Shqipëria, Kroacia dhe Malit të Zi i kërkojnë administratës së re të SHBA-ve një takim të përbashkët me administratën e re Trump.
Tre Ministrat e Jashtëm Ditmir Bushati, Davor Ivo Stier dhe Sërgjan Darmanoviç janë mbledhur në një takim trelateral në Kroaci, ku njëzëri kërkojnë takim me sekretarin amerikan të shtetit, Rex Tilerson.
Qëllimi i kësaj kërkese janë sfidat e sigurisë, marëdhënia me Rusinë, anëtarësimi i Malit të Zi në NATO si dhe situata në rajon.
Kyediplomatët e tre vendeve ranë dakord në Split për të bashkëpunuar në ndërtimin e Gazsjellësit Adriatiko-Jonian dhe projekte të tjera rajonale me mbështetjen e BE-së.
Takimi trepalësh u fokusua edhe në zgjerimin e dialogut politik mes vendeve, diskutimin mbi bashkëpunimin në fushën sigurisë, ekonomisë, infrastrukturës, transportit, mjedisit, turizimit dhe energjisë.
Sa i takon sigurisë, në fokus të takimit ishte lufta ndaj kërcënimit terrorist. Ministri Bushati vlerësoi bashkëpunimin tashmë të konsoliduar në këtë format trepalësh dhe riafirmoi qëndrimin dhe rolin e Shqipërisë në funksion të forcimit të bashkëpunimit rajonal.
Tre ministrat ranë dakord për konsultime të ngushta dhe qasje të përbashkët në përgatitje të samitit të ardhshëm të NATO-s në Bruksel, si dhe diskutuan mbi mundësinë e kryerjes së takimeve trepalëshe me administratën e re në SHBA. Takimi tjetër i këtij formati trepalësh do të mbahet në Durrës.
ide gjeniale,administrata trump ka nevoje per keshillat e tyre
BRAVOBUSHATI !! DASHI DUHET KAPUR PREJ BRIRESH. .