Historiografi e krahasuar / Ja ç’zbulohen në arkivat ruse për periudhën e sovjetizimit të Evropës Lindore.
Aty nga fillimi i viteve 1950 në Evropën Lindore morën formë “shtetet partiake”. Si bosht i tyre ka shërbyer vënia në veprim e parimit nomenklaturist të përzgjedhjes dhe shpërndarjes së kuadrove.
Shfaqja e listave nomenklaturiste, “përsosja” e tyre, e cila shkonte kudo në linjën e zgjerimit, dëshmonin për faktin se procesi i shkrirjes së aparatit partiak dhe shtetëror përfundoi: partia tani urdhëronte jo vetëm kuadrot e vet, por edhe postet shtetërore.
SHTRESA E VEÇANTË E UDHËHEQËSVE
U krijua një shtresë e veçantë udhëheqësish, që hynte në një sistem të ngurtë, të mbyllur. Përkatësia ndaj këtij sistemi, që mori me shpejtësi karakterin e tarafit, lindi tek anëtari djeshëm dhe i thjeshtë i partisë ndjesinë e ekskluzivitetit vetjak, dhe kjo ndjesi përforcohej nga regjimi, “ligjërohej” prej tij.
“Punonjësi nomenklaturist, – shkruante historiani sovjetik disident A. M. Nekriç – në njëfarë kuptimi, qëndronte më lartë se komunisti”.
Kështu, në kushtet e reja, kur ndryshoi atmosfera në shoqëri dhe në partitë, që u ngrit nën valën e represioneve të emëruarit humbën në masë të madhe “fytyrën revolucionare”, u bënë më servilë, më të paqëndrueshëm në karakter.
Në literaturën çeke, shembulli i një aparatçik-u të tillë, për disa autorë, ishte Antonín Novotni [Novotný (1904-1975), president i ish-Çekosllovakisë në vitet 1957-1968, sekretar i parë i KQ të PK të Çekosllovakisë në vitet 1953-1968].
I rritur mes punëtorëve, komunisti Novotni bëri karrierë në organizimin e partisë në Pragë; në shtator 1951 u zgjodh sekretar i KQ të PKÇ.
Imazhi i Novotni-t në shoqërinë e asaj kohe: aparatçik i shpëlarë, pa iniciativë, jo shumë inteligjent, fjalimet e të cilit të improvizuara, për shembull, në rastin e festave revolucionare, binin në sy për inkoherencë, dhe shpesh pasqyronin karakterin e tij hakmarrës.
SPROVA E PUSHTETIT
Në tërësi, ishte imazhi i një lideri të dobët, që nga fati u ngjit në Olimpin partiak.
Një çështje në rëndësi të posaçme dhe të madhe është ajo për sprovën e pushtetit.
Për më tepër, për sprovën e pushtetit të njerëzve, në pjesën më të madhe jo me përvojë, shpesh me arsim të ulët ose të mesëm, profesionalisht jo të qëndrueshëm.
Joshja nga lloj-lloj privilegjesh duhej kombinuar me “kujdesin” për “popullin e thjeshtë”, në shërbim të interesave të tij.
Praktika ka treguar se këto të fundit janë shtyrë me lehtësi në plan të dytë, duke i hapur vend synimit, jo vetëm për të mbajtur karrigen, por edhe për t’u ngjitur më të lartë. Përfshirja në listat e sekrete nomenklaturiste bëhej garanci e një ekzistence të suksesshme për shumë vite.
BANJAT ME QUMËSHT TË TITOS
Dokumentet konfirmojnë: në vendet që përballeshin me vështirësi të mëdha ekonomike, ku jetesa e shumicës absolute të popullsisë ishte në apo nën nivelin varfërisë, sistemet e privilegjeve të ndryshme krijuan një standard të jashtëzakonisht të lartë të jetesës së “atyre lart”, ekzistonin oaza mirëqenieje për “të zgjedhurit”.
Dëshira për luks shpesh merrte forma të shëmtuara.
Si mund të vlerësohen ndryshe, për shembull, banjat me qumësht, të cilat, sipas kujtimeve të kirurgut sovjetik Aleksandër Bakulev (1890-1967), bënte rregullisht Titoja [Josip Broz (1892-1980)]?
Dhe kjo në një kohë kur në Jugosllavi fëmijët vuanin nga uria!
ÇIFLIGU RUMUN
Nën maskën e KQ të partive komuniste funksiononin institucione model ekonomike, shëndetësore dhe kulturore në shërbim të elitës.
Deri në 20 pallate i përkisnin, për shembull, aparatit të KQ të Partisë Komuniste Rumune.
Për “mënyrën e pacipë të jetës” së udhëheqësve të partisë Ana Pauker (1893-1960), Vasile Luka (Luca, 1898-1963), “luksin dhe shpërdorimet”, me të cilët rrethonte veten anëtari i byrosë politike të KQ Teohari Xhorxhesku (Georgescu, 1908-1976), ka raportuar në janar të vitit 1952 në Moskë këshilltari i Ministrisë së Sigurimit të Shtetit të BRSS në organet e sigurimit të shtetit rumun A. M. Saharovskij.
Bëhej fjalë për dy pallate të Xhorxheskut me pishinë, kënd lojërash për fëmijë, kafaze pëllumbash, për dy vila të tij – në Snagov dhe Timish (“Vila në Timish është një çiflig kolosal me një park të madh, me dhi të egra të zbutura, me sistem pellgjesh me ujë të rrjedhshëm për mbarështim trofte”).
Sakarovski informonte edhe për një “fond personal të veçantë (monetar)”, që ishte mbi 11 miliardë lei (monedha rumune), që ndodhej në dispozicion të V. Lukës (5 miliardë), A. Paukerit (4 miliardë) dhe T. Xhorxheskut (2.5 miliardë).
Është për t’u vënë në dukje, për krahasim, se 12 miliardë lei përbënin taksat nga fshatarësia rumune për gjithë vitin1951 më 4 gusht 1951.
George Georgiu Dezh (Gheorghe Gheorghiu-Dej, 1901-1965) udhëheqës komunist i Rumanisë në vitet 1947-1965, ftoi ambasadorin sovjetik Sergej Kavtaradze (1885-1971) për të vizituar ekonominë ndihmëse të KQ të Partisë Punëtore të Rumanisë, 15 km nga Bukureshti, në ish-pronën e familjes mbretërore.
Me sipërfaqe rreth 1 000 hektarë, ekonomia u bë, sipas fjalëve të Dezhit, “baza kryesore ushqimore e punonjësve me përgjegjësi të partisë dhe të shtetit”.
“Ekonomia, – vazhdoi Dezhi, – na furnizon me të gjitha prodhimet ushqimore: me perime, fruta, rrush, verë, konserva të ndryshme, të gjitha llojet e mishit (viçi, derri, qengji, lope), shpendë, sallam, salçiçe, produkte qumështi, etj deri dhe lule.
… E gjithë kjo na kushtoi dhe na kushton jo pak. Çdo gjë është bërë sipas fjalës së fundit të shkencë dhe teknikës.
… Këtu punojnë njerëz të verifikuar dhe të besueshëm, agronomë, veterinerë, inxhinierë të mirë”.
Për t’u shënuar është replika e Kavtaradze-s, sipas këshillës të të cilit “për të shmangur pasojat e rrezikshme” dhe ishte krijuar kjo ekonomi: “Në këtë rast … nuk është për të ardhur keq për mjetet, jeta dhe shëndeti janë shumë më të shtrenjtë”.
PSIKOLOGJI ELITARE
Pasojë e drejtpërdrejtë e kujdesit të veçantë për shëndetin dhe sigurinë e tyre ishin kërkesat e udhëheqësve kombëtarë të vendeve të rajonit në drejtim të palës sovjetike për të siguruar kontrollin kimik për e cilësinë e produkteve ushqimore, që furnizoheshin për “ata lart”.
Ndaj këtyre kërkesave Moska reagonte shpejt dhe gjithmonë pozitivisht.
Dokumentet flasin për faktin se pala sovjetike merrte pjesë aktivisht në procesin e kompozimit e të elitave kombëtare partiake-shtetërore, duke përfshirë formimin e një psikologjie elitare.
Kjo u arrit, në veçanti, me anë të standardeve të larta të jetesës, që i ofroheshin udhëheqjes kombëtare.
Bollëku i materialeve ilustron udhëtime të shumta të udhëheqësve kombëtarë për mjekime dhe pushime në Bashkimin Sovjetik, marrja sistematike e dhuratave të shtrenjta prej tyre dhe nga pjesëtarë të familjeve.
KRIME, SUITA PERANDORAKE RUSE PËR LIDERËT POLAKË
Ja, për shembull, si u organizuan pushimet në Livadia [ish-rezidencë perandorake që nga vitet 1860 në jug të Krimesë, në foto] të anëtarëve të qeverisë polake dhe familjeve të tyre.
Sipas raportimit të Ministrit të Punëve të Brendshme të BRSS Sergej Kruglov (1907-1977), drejtuar Stalinit etj., më 28 shtator 1946 “miqtë u akomoduan në korpusin e suitave: Gomulka [Władysław Gomułka (1905-1982), sekretar i parë i KQ të Partisë së Bashkuar Punëtore të Polonisë] me familjen në apartamentin me tetë dhoma, Spihalski [Marian Spychalski (1906-1980), mareshal i Polonisë] me familjen – në një apartament me katër dhoma.
Apartamentet janë të pajisura me mobilie elegante, qilima, perde dhe me enë me cilësi të lartë.
Produktet paraprakisht kontrollohen në laborator, një pjesë e produkteve që prishen shpejt, delikatesave dhe pijeve dërgohen nga Moska me avion.
Kuzhinierët dhe personeli i shërbimit janë zgjedhur me kohë dhe përgatitur siç duhet.
Miqtë ndjehen mirë, frekuentojnë plazhin dhe të shoqëruar nga punonjësi ynë bëjnë udhëtime dhe ekskursione në Jaltë, kopshtin Nikitinski [botanik], Koreiz dhe Alupka.
Për mysafirët në korpusin e suitave është organizuar shikimi i filmave”.
Materiale të ngjashme ka në lidhje me udhëheqësit partiakë dhe shtetërorë, si dhe të vendeve të tjera të Evropës Lindore.
Për më tepër, ato zbulojnë një prirje vazhdimisht në rritje të numrit të udhëtimeve.
Kështu, nëse në vitin 1946 nga Shqipëria erdhën për pushime dhe mjekime 2 persona, në vitet 1950-1952, tashmë 16, ndërkohë që bëhej fjalë për funksionarë të rangut më të lartë.
Duke shtrirë privilegje për njerëzit e familjes dhe të afërm të tyre, liderët kombëtarë janë shqetësuar së tepërmi, prandaj që kjo të mos i bëhej e njohur publikut, i kërkonin me këmbëngulje palës sovjetike për të siguruar ruajtjen e sekretit.
Fragment nga libri “MOSKA DHE EVROPA LINDORE / Vendosja e regjimeve politike të tipit sovjetik”.
/Përktheu dhe pajisi me shënime në kllapat katrore: Thanas Mustaqi/
Akoma me keto perkthen more Thanas ?.Nga forma,kjo qe keni perkthyer eshte nje propagande tipike komuniste.Ketyre gjerave ju ka dale boja me kohe,njerezit nuk hane me karamele si ne 92-shin,me “ceqe te bardhe” e banja me qumesht te udheheqesve komuniste.Sot ne Tirane, ca anonime, qe deri dje s’dinin nga lidhej gomari bejne banja me qumesht .E dini kete z.Mustaqi?.
Perpara ishte lluks se kishin nje makin dhe hanin mish , sot esht lluks i vertet , ku nje politikan mjeran qe me shum ben kondraband dhe hajdutlleqe , ka vil 1 miljon ero , ka grua dhe 4 dashnore dhe muncisht jo me te mdha se 18 vjeç , ka vila jasht shtetit i kalon pushimet ku ti doj bytha dhe po ta pyesesh se çfar ke ber ne jeten tende nuk di çte thot se vetem ka vjedhur mashtruar dhe xhvatur kte ppull, ky quhet lluks ztri , udheheqst e sistemit shkuar nuk kalonin njeher kufirin SHQIPTAR , kishin nga je vil qe sot kur i shikon jan fare te thjeshta shkoni shikoni vilen e xenit te saliut , shikoni pasurin e lulit me shok , mos therrisni ujku ujku kur çakejt bejn kerdin, mjaft se ju kemi par dhe ata dhe ju sot nuk na genjeni dot me kto histori me hirushen.
Artikull thjesht ordiner, gazetar inorant , sot kta politikan mender muti qe kemi vetem vjedhin xhvasin dhe mashtrojn kte popull dhe kan me qindra milion dollar neper bankat e botes , ky gazetar idjot kujton se esht ne vitin 90t akoma me kto hstori banale , çfardo qe te ken ber ata qe ishin para 90tes e meritonin se te pakten çliruan vendin dhe punonin dit nat dhe ngriten SHQIPERIN , sot kta zhulcat e ndyr qe bejn politik , vetem shkaterruan 25 vjet çfar ndertuan te paret e tyre pra ata qe ishin dhe nuk i nmurohen milionat e eurove neper bankat e botes pa i then kerkush puna mbar, kta nuk i bejn pershtypje kti gazetar bythlepires , sikur nje her te vetme te tregoheshit te vertet neper kto artikuj do i benit sherbim te madh vendit tuaj , me kto mashtrime si kto te ktij artikulli vetem tregoni qe jeni thjesht sharlatan dhe mashtrus te pandreqshem, asgje me teper.