Adriatik, s’është nevoja të kërkosh në evidencat e Ministrisë së Brendshme serbe!

16 Shkurt 2017, 11:32Politika TEMA

Në argumentet e Prokurorisë së Përgjithshme, se pse Flamur Noka nuk ka shkelur ligjin e dekriminalizimit, përmendet fakti se ai “nuk figuron në evidencat e Ministrisë së Punëve të Brendshme Serbe dhe si rrjedhojë nuk ka evidenca dënimesh në lidhje me këtë subjekt”.

Në fakt nuk ka si të rezultojë në evidencat e Ministrisë së Brendshme serbe.

Atij i është kërkuar të bashkëpunojë me UDB-në dhe pala serbe nuk mund t’i japë informacione të tilla Llallës.

Por nëse do evidenca, Llalla mjaftonte të hapte ato të Ministrisë së Brendshme shqiptare.

S’ka nevojë për evidencat serbe, pasi në dokumentet e Ministrisë së Brendshme shqiptare, rezulton që Flamur Noka ka qenë i arrestuar për disa ditë dhe është mbajtur në burg në Prozren, nga ana e autoriteteve së Jugosllavisë së atëhershme.

Flamur Noka ka dhënë edhe një dëshmi për këtë gjë, që gjendet në arkivat e Ministrisë së Brendshme, ku pranon se i është kërkuar të bashkëpunojë me UDB-në.

Mjaftonte që Prokuroria të hapte dokumentet e Ministrisë sonë të Brendshme.

Por, duket se miqësia dhe lidhjet politike të Llallës me Nokën dhe PD-në, i kanë errur sytë dhe logjikën Prokurorisë së Përgjithshme.

6 komente në “Adriatik, s’është nevoja të kërkosh në evidencat e Ministrisë së Brendshme serbe!”

  1. haha says:

    palaco……katundar i trashe….Tiku ke kohe qe re nga fiku!

  2. Kevinjon says:

    Sipas Meros, nqs. Meros do ti kerkohej sherbim nga Ambasada Ruse (qe eshte vertetuar plotesisht se punon per Ruset) dhe Meroa ti thote JO duhet medoemos te ndalohet te Shkruaj? Llogjike kurve!!!

  3. mergim tari says:

    A ka te drejte ligjore që ne kete rast Ministria e Brendeshme te nxjerre dokumentat perkatese edhe pa kerkesen e Prokurorise se Pergjithshme dhe ti beje ato publike, per rastin ne fjale…., ose tja jape ato prokurorise.
    Ne fund te fundit, te gjithe duhet te japin ndihme per ligjin e famshem te PD per DEKRIMINALIZLESHIN….

  4. Mondi says:

    Po perse si mendon i ju zote Llalla se serbet do ju japin ju te dhenat e agjenteve te tyre qe veprojne ne Shqiperi .
    Nuk e kuptoj se cfar llogjike keni. Absurditet me te madh nuk mund te gjejshe ?

  5. Zenithi says:

    Te gjithe keta palaco , qe nga kryesori zagari i Vicidolit , pastaj me radhe Lul Basha , Gazidedja , Visho Ajazi , Flamur Nocka …, e numuri eshte shume i madh , kane padron UDB-ne , ndaj komunikon kaq serbes ky idjoti Llalle me ta ! Te pakten , kete cerek shekulli te fundit , sherbimin sekret serb e grek , i kemi ne krye te vendit dhe bejne ligjin tek ne . Shqiptaret cuditen dhe me naivitetin e nje cope budallai , pyesin e ripyesin pa u lodhur , se perse nuk na shkojne mire punet ?!

  6. koha jone says:

    KJO QE THOTE LLALLA, ESHTE TE BEJE SYLESHA , KUSH I HAN KETO ,MORE MALUKAT ,QE PO TE VJEN DHE FUNDI .

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje