Nënë e bir nga qyteti i Gramshit kanë përfunduar në psikiatri për shkak se në gjendje të rënduar psikologjike kanë tentuar të mbysnin me litar kryefamiljarin.
Nafije dhe Artur Cani, për shkak të rrezikshmërisë që mund të sjellin në komunitetet si pasojë e shëndetit mendor, do të marrin një trajtim të specializuar.
Kjo ishte masa e sigurisë që vendosi Gjykata e Lushnjes per dy të arrestuarit.
Gjatë seancës gjyqësore, 27 vjeçari u shpreh se kishte të paktën 1 javë që kishte dalë nga ambientet e spitalit psikiatrik të Elbasanit dhe nuk donte të kthehej më atje.