FOTO e rrallë: Kur motrat e mbretit Zog bënin fushatë për heqjen e ferexhesë

27 Janar 2017, 16:57Dossier TEMA

Gazetari i Zërit të Amerikës, Ilir Konomi, ka publikuar në “Facebook” një foto të të rrallë të tri motrave të Mbretit Zog, që shkojnë në Shkodër pak ditë pasi u shpall ligji për heqjen e ferexhesë.

Statusi i Konomit:

Fundet, peliçet dhe ferexhetë

Në fillim të vitit 1937, tri motrat e Mbretit Zog, Myzejen, Ruhije dhe Maxhide bënë një vizitë të papritur në Shkodër, në prag të shpalljes së ligjit për heqjen e ferexheve.

Ligji i Zogut, që u miratua në parlament në mars 1937, dënonte çdo grua që mbulonte fytyrën. Dënoheshin edhe ata që i inkurajonin gratë të mbuloheshin. Gjobat shkonin deri në 500 franga ari.

Që prej dhjetë vjetësh, qeveria u kishte kërkuar grave të hiqnin ferexhetë, por pa sukses, prandaj vendosi të veprojë me ligj.

Tri princeshat, të veshura me funde të ngushta, me peliçe dhe me kapele, shoqëroheshin nga një eskortë ushtarake dhe ndiqeshin në çdo hap nga fotografët. Vizita, që zgjati një javë, paralizoi pothuajse çdo aktivitet në Shkodër.

Motrat shkuan në mënyrë demonstrative dhe të bujshme nëpër shkolla, spitale e tregje, vizituan kisha e xhami dhe morën pjesë në dreka e darka. Në takimet e shpeshta që patën me gratë, princeshat u përpoqën t’i bindin se zbatimi i ligjit të ri nuk do t’ua dëmtonte prestigjin femëror.

Kjo është një foto tipike e fiksuar në njërën prej atyre ditëve dhe e publikuar në gazetën e ilustruar britanike “The Spear”. Gazeta e boton fotografinë nën titullin “Një shembull për popullin”.

“Gratë me ferexhe, – shkruan autori i fotografisë, – ecnin me shpejtësi nëpër rrugët e Tiranës dhe Shkodrës. Gra të mbuluara shihje madje edhe në trotuaret e Durrësit. Megjithatë, në fshat gratë shqiptare e tregonin fytyrën me krenari. Asnjë grua fshatare në Shqipëri, myslimane, katolike apo ortodokse, nuk kishte mbajtur ndonjëherë ferexhe.

12 komente në “FOTO e rrallë: Kur motrat e mbretit Zog bënin fushatë për heqjen e ferexhesë”

  1. Qytetar says:

    E kujt i plasi se ça kanë bërë motrat injorante të injorantit

    1. Grigor says:

      15 vjet ishte ne krye te Shqiperise. Nuk mund të ishte injorant. Ti po flet si komunist I terbuar, ndersa Intelektuali, Lugati dhe disa te tjere shajne Enver Hoxhen si fashiste te terbuar.
      Ka ikur koha e fashisteve dhe komunizteve te terbuar. I fundit fashisto-komunist eshte Sali Qeni. Mos u bej edhe ti si ai.
      Nuk eshte se kam ndonje respekt per Zogun, por eshte per t’u admirues qe ne 1937 nxorri ligjin kundra ferexheve ne nje vend mysliman si Shqiperia dhe asnje hoxhë nuk i doli kundra. Asnje shqipëtar nuk kundershtoi.
      Jo Rama qe nuk ka bythe ta beje sot kete gje, por edhenje vendet perendimore nuk kane bythe ta bejne sot. E ora ato Jane vendeme shumice te krishtere.
      Por ky fakt tregon diçka tjeter gjithashtu. Hoxhet shqipetare te viteve 1920′ dhe 1930′ ishin perparimtare dhe patriote.
      Hoxhet e sotem ne Shqiperi e kane koken ne Arabi dhe vetem bythen kane ne Shqiperi. Ata jane injorante dhe Jo Ahmet Zogu.

    2. partia says:

      Injorant ! “qytetar” Myslyman Arabie 500 vjet mbrapa njerzimit
      ptu….. rrace sojeze

    3. Lugati says:

      noshta ska njeri pa gabime..po me qujt ahmet zogun injorant…ku jeni rrit pash zotin ne hone..lexoni pak se ju bo mire per shnetin…po jo dogmat e enverit

  2. deputeti says:

    epo,ato hiqnin breket dit e nat ,e jo me ferexhet,qe I ben lanet..

  3. ed kurvari says:

    Pasi kishin punu si prostituta ne Belgrad

    1. Ilir says:

      Nuk Kane nevoje me shku ato se ka mbi 50,000 prostituta serve ne servi dhe ka dekada qe mijra kurvicka serve kane pushtuar po e po kosoven por edhe baret dhe hotelet e tiranes, shkodres dhe trevave shqiptare ne fyrom.

  4. Spartaku says:

    Me thene te drejten,motrat e Zogut dhe ligji qe paska nxier per heqjen e ferexhes,eshte per t’u lavderuar.Kjo tregon se edhe ne kohen e zogut paska patur mendime te drejta per heqjen e ferexhes si nje gje e kot dhe anakronike.Ferxheja eshte çensur e eger e pushtetit te burrit mbi gruan.Nuk thot allahu t’i zesh syte gruas.Syt jane per te pare boten qe na rrethon,njerzit,njeri me tjetrin.Ne kohen e socializmit u be nje pune e madhe nga rinia e asaj kohe per emacipimin e shoqerise,sidomos te vajzave e te grave,dhe u arrit qellimit.Grate dolen ne driten e diellit nga erresira shekullore e kanunit.Mirpo me ardhje e te ashtuquajtur demokaci dhe me mburrjen qe i beri sali Berisha kanunit te Lek Dukagjinit,u kthyem perseri atje ku ishim,ne erresiren shekullore.Sot shume vajza dhe gra jane veshur me ferexhe e perçe.Kthim prapa.

  5. bullbung cengel says:

    Shallvareve Turko-Arabe Albanistane i vrasin syte nga keto fotografi
    Pjellat qe shisnin cucen per per nje lope.Kafshe…..

  6. mzati says:

    rrofte partia desh mr thone..sa komentus te pergatit jeni te gjithe imoral vetem edi…sala..likja..e.hoxha jane burra te mire ..tjeret injorant e tradhtare

  7. KOZi says:

    E sakte! Kishte ardhur momenti dhe u hodh ne zbatim. Ligji i mosmbulimit (nuk e dijme sakte si eshte quajtur) u diskutua ne Parlament dhe vetem deputete te besimit musliman . U miratua dhe hyri ne zbatim me 10 Mars 1937. Asnje lloj shamie e mbulese nuk eshte dukur me ne Shqiperi.Asnje lloj paraqitje si sot me shamija por edhe pantallona burrash tre cerekshe nuk ka patur .
    Me 7 Prill 1939 shqiperia u pushtua nga Italia fashiste dhe pushtetin e moren antizogistet te cilet hudhen poshte cdo gje te kaluar dhe Kuroren Mbreterore e derguan tek Viktor Emanueli. Ketu filluan perseri mbulesat por shpejt sapo filluan atentatet u kujtuan dhe ne gazeten Fashizmi doli njoftimi -qe ligji i marsit 1937 eshte ne fuqi.
    Edhe ne periudhen komuniste ne 1946 ne gazetat e kohes ,prokuroria shqiptare njofton qe ligji i marsit 1937 eshte ne fuqi.
    Ndalimi i Besimeve fetare dhe institucioneve fetare ne 1967 nuk ka lidhje me kete ligj.
    Perseri rifillimi i besimit ne 1990 nuk ka lidhje me kete ligj.
    Sot kemi rastin qe kemi nje maxhorance te majte e cila ka nuanca laiciteti. Eshte rasti ta rivotoine ligjin e Marsit 1937 ashtu sic ka qene ….po presim dhe pastaj mbyllet edhe nje teme e komenteve tona…….tung

  8. xxx says:

    Kete vendim e ka sjelle ne shipri krali zog ne bashkpunim me kralin SKS per ti debu shqiptaret,po ne ate koh ne shipri ishte koxha activ edhe xhorxh fishta(po ne aspektin antishqiptar)

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje