Atletico Madrid përmbyes në mënyrë të pabesueshme ndeshjen që dukej e humbur ndaj Celta Vigos, duke u rikthyer në vendin e katërt. Skuadra e Diego Simeones fitoi në shtëpi përballë Celta Vigos edhe pse pak minuta nga fundi ishte në disavantazh 2-1.
Ndeshja e “Vicente Calderon” përfundoi në favor të “Los Colchoneros” 3-2 por miqtë nga Vigo kaluan të parët në avantazh që në minutën e 6 me Gustavo Cabral.
5 minuta më pas, Fernando Torres gjeti rrugën e rrjetës duke rikthyer “Los Colchoneros” në lojë. Në të 30-ën, Torres gaboi nga pika e bardhë e 11-metërshit, ndërsa 18 minuta nga fundi, John Guidetti ngriu stadiumin madrilen me një gol që u duk i rëndë për Atleticon.Gjithsesi vendasit besuan dhe arritën ta kthejnë rezultatin me golat e Carrasco në minutën e 86 dhe pak sekonda më vonë me Griezmann.
Në përballjen tjetër të së dielës, Sevilla u mjaftua me një gol të Joaquin Correa 10 minuta nga fundi për t’u imponuar ndaj Las Palmas.