Drejtoria e Përgjithshme e Pastrimit te Parave i ka vendosur gjobë bankës që lejoi tërheqjen e shumës prej 7 milionë eurosh nga Nue Nik Kalaj brenda një dite, i akuzuar si sekser në privatizimin e “CEZ-it”.
Për hetim të mëtejshëm çështja e Nue Nik Kalajt i është kaluar Policisë së Shtetit dhe Prokurorisë.
Nue Nik Kalaj nuk ka paraqitur asnjë kontratë me CEZ-in lidhur me transfertat bankare.
Kalaj është një nga emrat që kërkohet të dëshmojë nga Komisioni Hetimor për CEZ-in, por në deklaratat e tij ka thënë se ai nuk do të flasë.
Miku i Shkelzen Berishes akuzohet se ka bërë rolin e sekserit për privatizimin e CEZ-it.
Nuk na tregoni se cila bank ishte?
Veprim i duhur , ne kohen e duhur.
Edhe banka qe e ka kryer kete pagese eshte pjese e aferes kriminale me pasurine energjitike te shqiptareve.
Në burg Nueli me gjith drejtorin e bangës së leshit.
Ditshi Zotin, kush eshte kjo banka e nivelit te dyte qe i dha kesh 7 milion eurot? Ku e ka qendren? Cila eshte adresa e saj se dua te terheq edhe une 6 milion. Cantat i kam gati. E dua t’i investoj aty ke e di une.