Arben Seferi, drejtor i Drejtorisë së Sigurimit të Informacionit të Klasifikuar, ka dhënë dorëheqjen.
Ai ka paraqitur dorëheqjen kryeministrit Edi Rama.
Dorëheqja e tij vjen për shkak të vetingut.
Kjo është dorëheqja e dytë brenda ditë, pas asaj të drejtorit të Pastrimit të Parave, Alket Hyseni.
Letra:
I nderuar kryeministër Edi Rama.
Edhe pse kam patur nderin që gjatë tre viteve të fundit të drejtoj një institucion të një rëndësie të veçantë, vetëm pak ditë më parë, kam filluar të etiketohem si një person me anësi politike.
Arsyeja është e qartë. Drejtoria e Sigurimit të Informacionit të Klasifikuar do të ketë një rol të qartë në implementimin e suksesshëm të reformës në drejtësi.
Pikërisht prandaj, ata që i tremben kësaj reforme, kërkojnë të gjejnë justifikime nga më të ndryshmet për ta penguar atë me çdo kusht.
Pamvarësisht përpjekjeve të mia për të përgënjeshtruar këto akuza, jam i vetëdijshëm që në këtë moment vendimtar për të ardhmen e vendit, institucioni që unë drejtoj duhet të dëshmojë paanshmëri dhe transparencë maksimale.
Për këtë arsye, përmes kësaj letre, Ju paraqes dorëheqjen time si titullar i Drejtorisë së Sigurimit të Informacionit të Klasifikuar, me shpresën se pas zëvendësimit tim, procesi i vettingut në veçanti dhe reforma në drejtësi në përgjithësi, do të ecin me hapin e shpejtë që shqiptarët dhe partnerët tanë ndërkombëtarë presin.
Duke Ju falenderuar për bashkëpunimin e deritanishëm, lutem të pranoni dorëheqjen timë të parevokueshme.
Me respekt, Arben Seferi, drejtor i Drejtorisë së Sigurimit të Informacionit të Klasifikuar.
Rama falenderon dy drejtorët që u dorëhoqën
Kryeministri Edi Rama ka reaguar pas dorëheqjes së dy drejtorëve, Alket Hyseni dhe Arben Seferi.
Ai i ka falenderuar ata, duke thënë se tashmë nuk ka më alibi për reformën në drejtësi.
“Flm 2 drejtuesve që u dorëhoqën për t’u hequr çdo alibi kundërshtarëve të Reformës në Drejtësi!
Reforma nuk ndalet Vetingu nuk shmanget??????”, shkruan Rama.
Shume mire bejne. T’i heqin plehrat. Bejne edhe sikur japin doreheqje ndyresirat.
Po rri o Rama, se po na turperon edhe ti me keto qe po ben. Pashe Zotin ku m’i gjen keto fytyra te ndyra?! Sikur po dalin ca si shume nga keta plehra ne institucione tona?!
ARBEN SEFERI, ALIAS, BEN SEKSERI.
Nese Seferin e vleresoja nga puna ne OShEE si shume te mire nuk mund te besohet asgje per gjithe te tjeret mbrapa. Fatkeqsi
Po mire, e nderuar,Dorina. Ku eshte turpi ketu? Ti turperohesh nga doreheqja e tyre? Rama , ku e ka fajin se une se kuptoj. Une nuk shkruaj me emer te rreme.
Dorina….
Ke shume te drejte ,ne vend te tyre duhet te emerohen Lylzim Basha qe eshte shume simpatik ,se ty te pelqejne
fytyrat e bukura dhe .tjetri Sali Berisha ,megjithe se eshte fytyre me e ndyre se dy doreheqesit.
Rama po na turperon me zgjedhjet qe po ben here pas here. Shiko ne parlament cfare ka futur, shiko neper bashki. Mos te flasim apstaj per drejtoret e institucioneve.
Mos bej sikur nuk kupton z. Hektor. turperimi nuk ehset nga doreheqjet e zoterinjve, por nga zgjedhjet e individeve. pse te mos zgjidhen njerez te ndershem, por vetem nga keta palo njerez qe jane apsuruar me vjedhje? Si u ben kaq te pasur keta????