“Na jep 25 mijë euro, ose ndryshe të vrasim djalin”. Aventura e dy gjobëvënësve nga Lezha i ka kushtuar këtyre dy të fundit burgun.
Gjykata e Krimeve të Rënda ka vendosur “arrest me burg” për dy shtetasit e arrestuar të identifikuar si Mark Çupi dhe Dode Gjoka.
Bëhet me dije se ngjarja ndodhi pak ditë më parë, ku dy shtetasit, ranë në kurthin e ngritur nga Policia dhe biznesmeni i kërcenuar me jetën e të birit.
Ata u prangosen pasi morrën nga biznesmeni 25 mije eurot që kishin kerkuar për të mos i vrarë djalin.
Nga hetimet paraprake të policisë, bëhet e ditur se biznesmeni, të cilit i kanë kërkuar paratë, kishte pasur konflikte prej kohësh për çështje pronësie me disa persona të tretë.
Dyshohet se kanë qenë këta të fundit që kishin kërkuar ndërhyrjen e dy personave që u arrestuan, për të marrë sasinë e parave që pretendoheshin prej tyre se ai ua kishte borxh.