Kjo është ndoshta hedhja më e çmendur në pishinë, që keni parë ndonjëherë.
Zhytësja profesioniste amerikane, Cesilie Carlton është hehdur nga një trampolinë 16 metra e lartë, në pishinën e një anije në lëvizje.
35 vjeçarja, madje arriti të perfomonte edhe disa lëvizje në ajër, përpara se të zhytej në ujë.
Pamjet janë regjistruar në bordin e anijes “Harmony of the seas.”
Cesilie, në vitin 2015 arriti të merrte medlajen e argjendtë në kampionatin botëror të zhytjes, që u zhvillua në Kazan.