Vlahutin: Dje me OMN u hodh hapi i parë, jemi të vendosur për Reformën në Drejtësi. Kundërshtarët kanë interesa personale

9 Shkurt 2017, 11:51Politika TEMA

Ambasadorja e BE ne Shqiperi Romana Vlahutin eshte shprehur me se e vendosur per implementimin e reformes ne drejtesi, duke iu kundervene te gjithe skeptikeve dhe kundershtareve ne kete drejtim.

“Bashkimi Europian është i vendosur në mbështetjen e procesit të zbatimit të reformës në drejtësi në Shqipëri”, deklaroi sot Kryetarja e Delegacionit të BE-së në Tiranë, ambasadorja Romana Vlahutin, gjatë prezantimit të sondazhit “Besimi në qeverisje 2016.

Vlahutin në fjalën e saj tha se hapi i parë në zbatimin e kësaj reforme ka nisur ditën e djeshme me Operacionin Ndërkombëtar të Monitorimit.

2 vite më parë kishte shumë pak besim tek gjyqësori. Kemi 2 vite që luftojmë për të rritur besimin e qytetarëve te drejtësia. Hapi i parë i reformës në drejtësi, nisi dje me ONM.

Qytetarët shqiptarë kanë besim tek institucionet e BE. Dje kanë qenë më shumë se 100 aplikantë për ONM. Kundërshti ka patur vetëm nga ato që kanë interesa personale”, tha ambasadorja Vlahutin.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje