Një ish kishë është transformuar në një shtëpi mjaft origjinale, e cila nuk e ka humbur karakterin e saj hyjnor.
Dizenjuesit e saj nuk ia kanë ndryshuar identitetin si “shtëpi e Zotit”, duke lënë xhamat me piktura shumëngjyrëshe shenjtorësh.
Disa pjesë të kishës-shtëpi janë 150 vite të vjetra, ndërkohë që në dhomën e ndenjes lartësia është sa për tri kate.
Shtëpia hyjnore shitet në Britani dhe ai që kërkon të ketë gjithnjë praninë e Zotit duhet që të paguajë 600 mijë sterlina ta ketë.