Xhafaj në krah të ambasadorit Donald Lu: Kryeprokurori ka shkelur Kushtetutën

15 Shkurt 2017, 19:32Politika TEMA
Xhafaj në krah të ambasadorit Donald

Në vijim të debatit publik që ka shkaktuar përplasja Llalla-Lu, kryetari i Komisionit të Ligjeve, deputeti Fatmir Xhafaj i është drejtuar sot me një letër përfaqësuesve më të lartë të sistemit të drejtësisë në vend, si dhe Presidentit të Republikës e Kryetarit të Kuvendit.

Në letrën e tij, Xhafaj argumenton se përse Prokurori i Përgjithshëm, Adriatik Llalla ka shkelur Kushtetutën, duke propozuar vetëm tre emra, për vetëm tre vende vakante të Këshillit të Emërimeve në Drejtësi (KED).

KED do të jetë filtri i cili do të realizojë procesin e vetingut, e anëtarët e këtij Këshilli, në ligjin e miratuar të reformës në drejtësi duhet të zgjidhen përmes shortit. Me gjestin e tij, kryeprokurori Llalla banalizoi procesin e hedhjes së shortit, pasi shndërroi në formalitet përzgjedhjen e prokurorëve të caktuar prej tij, në KED.

Duke u ndalur në detaje, Xhafaj shpjegon se argumenti i Llallës se nuk kishte asnjë prokuror tjetër që plotësonte kushtet, bie poshtë, pasi i vetmi kriter përjashtues i vendosur në Kushtetutë është ai mospasjes së “masave disiplinore”.

Sipas kryeprokurorit, vetëm tre prokurorë kishin përfunduar Shkollën e Magjistraturës dhe kualifikoheshin për këtë rol, kur ky kriter nuk është fare pjesë e ligjit. Ky kriter qëllimisht nuk u bë pjesë e kërkesave, pasi dihet se shumica dërrmuese e gjyqtarëve dhe prokurorëve në detyrë nuk e kanë përfunduar këtë shkollë.

Me qëllim që procesi të jetë sa më gjithpërfshirës, Kushtetuta në nenin 179, pika 11, por edhe ligji 115/2016, në nenin 284, pika 7, kërkojnë që zgjedhja e anëtarëve të Këshillit të Përkohshëm të Emërimeve në Drejtësi, të përfshijë në short të gjithë gjyqtarët dhe prokurorët e sistemit të nivelit të lartë. Ndaj, përjashtimi i prokurorëve dhe gjyqtarëve nga listat e hedhjes së shortit, pa respektuar këtë kriter është në kundërshtim flagrant me Kushtetutën dhe me ligjin 115/2016.

Letra e Xhafajt vjen pas përplasjes publike midis ambasadorit Lu dhe kryeprokurorit Llalla, një çështje që u kthye në qendër të vëmendjes së debatit politik në Shqipëri, por jo vetëm.

Një numër gazetash të huaja, përfshi “Huftington Post” apo “Washington Post” komentuan qëndrimin publik të ambasadorit dhe të Ambasadës amerikane, që pezulloi vizat për 70 funksionarë të lartë të drejtësisë shqiptare.

Megjithatë, provat juridike të paraqitura në letrën e Xhafajt, për herë të parë zbardhin me argumenta juridikë, shkeljen që i ka bërë kryeprokurori Kushtetutës së ndryshuar, pas miratimit më parë gjatë 2016-s të ligjit historik për reformën në drejtësi.

1 komente në “Xhafaj në krah të ambasadorit Donald Lu: Kryeprokurori ka shkelur Kushtetutën”

  1. agron says:

    O Xhafe a e kupton qe Llalla zgjodhi te dashuren e vet ne KED ? Dhe ate e do edhe LSI sepse eshte e korruptuar dhe imorale dhe ploteson fiks kriteret qe do Llalla, LSI dhe Pd? Ore jepini fund kesaj maskarade. Cojeni ne burg kryeprokurorin, dashnoren e tij dhe kedo qe pengon vetingun sepse ndryshe ky vend nuk do behet

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje