Ndonëse drejtësia shqiptare nuk i ka provuar asnjëherë “mëkatet” e djalit të ish-Kryeministrit, partnerët ndërkombëtare duket se kanë mëse të qartë se kush qëndron pas disa prej aferave më të mëdha korruptive të historisë së Shqipërisë.
Një kabllogram i publikuar rishtaz nga “Wikileaks”, faqja që në mënyrë të paligjshme mori në dorë dhe publikoi me dhjëtara mijëra korrespondenca të Ambasadave amerikane në botë, tregon se Ambasada në Tiranë ka informuar rregullisht Uashingtonin për çështjen e Gërdecit, ku emri i Shkëlzen Berishës ka qenë direkt i përfshirë.
Në 15 maj 2009, pasi gjyqi për çështjen e Gërdecit ishte në zhvillim e sipër (më pas i mbyllur si një aksident teknologjik nga gjykatësi që mbylli edhe 21 janarin dhe nxorri nga burgu Lul Berishën), ka ndodhur një ngjarje që ka tërhequr veçanërisht vëmendjen e amerikanëve.
“Të enjten, 14 maj, persona të panjohur (por që dyshohet se janë të lidhur me qeverinë) blenë të gjitha kopjet e Gazetës Shqiptare, pasi ajo, siç duket kishte publikuar prova që inkriminonin direkt Shkëlzenin”, shkruan diplomati amerikan, për Departamentin e Shtetit.
“Gazeta reagoi shpejt dhe ripublikoi të gjitha kopjet brenda mbrëmjes. Në një shfaqje suporti, ambasadori italian në Tiranë vizitoi personalisht selinë e gazetës.
Qeveria ka refuzuar që të komentojë incidentin”, lexohet gjithashtu në kabllogram qe ilustron se si qeveria e kaluar u perpoq te mbulonte krimet e Zenit.
Emri i Shkëlzen Berishës është lakuar edhe nga media ndërkombëtare si një prej mafiozëve më të mëdhenj të Ballkanit.
E KU DI GJO SALIU PER KOPILIN E VET,,,SI PER ATE DHE PER KUNATIN…JA KANE FUTUR SALIUT,,, FUKARAI I VIDDOLIT//
U be Qosja Saleh monstres, te jete Kryemafjozi I Ballkanit. Tani I ka dale ca lesh neper faqe, ose ka pire kokrra, ose I ka fallso. Helbete e ka dashnoren qe do kallamin e sheqerit te forte….ne burg do perfundosh o kopili I Ali Ajlushllarit, ke dale nga koqet e tij jo te Sales. Nuk I ngjan askerkund Sali Monstres. Por te ka rrit ai dhe je bere edhe ti Monster. Se shpejti do mbeteni pa nje lek, dihet ku I keni futur. Sa keq Karmina sdo shkoje me ne Meksike…sa gjynah, per nder…po mere per pushime aty ne qeli o kopil. Vdekshi e kimotherapi ti beni nga I madhe deri tek me I vogli ato para gjaku te popullit.
Natyrisht qe eshte mafioz ,eshte i papune dhe miliarder . Te futet dhe ky ne siten e kontrolleve .