Shkrimtari i njohur Dritëro Agolli, ka ndërruar jetë në moshën 85-vjecare.
Lajmin e kanë bërë të ditur familjarë të shkrimtarit.
Prej 4 ditësh Agolli ishte shtruar në spital për shkak të një sëmundjeje në mushkëri.
Dritëro Agolli lindi në Menkulas të Devollit. Mësimet e parai mori në vendlindje, vazhdoi gjìmnazin e Gjirokastrës, një shkollë me mjaft traditë.
Studimet e larta për letërsi i mbaroi në Petërburg.
Karrierëm e nisi si gazetar. Ka punuar shumë kohë gazetar në gazetën e përditshme “Zëri i Popullit”, dhe për shumë vjet ka qenë kryetar i Lidhjes së shkrimtarëve dhe artistëve të Shqipërisë.
Për tridhjetë vjet me radhë Dritëro Agolli u zgjodh deputet.
Krijimtaria e tij letrare është mjaft e pasur në gjini e lloje të ndryshme: poezi, poema, tregime, novela, romane, drama, skenarë filmash etj.
Është fitues i disa çmimeve dhe i nderimeve të tjera.
Disa prej veprave më të rëndësishme të tij janë përkthyer në gjuhë të huaj.
Mesazhi prekës i vajzës së Agollit: Sot të bleva një shishe bojë
Vajza e shkrimtarit të ndarë sot nga jeta, Dritëro Agolli vetëm pak ditë më parë postoi një dedikim prekës për babanë e saj.
Elona Agolli në një status në Facebook, në një moment dobësie, ajo flet për çastet e fundit të jetës së shkrimtarit të madh.
Elona e bëri postimin më 23 janar ndërsa ndodhej në Londër, ku ajo tregon se shkrimtari e kishte porositur për t’i blerë bojë.
Postimi i vajzës së Agollit:
Babushi im më ndje; e di që ti në këtë orë lufton me errësirën, pasi ti e urren atë. Ti pret dritën. Unë jam me pjellën time tani, në një botë krejt ndryshe nga e jona, në një botë ku konsumohet e gëzohet; e ndërsa ti, i përhumbur mendon sesi do të jetë ajo botë e përtejme, ku mbizotëron errësira, ajo çka vështirë për ty si ateist, të mendohet e bukur dhe shpresëdhënëse.
Ati im më ndje; unë jam me Luelin e duhet të jem e gëzuar në sytë e tij, paçka se zemra pikon lot, paçka se mendjen e kam tek ti. Të dua shumë ati im. Nëse do të mund të dhurohej jeta, unë do ta jepja për ty; nëse do të mund të transferohej gëzimi, unë do të bëja çmos të të lumturoja.
Sot të bleva një shishe bojë e një pompë për stilografin tënd. Siç ma dhe porosinë para se të nisesha. Kur të kthehem, do të t’i tregoj dhe e di që do kënaqesh. Do mbushësh penën tënde, që aq ka gërvishur letrën e aq vargje e radhë ka shkruar. Të dua shumë Ati im. Londër, 23 janar
Edhe pse ateist, deshiroj qe Shpirti i Tij i thjeshte te kete gjithmone drite!
iku thjesht nje njeri[rahmet past] qe normalisht eshte i dhimbshem per familjaret,por jo nje ”gjigand” apo ”flori” sic e pershkruajne disa,i ndjeri nuk beri asgje ne rang nacional per Shqiperine,thjesht nje ”pene” oborri ne sherbim te kriminelit Hoxha………..
O beqir ik te q****a teteme meru me janullatusin se s’jane per ty keto
Ateist por ne shtratin e vdekjes te gjithe e kerkojne zotin,Driteroi nuk eshte as i pari as i fundit
Paste ndjese dhe u prehte ne paqe
Ikja e tij eshte nje humbje e madhe per Shqiperine e cila avash avash po boshatiset nga ata qe bene artin e vertete.
Pushofsh ne paqe, o gjigandi yne!
Ike ne ne Paqen tende te perjetshme o I madhi Dritero, pa zhurme e buje! Vepra jote nuk do te harrohet dhe ne qe te duam do te gjejme perseri aty na ke thene: “ne ndoje fjale a ndonj shkronje” kur te hapim librat e tua! I paharrur qofte kujtimi dhe vepra jote I madhi Dritero!
Ngushellime familjes!
Lamtumirre Gjigand !
Ish shkrimtar qe interesohej brenda per brenda vendit.
E dhimbshme.
I perjetshem qofte kujtimi i tij.
Gjenial, gjigand, shkrimtari i tabanit qe e pasqyroi me madheshti shqiptarin e thjeshte dhe te ndershem.
ngushellime familjes dhe me jete te gjate vepres se tij
U fik dhe nje yll..
U shkeput nje yll i arte nga qielli i lirise
Ndricoj shpirtin e shqiperise
Qe u dha jete e gas gjithe njerzise
Me te shumten vegjelise
Dritero drite djali
Shume per ty
Do te na marre malli
Ti shqiponje e letersise
Krenaria e Shqiperise.
Ngushellime familjes miqeve dhe shokeve
RIP .
Por pjesa me e poshter vjen tani, kur neser te mblidhen Rama e Co e do i bejne elozhe e se si ata ndjehen te hidheruar nga kjo humbje. Pastaj do marrin vendim ti vene emrin Dritero ndonje kioske kulture, emrin per ndonje rruge te pasfaltuar si me Kadri Roshin e me rradhe.
Shikoni neser hipokrizine.
Devolli, sot respekto te vdekurin o shoku i Kacit te Zi.
Ke kohe me vone te besh politike dhe sarakazem kur ndonje rruge ti vihet emri i Dritero Agollit, po nuk te pelqeu rruga apo kioska.
Ishe shkrimtari me popullor per brezin tone dhe ata qe do te vine le nje thesar prapa. Do te kujtojme vazhdimisht. Ngushellime familjes
NJE HUMBJE MADHE PER LETERSINE SHQIPTARE. I MADHI DRITERO AGOLLI.
Ngushellime te perzemerta, kollosi i letersise shqipe. Do te mbetesh gjithmone ne kujtesen tone. Te percjell me vargjet qe ti i shkrove dikur dhe qe aq shume u nguliten ne memorjen e popullit:
Ketu nuk do te jem do te jem larguar,
ne toke i tretur si te tjeret,
ne kafenene e preferuar
nuk do te me shohin me kamarieret ….
Kryeveprat e tij: Ngritja dhe renia e shokut Zylo dhe poema Pleshti.
Kombi shqiptar humbi nje nga kolloset e letrave shqipe. I perjetshem qofte kujtimi I tij. Ngushellime familjes dhe gjithe shqiptareve kudo qe jane.
Ngushllime popullit shqiptar,ka humbur nje njeri te madhe,i leht i qoft dheu i shqiprise.
Ngushellime familjes per kete njeri te madh!
Shqiperise po i fiken nje e nga nje qirinte, qe e kan ndriçuar deri me sot. Me e keqa eshte se jane qirinj te pazevendesueshem. Nderrimi i sistemit e la ne erresire rinine duke i dhuruar diplomat ne kembim te lekut. 70-75% e rinise kane diplome universiteti pa mbaruar shkollen e mesme.
Zoti dritero per kete ka ikur i deshperuar.
I paharruar qofte kujtimi dhe pena e tije e arte.
Ngushullimet me te thella per familjen e tije.
I madh! Ngushullime.
U prehsh ne paqe! Na ke mbajtur gjalle shpirtin ne dite te veshtira. Ngushullime nga zemra.
Respekt per mjeriun e penes.
Dritero ti ike, por ylli jot do te qendroje mbi Shqiperine tende gjithmone i pashuar!
Pushofsh ne paqe o gjigand!
Ngushellime Familjes
Dhe emrin drite e kishe se ndiçove qe te ngelesh ne breza i tille per ata qe te deshen dhe i deshe, per shqiptarine tende qe i kendove aq bukur e qe vetem ti mund ta zbukuroje. Prandaj dritero qe te marrin pak drite dhe ata qe u jane erresuar syte. I perjetshem kujtimi Dritero Agolli!
Prehu ne paqe poeti i popullit . Njeriu qe e uli kembekryq shqipen e vyer ne sofrat e shqiptareve. Ngushellime familjes.
Largimi juaj nga kjo jete me hidheroi; pasi humba shkrimtarin veprat e te cilit i kam lexuar disa here.U prehesh ne paqe i Madhi Dritero.
Do ti mungosh familjes,miqeve,fansave,letersise,Shqiperise.
Ishe dhe do te ngelesh GJIGANDI
Lamtumire Gjigand. Ti qe nje jete te tere na kenaqe me poezine tende. Te jemi perjete mirenjohes
Shkrimtar i madh por mbi te gjitha njeri i vertet,pushoft ne paqe
Nuk mund te thuhet “humbje e kombit” siç shkruan dikush siper!
Driterua ishte kryesisht shkrimtar i nje krahu ne mbeshtetje te ides komuniste e si i till smund te thuhet i kombit.
Por nuk i duhet mohuar nje e vertet qe ne kongresin e P.Punes qershor 93 o 94 ishte nje nder te RRALLET ne ate salle qe beri thirrje per tu DISTANCUAR NGA E KALUARA KOMUNISTE ku besniket e Partise perplasnin kembet si papajtushmeri me Driteron ku nje nder ata mund te ket qene “pionieri i Enverit” Ilr Meta!…
Krijimtaria e Juaj dritedhenese e shqipdhenese u befte fanar per Juve ne boten e pertejme! Ju qofte i lehte dheu i Shqiperise!
Ngushellime familjes, shtetit dhe kombit shqiptar!
DRENICA E KUQE