjermanine komuniste?
    Keshtu edhe ne Shqiperi. Ne qoftese regjimi nuk izolonte vijen kufitare e vriste kedo qe temtonte te kalonte kufirin, besoj se as pleqte nuk do te qendronin ne “fanarin ndricues te lumturise socialiste”!

    1. heu bre says:

      Llogjike femijnore ?

  3. Fair says:

    Nuk mund t’i vesh faj ushtareve qe qelluan. Prndaj mos shkruani “ushtaret qe kryen krimin”. Kriminela jane ata qe jepnin urdhra ne ate kohe.
    Ushtarit i kane lene armen ne dore te ruaje kufirin nga kalimi i paligjshem. Edhe sot po te tentosh te kalosh ne menyre te paligjshme e te mos ndalesh o te qellon ushtari yne o ushtari matane kufirit.
    Ata te gjore qe moren ate udhe e dinin rrezikun qe merrnin persiper.

    1. Aleksander says:

      Nuk mund t’u vesh faj ushtareve ?!-Qenkerkan kriminele vetem ata qe urdherojne e jo ata qe egzekutojne !?-Po te tregoj diçka qe e kam te jetuar personalisht .Pikerisht ne ate kohe ,me 1990-91 kryeja sherbimin ushtarak ne Himare.Sapo ishin liruar ushtaret e vjeter .Ishte dhjetori i 1990 dhe shume fshatare te fshatrave te bregut kishin filluar te iknin naten per ne Greqi. Na u dha urdher dhe u pajisem me 2 krehera me fisheke LUFTARAKE dhe duhej te bllokonim KTHESEN E SARANDES ne rrugen qe kalonte nga Himara per ne Sarande, pa kaluar per ne Portopalermo ku ishte baza ushtarake(edhe e marines) dhe s’mund te kalohej nga civilet ne ate kohe.Kur na rreshtuan ne batalion dhe po na flisnin,nderkohe qe na dhane fisheket,nje nga ne,nje djale nga Durresi doli nga rreshti dhe ju drejtua atyre te komandes me fjalet : Une nuk dal atje e te vras popullin !-Ne te gjithe shtangem dhe me frike po prisnim reagimin e komandantit komisarit e oficereve te tjere.Komisari ju versul durrsakut dhe i tha :-Kush po te thote qe te vrasesh popullin ?-Po fisheket luftarake perse po na i jepni nga 2 krehera ju kthye ushtari ?!-Ne ARREST ,ne arrest shpejt, hiqe rripin e mesit, lidheset e kepuceve, kapelen me yllin e kuq se nuk e meriton te jesh ushtar ,ti je rrebel je armik !-Tre dite durrsaku qendroi ne dhome te izolimit,por ne shpetuam nga e dalura me armet e mbushura ne kthesa e Sarandes…nuk i dihej se si mund te kishte shkuar ajo pune .Ky shembulli qe po te tregoj ,eshte per te treguar se njeriu mund te thote edhe JO( !) kur i kerkohet nje gje qe s’duhet bere.Mendo familjen ,nenen e shkrete e babane e atij djali te gjore vetem 30 vjeç ,qe ushtari “i mire” beri “detyren” duke vrare ne lule te jetes !!!-Sidoqofte ,ne na u hapen syte,e bashke me ne edhe atyre te komandes e bile edhe atyre te Brigades qe pas kesaj nuk na kerkuan me te dilnim me arme ne rruge.Aq me teper qe ne jetonim me njerezit e Himares,nje kapterr bile ,quhej Pano e ishte himarjot ,mori zemer dhe tha edhe ai,mbasi futen durrsakun ne izolim, qe nuk dal me ushtaret ne rruge te ndaloj popullin te ike.Kapterri pas dy ditesh iku me gjithe familjen per ne Greqi.Ishim te rinj dhe te mbytur nga propaganda por mjaftoi kaq qe te NA HAPTE SYTE .Ndersa me vjen keq qe njerezit u japin me rendesi propagandes ,”detyres” ,partise e asaj qe te urdheron partia apo”detyra” duke INJORUAR ate qe mbi te gjitha JEMI NJEREZ…nè djall vafshin, ruajtja e kufirit “detyra” ,partia ,partite e gjithe ata qe japin urdhera kunder jetes NJEREZORE !-E kupton qe jemi akoma shume te indoktrinuar ?-Po nuk jemi njerez para se gjithash, mund te NA PERDORIN te gjithe salinjte basherat e ramerat siç na kane perdorur …pershendetje !

      1. me thene te drejten says:

        Kete llogjike e pranoj, si njerezore dhe te ndjere! Eshte e vertete se jeta njerezore eshte me e shtrenjte se cdo gje!
        Por sidoqofte nuk duhet harruar se shoqeria njerezore ne cdo kohe te historise, ka patur dhe ka organizimin e saj,ligjet dhe rregullat,pa zbatimin e se cilave shoqeria kthehet ne kaos dhe pasojat jane shume me te renda! Pikerisht kaosi ndodhi ne Shqiperi ne 1990-en dhe pasojat ishin me mijra e mijra te vdekur ?

  4. Tironci says:

    Jo po le te qajne per dritero qenin akoma.
    Nuk qajne per keta te mjere qe lane jeten nga plumbat e qenave komuniste si driteroi me shoke.

  5. I says:

    Popull i poshter. Kemi qene dhe jemi.

  6. Xhafa says:

    Kjo ishte nje praktike e njohur ne te gjitha vendet. Jo vetem ne ato socialiste.
    Vrasjet ne 90 ishin te tepruara, dhe duhet te ishte gjetur menyre tjeter per te frenuar largimin masiv te shqipetareve nga Shqiperia.
    Shqipetaret jane nje popull emigrator.
    Gjithe historia eshte e mbushur me shembuj te largimit masiv te shqipetareve. Kjo eshte edhe nje nga arsyet qe ne 1938 Shqiperia kishte 800 000 mije banore, Ne 1990 kishte 4 300 000 . Ky numur u arrit nga mundesia dhe fuqizimi i familjeve shqipetare, dhe reformat e pasclirimit, rritja e shpejte e fuqise ekonomike te vendit, punesimi, etj, te cilat ne vitet 80-90 filluan te degjeneronin deri ne shperberje. Pastaj ekonomine, fabrikat, uzinat, ndermarrjet i vune ne dore banditet e Sales me ne krye familjen kriminale te Saliut, dhe Shqiperia vazhdon te zbrazet duke qene tani diku tek 2 500 000 banore.
    Shkruesi i coroditur, qe si pishtar nga keta te Sales, u caktua te punonte ne arkivin e MPB, thote ushtari qe kreu krimin.
    Ushtari nuk kreu krim, zbatoi urdherin, zbatoi ligjin e kohes. I drejte apo i padrejte ligji dhe urdheri, nuk e gjykon ushtari.
    Edhe sot kalimi i paligjshem i kufirit eshte krim dhe denohet.
    Por kuptohet qe askush nuk duhej vrare.

    1. Nacionalist says:

      O ishalla e pesofsh edhe t Xhafe si keta qe u vrane, e te kuptosh se cdo te thote ti marresh jeten nje njeriu !

      1. i revoltuari says:

        Ju “nacionalistat” i keni marre jeten shume njerezve atdhetare mor SHKERDHATE nacionaliste ?

  7. pjeter says:

    Edhe sot e kesa dite kam perpara syve nje burre te dyzetave qe dergjeshe ne zisin e ushtrise me sponte te hapura, ushtaraku i kufirit gerthiste duke ja u tregu gjerezve se keshtu do e pesonin ata qe kerkojne te ikin, terror i paster, por edhe ushtaret e kufirit ishin edhe ata nen terror, rrezikonin shume, ne qofte se personin qe iu linte opingat ekthenin pas, dhe ka pas rraste qe ushtari ishkrete e kish mbaruar sherbimin ushtarak prej vitesh, dhe duheshe te perballeshe me bishen terrorriste, teshkaterronin familje e farefis, ai regjim kish krijuar nje qark perfekt terrori.

  8. KOZi says:

    Lexoni nje cike. Ne periudhen komuniste kalimi i kufirit ishte tradheti dhe denohej politikisht, Edhe po te mos arrinin per ta kapur rojet e qellonin dhe quhej perseri tradheti. Ne momentin qe ben fjale artikulli ligji kishte ndryshuar ,ishte denim administrativ kalimi i kufirit ne menyre te paligjshme keshtu qe as nuk duhet te mendohej qe te qellohej. President ka qene Ramiz Alia, Kryeminister Adil Carcani , te pyetet kush ka qene minister i brendshem si ka qene urdheri …………..tung

    1. pthuuuu says:

      O KOQI nese do kishte ndryshuar ligji nuk do kishte qelluar kush,se atehere kishte shtet dhe rregulla! Por ti je nje BIR KURVE qe mashton dhe kaq o KOQE ?

      1. KOZi says:

        Shko o ……….harxho dy dite ne biblioteke,lexo gazeten zyrtare te atyre viteve pastaj hap computerin. ………Fshataret pa toke nuk duhet te komentoine…….tung

        1. pthuuuu says:

          Ti katnar me toke te xanun je nje MASHTRUES Pthuuuuuuuuuuuuuuuuuuuuuu

  9. fieraku NGA ferrasi says:

    I vrafte Zoti.
    Pagina femijet e tyre te vdekur
    Te paret ATA qe Shane urdher.
    Per cdekriminalizim flasin keta maskarenj
    Duhen denu krimet e komunizmit.
    Mallkuar qofshin edhe ATA te perndjekurve qe u bene veglia te partive gjysma e te bajges ppsh.
    Dhe shkaterruan kauzen tone
    Vuajtjet burgje pushkatimet dhe pronat.

    1. antifashisti says:

      Ju duhet ende te paguani krimet tuaja te kolaboracionizmit,MOS HARRONI, se ne nuk harrojme ?

  10. ali vlora says:

    Boll me urrejtje ! Ajo kohe iku e mos ukthefte me. Shikoni cfare do te bejme. Urrejtja mes nesh kenaq Sali Berishen Ilir Meten dhe komp. O popull ziu.Tung

  11. SS says:

    Ju flisni per token e premtuar dhe keq nuk e keni !! Nderkoh diskutoni per vrasjen e ushtareve tane harroni vrrasjet me te shumta jane bere ne token e premtuar Ishte viti 91 dhe me e zeza qe kam kaluar ne jeten time kufoma gjithandej grra femij burra mu eren syte i vura qellim vetes se kethim mbrapa nuk ka megjithese kisha lene dy femij te vegjel qe doni perkujdesjen time Por fati qe me mua ne mes te asaj kasapane ja dola ndan Njeriu se do luften por kurr ta inponon duhet reagojme dhe per jeten ate qe kokat e medha gjithmon na i kane imponuar

    1. eeeeej says:

      Jo mor jo,po pse na vrisnin edhe ushtaret e matane kufirit? Po ata Ramiz Alia i kishte urdheruar!!!

  12. Dhimbje e thelle. says:

    Nuk na pengon njeri te marim Hak.. Per te cuar Hamanetin deri ne Fund.. Meqe Ligjet nuk gjejne Zbatim.

  13. Tani says:

    O sa mir me qen shqiptar!

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje