Aktori i madh shqiptar, Kadri Roshi, pak ditë më parë shënoi 10-vjetorin largimin nga kjo jetë.
Përvejtori i largimit të tij u kalua disi në heshtje, për shkak të vdekjes së shkrimtarit Dritëro Agolli.
Por gazeta “Shekulli” ka sjellë sot një rrëfim të pabotuar më parë, të aktorit të madh.
Gazeta shkruan se teksa i ndjeri aktor përgatiste së bashku me Petrit Rukën filmin dokumentar për jetën e tij, ka rrëfyar nga për origjinën e prindërve libohovitë, për nënën edhe babanë, deri tek fakti se vështirësitë ekonomike bënë që prindërit e tij të shkonin në Ballsh.
“Unë edhe kur flas, flas mallakastërioçe”, tregonte Roshi.
Regjisori Ruka kishte zgjedhur që personazh të vetëm në këtë dokumentar, të kishte vetëm atë, i cili gjatë një ore do të tregonte me imtësi çdo detaj të jetës së tij.
Edhe pse mbi shpinë mbante shumë vite, nuk e kishte harruar asnjëherë jetën e vështirë, që kishte kaluar në fëmijëri.
Nëna e kishte lënë dy vjeç, ndërsa babai në moshën 12-vjeçare.
Plaku i thinjur, përshkruante me detaje, natën e ftohtë, që u largua nga Ballshi për në Kavajë tek motra.
Punët e tij të para, si punëtor krahu 13 orë në ditë, që nga shkarkimi i dërrasave dhe shkarkimi i çimentos, do t’i kujtonte, si punët më të vështira që kishte bërë në jetën e tij.
Më vonë ditën e kapitullimit të Italisë fashiste, ai do t’i shpëtonte vdekjes.
Pas kësaj fati i tij i mirë, ishte shkruar që të vinte në Tiranë.
Ndërsa, puna e parë që do të bënte ishte pastrues në drejtorinë e BKT-së të sheshi “Avni Rustemi”.
“Të tre katet i laja brenda dy orësh i pastroja dhe i bëja edhe me naftë. Nuk ishte e vështirë, sepse isha mësuar me çimenton, që shkarkoja nga 13 orë në ditë”, rrëfente Roshi.
Takimi i tij me kinematografinë ka qenë te kinema “Republika”. Punonte si biletaprerës. “Ngandonjëherë i zoti i lokalit e shikonte se nuk e kisha mendjen te puna, që të grisja biletat. Ndërsa, gjatë intervalit që futeshin njerëz, unë isha i gozhduar pas filmit”.
Në pakun Rinia një ditë takoi mësuesin e tij të shkollës fillore nga Berati. Nuk e njohu. E përshëndeti. E pa dhe i tha: “Jam Kadri Roshi”.
Pasi e njohu e pyeti se me se merrej.
“Jam pa punë i thashë”.
“Pse nuk hyn në sallë të teatrit”, më tha.
“Nga të hy, si të hy, nga hyhet?”
Edhe kështu mësuesi i tij i fillores do të bëhej sebep, që Kadri Roshi të hynte në atë derë, të cilën do ta donte për tërë jetën.
Teksti i parë që mori në dorë, ishte i vështirë për të, aq i vështirë, saqë nuk e kuptoi dot as deri në fund të jetës së tij, kuptimin e tij të vërtetë.
Bëhet fjalë për “Hamletin” e Uilljam Shekspir.
Por, jo gjithçka kishte mbaruar këtu.
Ai nuk do ta kalonte provimin për të qenë pjesë e teatrit.
Por, lotëve të tij plot dënesë do t’u jepte një përgjigje pozitive, drejtori i Teatrit Kombëtar, Xhemal Mbroja.
Ai pasi e pa, vendosi që ta merrte që të angazhohej, si sufler.
“Mezi prisja që të sëmureshin aktorët dhe do t’i zëvendësoja unë. Isha më i sigurt nga të tërë. Por, doni ju që ata nuk sëmureshin”, tregonte Roshi.
Roli i tij i parë në skenë e Teatrit Popullor, që do t’i hapte të dyja dyert e teatrit për të ishte Osipi tek “Revizori” i Gogolit.
Pas këtij roli, atij i del e drejta e studimit në Zagreb të Kroacisë, si aktor.
Por, me prishjen e marrëdhënieve me ish-Jugosllavinë u transferua në Pragë të Çekisë, ku i gjendur përballë një komisioni, sebep apriori kësaj here, që të niste studimet e larta në këtë vend do të ishte origjina shqiptare e Aleksandër Moisut.
Kthimi në Shqipëri në vitin 1955 do të bënte, që ai të luante në skenë role të ndryshëm, ndërsa spektatori i pëlqente të gjitha ato, roli që e bindi atë vet se aktrimi ishte zgjedhja e vërtetë e jetës së tij, do të ishte sërish roli i Osipit nga Gogoli.
“Diplomën e parë ma dhanë pedagogët, por atë më të madhen të shoqëruar me dashuri dhe me ndjenja të pastra dhe fisnike ma dha spektatori”, rrëfen Roshi.
Pas suksesit të Kadri Roshit në interpretimin e rolit Arturo Ui në vitin 1974, u akuzua se kishte ngritur zërin gjatë interpretimit.
Në fund të shfaqjes u dënua, duke u dërguar të punonte, si punëtor në ofiçinën e automjeteve të ndërtimit, OAN.
Por, as pas këtij dënimi nuk ndali së punuari, edhe si aktor edhe si regjisor, duke ngritur një grup amator.
Shfaqja që do të vinte në skenë “Komisari Memo”, do të duartrokitej dhe brohoritej aq shumë nga spektatori, saqë dukej, sikur ata thoshin: “E duam në teatër Kadri Roshin”.
Por, nga se trembej Kadri Roshi? Ai u tremb vetëm nga pleqëria.
“Ajo që më shkatërron mua është pleqëria. Më ruajt qielli prej saj… Çfarë nuk bëj, që bota të mos e vërë re që unë jam plakur, sepse më vjen turp! Hidhem edhe përdridhem, që bota të mos e vërë re. Por, edhe sa kohë thua që do të zgjas kjo gjë…”, rrëfente mjeshtri për vetveten sa ishte gjallë./ TemaA
I madhi dhe i perjetshmi Kadri Roshi!
U thye heshtja
dhe ne pa mundesine e te qenit njeri..
Rete u shqyen,pa u mundesuar qe te kthejne pergjigje.
Nderkohe,shpejtesia e trenave, shqyente tej per tej dhemballet e mberthyer
vitesh.
v,2010
I madherishmi, profeti i teatrit shqiptar Kadri Rodhi.
Nje monument tjeter ne mendjen, shpirtin, dhe zemren e Shqiptareve dhe jo vetem!
Po mendoja per cfare po mundohen te gjejne, ta kritikojne kritizeret e semure? Germo Tare germo:)
tjeter korrak plehre,o Zot sa shume ka nxjerre vatani………………..
Vepra qe la mbrapa eshte rini e perjetshme. Je i pavdekshem Kadri Roshi.
Meri
Nuk mund ta pershkruaj me fjale figuren madheshtore te aktorit tone teper te dashur Kadri Roshi.
Rastesisht jam ndodhur ne nje tavoline nga vitet 1992 ne Tirane pas rrafjes qe i kishin bere ish kacaket e Sali Millosheviqit por ai qendronte pozitive dhe teper i komunikushem dhe i embel nuk e jepte veten aspake. Shume i urte e edukuar. Ai ishte me vertet nje engjell
KEMI PATUR VERTET SHUME AKTORE TE MIRE , POR KADRI ROSHI ISHTE I VECANTE .
I pavdekshmi Kadri.
Kadri Roshi mbetet nje nga majat e artit te interpretimit shqipetar. Kam nje kujtim te hershem me te.Ishte koha kur ai ishte i denuar me riedukim prane ”kllases “punetore.Ne ishim studente e njihnim personalisht.Ne oret e vona te nje nate po pinim konjak ne te vetmin lokal qe rrinte hapur naten ne Tirane. Per nje moment cfaqet tek porta silueta e Kadriut dhe zhduket. Dal perjashta dhe e ftoj te rije me ne brenda.Beme humor e qyfyre dhe Kadriu midis te tjerave shprehu nje sekelldi.Ishte si pa qejf dhe s’dinte si t’ja bente per te shkuar ose jo,te nesermen ne pune. Ashtu sic ishim cakerqef i sygjeruam raport mjekesor. U nisem per ne spitalin roje nate dhe me aq sa dinim u munduam t’a mesonim si te simulonte tek doktori.Kur ishim para doktorit Kadriu e simuloi ”semundjen e stomakut”ne nje menyre te perkryer.Doktori i dha tre dite pushim dhe cudia me e madhe ish se e besuam edhe ne qe ay ish vertet i semure .C’eshte forca e interpretimit…
Ikonat e artit nderuan jete, ata na lane si thesar veprat e tyre, me role qe nuk do skaliten edhe nga brezat qe do vijne
dhe plaku Mere, i madi KADRI ROSHI,me nje interpretim madheshtor te filmi Njeriu me Top tha gjylja plasi….mire e the zotrote dhe tani mbetei vecse te qesh…te qesh..te qesh hehehehehe
Nuk me shkulet nga mendja zeri i tij famoz,dhe pak si ironiper ata qe e lane tempullin e artit skeni teatrin kombetar si nje relike, pa vene dore qe te shembet,e te bejne gradacele,por
ne brendesi TK eshte keshtjelle e historise te lojes aktoreske me vepra boterore dhe shqiptare,interpretuar nga keta kollose,e qe arkivi i Tvsh nuk i transmeton