Dako është i gatshëm të ndryshojë projektin “Veliera” në qytetin e Durrësit, nëse zbulimet kanë rëndësi

13 Shkurt 2017, 17:12Kulturë TEMA
Dako është i gatshëm të ndryshojë projektin

Kryebashkiaku i qytetit bregdetar, Vangjush Dako, tha se kanë ndaluar ndërtimet për sheshin “Veliera” në qytetin e Durrësit dhe   është i gatshëm të ndryshojë projektin, dhe. nëse objektet e gjetura do të vlerësohen si të rëndësishme për trashëgiminë kulturore.

“Nëse specialistët do të vendosin të ruhen, ne do të devijojmë”, tha ai në seancën dëgjimore të thirrur nga opozita, mbi zbatimin e ligjit të trashëgimisë kulturore, pas zbulimit të themeleve të një ndërtese, e cila mendohet se i përket fundit të viteve 800 dhe disa objekteve të tjera arkeologjike, Ministra e Kulturës, Mirela Kumbaro tha se punimet në zonën A janë kryer sipas ligjit.

Pretendimeve të shoqërisë civile, se këto gjetje po mbulohen me beton, Ministrja e Kulturës Kumbaro iu përgjigj se “bëhet mbushja me çakëll në mbrojtje dhe nuk është as për t’u betonuar, as për ta mbuluar.”

Vazhdimësia e projektit 6 milionë dollarë në zonën A, do të vendoset nga Këshilli Kombëtar i Arkeologjisë.

4 komente në “Dako është i gatshëm të ndryshojë projektin “Veliera” në qytetin e Durrësit, nëse zbulimet kanë rëndësi”

  1. dr says:

    Ne cdo cep qe te behen germime do te dali nje qytet i vjeter , durresi po katandiset gropa gropa antike .

  2. boom says:

    Eshte turp qe ne shqiptaret nuk i kushtojme vemendje as te shkuares as te tashmes e as te ardhmes. Keto jane zbulime arkeologjike te shekullit te 9-te si nuk paskan rendesi? Jemi armiqte me te medhenj te vetes. Shikoni sot se si jetojne shqiptaret e Tetoves ne Maqedoni. Jane nder qytetet me ajrin me te ndotur ne bote dhe nuk bejne asgje per te ndryshuar.

    https://www.theguardian.com/cities/2017/feb/13/tipping-point-cities-exercise-more-harm-than-good

  3. ee says:

    Eshte gjet nje cope muti turk

  4. D. Didani says:

    Projekti mund te vazhdoje Ato qe u gjeten mund te expozohen poshte sheshit ku te krijohet me kollona nje vend per expozim! Qyteti i durresit ne se do behet qytet modern duhet te ndertohet mbi germadhat,por ato ne se qendrojne si varr i hapur ,nuk i duhen askujt!

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje