LETRA/ Ikën Alket Hyseni, largimi pas negociatave Rama-Lu

16 Shkurt 2017, 15:12Politika TEMA

Zbatimi i reformës në drejtësi ka shënuar një zhvillim të ri, pasi drejtori i Parandalimit të Pastrimit të Parave, Alket Hyseni dha dorëheqjen të enjten në mesditë.

Alekt Hyseni është sulmuar vazhdimisht nga opozita si njeri shumë i afërt i kryeministrit, çka sipas saj e paragjykonte besueshmërinë e procesit të vettingut.

Alket Hyseni e ka theksuar këtë qëndrim të opozitës si një argument të përdorur nga ata që nuk e duan reformën në drejtësi.

Jam i përgjegjshëm se reforma në drejtësi është një proces i pakthyeshëm, e duke qenë i bindur se është në interesin e të gjithë shqiptarëve  që ky proces të zhvillohet sa më shpejt ndjej se largimi im nga funksioni që kryej do të shërbejë për të eliminuar çdo alibi të të gjithë atyre që frikësohen nga reforma dhe pikësëpari nga vettingu”, shkruan Alket Hyseni në kërkesën paraqitur kryeministrit dhe ministrit të Financave.

Drejtoria e Pastrimit të parave që drejtohej nga Alket Hyseni, e varur nga ministri i Financave, ka një rol kryesor në hetimin e pasurisë së gjyqtarëve dhe prokurorëve.

Mazhoranca thotë se kjo ishte arsyeja që emri i Hysenit sulmohej nga opozita, por edhe nga parti brenda koalicionit.

Largimi i Hysenit u paralajmërua nga Top Channel ditën kur njoftoi se kjo çështje ishte diskutuar me një grup deputetësh nga ambasadori i Shteteve të Bashkuara, Donald Lu.

Letra e dorëheqjes:

Sic ju jeni në dijeni, Drejtoria e Përgjithshme e Parandalimit të Pastrimit të Parave do të luajë rolin e saj të ngarkuar nga ligji në hetimin e të gjithë gjyqtarëve dhe prokurorëve, që do të kalojnë në muajt në vazhdim në sitën e procesit të vetingut.

Për shkak të këtij roli, emri im është sulmuar gjithmonë e më shpesh në javët e fundit, nga të gjithë ata që nuk kanë interes që reforma në drejtësi të gjejë një zbatim të shpejtë dhe efikas.

Duke qenë i ndërgjegjshëm që reforma në drejtësi është një proces i pakthyeshëm, e duke qenë i bindur se është në interesin e të gjithë shoqërisë shqiptare që ky proces të zhvillohet sa më shpejt, ndiej se largimi im nga funksioni që kryej do të shërbejë për të eliminuar cdo alibi të të gjithë atyre që frikësohen nga reforma dhe pikësëpari nga vetingu.

6 komente në “LETRA/ Ikën Alket Hyseni, largimi pas negociatave Rama-Lu”

  1. Sali tradhetari says:

    Ja kjo po qe eshte reforme ne djeresi,dorezohen ambasadore,kryeministri Struc,perpara frontit te se keqes,dmth perpara,Sb ,Lb dhe Ilir loririt,reforma eshte dhjere qe n e krye te heres,fronti i se keqes perseri doli triunfus,kryeministri struc i uli prape breket, gjynah vota qe i dhame,qia nanen Sali Ilir floriri,mire ja beni ketij populli dhe ketij kryeministri legen,qe vetm llap

  2. Eriselda says:

    Alket hyseni pervec nje njeriu te pregatitur por dhe nje profesionist i vertete ne fushen e tij. Me integritet dhe pregatitje si e tij i duhen shtetit tone te brishte sot.

  3. Drini Mema says:

    Sa mire do ishte qe ne krye te institucioneve te rendesishme te vendit tim te kishte njerez me integritet si Alket Hyseni me nje karrjere te pasur akademike dhe profesionale.Kryeministri jo domozdoshmerisht duhet te plotesoj egot politike duke larguar eliten intelektuale!

    1. Fieri says:

      Nese do te vesh nje standard atehere duhet te fillosh nga vetja, kjo eshte e domosdoshme, jo heqja e te tuve dhe mbajtja e te mive, kane bere shume mire se vendos nje precedent dhe shembull qe mos tju lesh te tjereve shteg te sulmojne.

  4. Klodi says:

    Ky person eshte ajo qe i duhet nje shteti te bishte si i joni. Me integritet dhe profesionist i vertet. Po keta qe flasin nuk i duan njerzit e zgjuar dhe me integritet

  5. Ervin says:

    Akt qytetar nga nje intelektual dhe qytetar model.
    Drejtues model, profesionist!

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje