Vetëm përpara dy javësh, djali tri vjeçar sirian i quajtur Bassel po përjetonte horror çdo ditë nga terroristët e Shtetit Islamik.
I lindur në Raqqa, kryeqyteti i xhihadistëve, vogëlushi ishte dëshmitar i tmerreve të shkaktuara si varjet në rrugë, ekzekutimet apo luftimet.
Sot fëmija jeton në një kamp në kufi me Libanin, i traumatizuar, por larg tmerreve.
Si ai ka edhe qindra fëmijë të tjerë që po nisin një jetë të re në “Camp Hope”.
Kampi financohet nga Britania e Madhe dhe pavarësisht vështirësive, Bassel-i do të nisë shkollën.