Në nder të figurës së shkrimtarit Dritëro Agolli, u kryen homazhe edhe në vendlindjen e poetit në Devoll.
Homazhet u mbajtën në sallën e Këshillit Bashkiak ku qytetarë të shumtë dhe autoritetet lokale u përulën përpara fotografisë së poetit.
Ata i kanë dhënë lamtumirën e fundit birit të Devollit, duke lënë edhe shënime mbi mbresat e tyre apo kujtime me Dritëro Agollin.
Dritëro Agolli është një ndër emrat më të shquar që ka nxjerrë Devolli. Ai një pjesë të madhe të krijimtarisë ja ka kushtuar vendlindjes dhe veçanarisht fshatit të tij Menkulas.