REZOLUTA/ Sofia i kërkon Shqipërisë njohjen e “minoritetit bullgar”

9 Shkurt 2017, 10:46Sociale TEMA

Përfaqësuesit e Bullgarisë në Parlamentin Europian po përpiqen të fusin në axhendën e punimeve të drejtat e komunitetit bullgar, që pretendojnë se jeton në Shqipëri.

Çështja e këtij komuniteti, ekzistencën e të cilit Shqipëria nuk e pranon, është përfshirë në draftrezolutën e PE, e cila pritet të diskutohet më 14 shkurt, me kërkesë të përfaqësuesve bullgarë, raporton “Balkan Insight”.

“Duhen përpjekje të mëtejshme për të mbrojtur të drejtat e minoriteteve në Shqipëri. Ka nevojë për rekomandime për të drejtat e etnisë bullgare që jeton në Prespë, Gollobordë dhe Gorë, rekomandime që duhen materializuar në ligje dhe në praktikë”, thuhet në amendament.

Deputeti bullgar i PE, Andrey Kovachev, thotë se sipas të dhënave jozyrtare, 50 000 – 100 000 njerëz që i përkasin etnisë bullgare jetojnë në Shqipërinë Lindore.

As qeveria dhe as opozita shqiptare nuk e kanë komentuar këtë iniciativë, ndërsa Ministria e Jashtme nuk i ka kthyer përgjigje agjencisë BIRN në lidhje me këtë çështje.

Shqipëria njeh dy lloje minoritetesh: nacional-etnik dhe kulturor-linguistik. Kategoria e parë përfshin minoritetin grek, maqedonasit dhe serbo-malazezët. Etnia e pretenduar bullgare nuk hyn në asnjërën prej këtyre kategorive.

Shqipëria po përgatit draftin e një ligji të ri mbi minoritetet. Më 7 janar, përfaqësues të tyre u mblodhën për të diskutuar iniciativën e re. Përfaqësuesit e etnisë bullgare, organizata “Prosperity Goloborda” nuk ishte pjesë e këtyre diskutimeve.

Haxhi Pirushi, president i kësaj shoqate, i ka thënë agjencisë “BIRN” se ky është gabimi i autoriteteve shqiptare.

Ai thotë se ka shumë individë që kanë dyshtetësi dhe është koha që ky komunitet të njihet si një nga kategoritë që njeh shteti shqiptar.

Por Islam Rama, një mësues në Gollobordë, në kufi me Maqedoninë, ka publikuar një libër për kultrurën e kësaj zone, në vitin 2003. Ai thotë se ekzistenca e komunitetit bullgar atje është thjesht fantazi.

“Për t’i rënë shkurt kësaj historie, në këtë zonë nuk ka një bullgar të vetëm. Kjo është një kauzë që po përdoret për përfitime personale”, i ka thënë ai BIRN-it. 

9 komente në “REZOLUTA/ Sofia i kërkon Shqipërisë njohjen e “minoritetit bullgar””

  1. Alban says:

    Ky eshte rezultat i 20 viteve denatyralizim te shqiptareve qe per te marr nje pasaporte qe i siguron levizjen ne BE ose ndonje benefit tjeter jane shitur, si bullgar, “maqedonas”, grek, turq, qen,mace e cdo lloje gjeje qe i ka vajtur per doresh. Fajin e ka Europa k. dhe qeveria jone e ndyre qe i le njerzit ne meshire te fatit.

    1. armand says:

      Haxhiu na doli bullgar safi.
      Njerez pa shtylle kurrizore…..ptu rrace e qelbur.

  2. ben says:

    Buthgare ka 50 Mije e Hellene ka 250 Mije

  3. shqiptari says:

    Ore, c’behet me minoritetin kinez ne Shqiperi? po afirmohen ndonjecik ne shoqerine shqiptare? Inkurajojme me kete rast te gjithe jevgjitet, turqit, mongolet, tartaret e Bullgarise e Rumanise te perfitojne nga injoranca europiane e t’i kepusin ndonje projekt-resolute per te kerkuar p… e plakave te tyre ne Shqiperi, se lopet e Europes me siguri do t’ua votojne!

  4. berti says:

    Nga Golloborda.Gora,Shishtaveci po aplikojne te gjithe per nenshtetesi bullgare, dmth se jane bullgare.

    1. DE says:

      Edhe une po aplikoj per nenshtetesi gjermane, dmth qe jam gjerman po e kam emrin Hasan. Pika qe s’i bie atyre dhe ata qe leshojne te tilla gomarlliqe.

    2. Hasan DE says:

      Edhe une po aplikoj per pasaporte Gjermane dmth se jam gjerman. P

      1. Shihni hallet se ju a fut Berisha prap says:

        Jo Hasan ti je bythemut turku shqipfoles

  5. jo-genjeshtres says:

    Duke u nisur nga mbiemri nje iranian me tha se jam me origjine perse, nje cifut e perkthente mbiemrin tim ne gjuhen e tyre dhe me tha se jam hebre, babai dhe nena me mesuan se mbiemri im perkthehet vetem ne shqip.
    Mos valle ka ardhur koha te pyes veten se c´fare jam? Cilen etni te kerkoj?

    JAM SHQIPTAR dhe do ngelem i tille dhe krenar qe mbiemri tim paska nje kuptim te mire ne te gjitha gjuhet!!!

    E shitet veten per nje pashaporte, po kur t´i mbaroni do shisni dhe b.then?

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje