Ilir Meta: Dritërofsh gjithmonë, Dritëroi ynë

5 Shkurt 2017, 12:07Sociale TEMA

Kryeparlamentari Ilir Meta ka marrë pjesë në homazhet e organizuara për nder të shkrimtarit Dritëro Agolli në Pallatin e Kongreseve.

Meta tha se Dritëroi ishte më shumë se një poet dhe një shkrimtar duke e renditur atë si një ndër njerzit që ka dhënë kontribut të çmuar në të gjitha fushat e jetës.

“Është një dhimbje shumë e thellë dhe një trishtim pafund. Ishte vështirë për të gjetur fjalët e duhura, pavarësisht se në bisedë kishte modestinë. Dritëroi është më shumë se një poet, është një klasik i letërsisë shqiptare dhe një njeri i madh i mendimit. Shqipëria ishte më e pasur me Dritëroin e saj dhe sot më e varfër pa të. Dritëroi ndërtoi vet bronzin e monumentit të ti. Dritëroi është madhështia e thjeshtësisë. Dritëroi është në piedestalin e mirënjohjes. Dritërofsh gjithmonë, Dritëroi ynë.”  -u shpreh Meta.

4 komente në “Ilir Meta: Dritërofsh gjithmonë, Dritëroi ynë”

  1. Kris says:

    Nuk mendoj qe Meta ka te drejte te flase per Dritoro Agollin! Nje hajdut dhe mafioz si mund te beje homazhe per te madhin Dritero! Por kjo eshte Shqiperia jone e dashur, me halle shume! Por ashtu si Driteroi shkoi me vdekjen dhe la pas Sadijen edhe Meta do te shkoje shume shpejt!

  2. Treviso says:

    Iliri e ka zanat te te haje pas shpine. Driteroi nuk eshte me, se po te ishte, Iliri nuk do kishte guxim ti dilte perpara. Iliri vazhdon ta rendoje akoma me shume veten, me figuren e madhe te Driteroit.

  3. AVNI RUSTEMI says:

    NXIFSH GJITHMONE O META YNE. STE TAKON TY TE DRITEROSH , DRITEROIN, QE E NGRITI PUNA E VEPRA E TIJ. SHQIPERIA NUK KA NEVOJE PER “PILATIN” ILIR META QE SI KA SJELLE ASGJE TE MIRE KETIJ VENDI VEC PERCARJES. POPULLI NUK HARRON KURRE.

  4. ..... says:

    BRRAVO ZOTI META GJITHMON RESPEKT PER KOLOSET E LETERSIS SHQIPE QOFSHIN TE PAVDEKSHEM.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje