Dosjet e Sigurimit, qeverisa vendos: Nuk ka më sekrete

15 Shkurt 2017, 20:51Politika TEMA

Dosjet e bashkëpunëtorëve të regjimit komunist nuk do të jenë më një sekret i mbyllur në arkivat e institucioneve të sigurisë.

Qeveria ka miratuar një vendim, i cili detyron Ministrinë e Brendshme, atë të Mbrojtjes dhe Shërbimin Informativ Shtetëror që t’i dorëzojnë Autoritetit për Informim të gjitha dosjet dhe materialet arkivore të krijuara nga ish-sigurimi i shtetit nga data 29 nëntor 1944 deri më 2 korrik 1991.

Vendimi përbën hapin e parë konkret drejt hapjes së dosjeve, që do të identifikojnë bashkëpuntorët e ish-sigurimit të shtetit.

Në bazë të tij, institucionet shtetërore janë të detyruara të venë në dispozcion të Autoritetit për Informinimin të gjitha mjetet bartëse të të dhënave të krijuara nga ish-sigurimi, riprodhimet dhe kopjimet e tyre, si dhe mjetet ndihmëse që do të ndihmojnë Autoritetin për të bërë interpretimet e këtyre materialeve.

Po kështu, Ministria e Brendshme, ajo e Mbrojtjes dhe SHISH janë të detyruara të dorëzojnë tek autoriteti i posaçëm për zbardhjen e dosjeve raportet e detajuara për të gjitha lëvizjet, ndryshimet, dëmtimet dhe humbjet që ka pësuar fondi i dosjeve të ish-bashkëpunëtorëve të ish-Sigurimit të Shtetit nga data 2 korrik 1991 e deri më tani.

Sipas vendimit, këto institucione do të dorëzojnë edhe konstatimet, informacionet apo urdhërat e dhëna nga zyrtarët e shtetit pas korrikut të vitit 1991 që kanë lidhje me dosjet, për të zbardhur nëse ka patur prishje të qëllimshme të tyre.

3 komente në “Dosjet e Sigurimit, qeverisa vendos: Nuk ka më sekrete”

  1. harpagoni says:

    shif sesi rrejn kta:
    dosje sigurimi as do happen as do shifen se pa tjeter qe I kan bo karton me koh.
    po t shofsh ate foton atje jan “drejtorija e kufirit”..
    qesharake kjo. se drejtorija e kufirit ishte si doganjeret e sotem. s kishte lidhje fare me sigurimin.
    sigurimi. ku jan dosjet e sigurimit. te bashkpuntorve.
    te objekteve te perpunimit.
    ato jan zemra e shalqinit.
    e jo kto konferenca kufitaresh me draper e cekan!!!
    a, si po e tallin kte popull debil!
    po,kan gjet shesh e po bejn pershesh.
    komb qenesh zagar.
    qe lefin e lefin
    “jam shqipetar”!
    “jam shqipetar”!

  2. BAca-Bajram says:

    Jam shume kurjoz me dit nese do ket ngel ndonje material per “PENICILINEN”… Pastaj fillojn qyfyret

  3. fieraku NGA ferrasi says:

    Ke te drejte harpagon
    Kur te nidet karbani me dosjet
    Rruges do te ” sumohet” do te hmbin edhe kapaet e dosjeve
    Dhe fundi
    Dhe delet rrine e veshtrojne.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje