Kryeministri i vendit Edi Rama ka mbajtur një fjalim ngushëllimi mjaft prekës në ceremoninë e homazheve për poetin e madh Dritëro Agolli.
Rama shprehet se me vetëdije kishte dashur t’i shmangej “lustrave” dhe ndiente sakëlldi prej tyre sot, pasi vetë shkrimtari, nuk i pëlqente ato.
“Po të mos më shtrëngonte detyra, do t’i bëja bisht sakëlldisë së këtushme, lustrave, tha Rama ndër të tjera.
– Sakëlldia ma sjell mua afër para syve atë dikushin e madh, atë kreshtën e bardhë, fytyrën si të rrahur nga të gjitha erërat, një gotë në dorë dhe sytë sikur më thonë: “Ore, ç’po thua? Ç’është kjo mbledhje ku jeni mbledhur të flisni mirë për mua?!” Ne këtu veç flasim e flasim për Driteroin që ka ikur përgjithnjë, pasi i tha të gjitha. Por këtu është Sadija…” shprehet kryeministri.
Ndër të tjera, shefi i qeverisë zgjodhi të recitojë disa nga vargjet e poetit:
“Përjetësisht këtu fle Dritëroi
Me etrit, gjyshërit dhe shokët pranë.
Të mira bëri pak gjersa jetoi,
Më tepër mund të bënte, po s’e lanë.”
Nuk pati mundesi te spijunonte per qeverine tende se per ate te Enver Hoxhes ja nxorri ujet e Zi.ishte Fuks ,nga natyra dhe shpirtkeq nga zhelozia prandaj u ekzekutuan Blloshmi e Leka te Librazhdit dhe ai Nela i Tropojes dhe me pas Peripecite e Kodarese.