Nëse kryeprokurori Adriatik Llalla dhe KQZ vendosin të ndërpresin mandatet e gjashtë deputetëve të cilët janë nën verifikim për shkak të procesit të dekriminalizimit, atëherë balancat brenda partive politike në koalicionin qeverisës, do të prishen.
Nëse Omer Mamo, Aqif Rakipi, Gledion Rehovica, Artan Gaçi, Armando Prenga dhe Mhill Fufi largohen, atëherë mandatet e tyre do tu pasohen emrave të tjerë në lista, duke i vendosur në pozicione të reja tre partitë e mëdha të koalicionit qeverisës, shkruan “Shqiptarja.com”.
Finalizimi i mundshëm i hetimeve të Prokurorisë së Përgjithshme ndaj gjashtë deputetëve, si subjekte të ligjit të dekriminalizimit, ndryshon automatikisht balancat e numrave në Parlamentin shqiptar, në prag të zgjedhjeve parlamentare shkruan shqiptarja.com. Kjo lëvizje ndryshon ekuilibrat brenda tre partive kryesore në mazhorancë, duke dobësuar pozitat e Partisë Socialiste për shkak të shterimit të listës së kandidatëve për deputetë në disa qarqe.
Armando Prenga
Në qarkun e Lezhës Partia Socialiste do të humbasë tashmë edhe deputetin tjetër, Armando Prenga. Prokuroria e Përgjithshme i kërkoi dje zyrtarisht KQZsë që të ndërpresë mandatin e Prengës, duke paditur dhe vetë komisionin për mbrojtjen e tij. Me shumë gjasë, KQZ do t’ia ndërpresë mandatin Prengës, sikundërse bëri edhe me Selamin e Tahirin, duke marrë të mirëqenë informacionin e servirur nga prokuroria.
Por nëse kjo ndodh, PS ka në Lezhë vetëm një kandidat në dispozicion: Kastriot Pirolin. PS ka listuar 7 emra në këtë qark, dhe ka fituar vetëm dy mandate: Mimi Kodhelin dhe Armando Prengën. Kur Kodheli u bë ministre, dorëzoi mandatin, duke i lënë kështu mundësinë të hynin në parlament gratë pasardhëse në listë. Merjeme Delishi dhe Mirela Neli të dyja nuk pranuan të merrnin mandatin, duke skualifikuar veten e tyre nga lista, e duke bërë deputet të tretin në listë, Arben Ndokën. Por edhe ky u dorëhoq prej akuzave të bëra ndaj tij për problemet e së shkuarës dhe mandati i kaloi Eduard Ndocajt.
Emri tjetër, Ndrec Dedaj u bë kryetar i bashkisë Mirditë, duke e ezauruar të gjithë listën e kandidatëve dhe duke lënë vetëm një emër: atë të Kastriot Pirolit. Por edhe ky person rrezikon të mos e marrë mandatin. Ai është gjykuar dhe dënuar të paktën nga një shkallë e gjyqësorit për shpërdorim detyre pasi ka qenë drejtor i Hipotekës së Kurbinit, madje ka bërë edhe dy muaj burg për këtë çështje. Rasti i tij është apeluar dhe nuk ka vendim përfundimtar, por nuk dihet se si do ta interpretojë KQZ dhe Prokuroria këtë çështje.
Në rast se Piroli nuk e merr mandatin, atëherë, bazuar në Kodin Zgjedhor, mandati i kalon partisë më të madhe aleate. Në këtë rast mandati i kalon LSIsë, dhe për pak kohë, deri në 18 qershor, deputete bëhet Erisi Zaimi, kandidatja femër e LSI-së.
Mhill Fufi
Mhill Fufi është zgjedhur në vitin 2013 në listat e Partisë Demokratike, ku qëndroi për 3 vjet deputet. Kohët e fundit, për shkak të prishjes së marrëdhënieve të tij me Bashën, ai votoi pro mazhorancës dhe u përjashtua nga PD. Prej asaj kohe, Fufi llogaritet një votë më shumë e sigurt për PSnë. Madje për këtë favor, Rama i ka dhënë atij dy drejtori: burgun e Shën Kollit dhe drejtorinë rajonale të transportit rrugor.
Në rast se ai humbet mandatin nga dekriminalizimi, e drejta e votës i kalon një emri tjetër: Blerina Zaja. Ajo është e teta në listë, por hyn për shkak të mos respektimit të kuotave gjinore. Si një njeri me lidhje të ngushta me Partinë Demokratike, vota e saj, ndryshe nga e Fufit, do të llogaritet për PDnë në opozitë dhe jo për koalicionin qeverisës. Pra, në rastrin konkret, Partia Socialiste humbet edhe një votë, duke e bërë më të ndërvarur ndaj aleatëve të tjerë, për të përfunduar mandatin qeverisës.
Omer Mamo
Në rast se në Fier PDIU humbet mandatin e deputetit Omer Mamo, atëherë, për shkak të mos respektimit të balancave gjinore, mandati i shkon kandidates së tretë në listën shumë emërore. Ajo është Brunilda Cami, e cila aktualisht mban postin e drejtores së spitalit të Fierit. Ajo është një njeri i afërt i Mamos, dhe në rast se ky i fundit humbet mandatin, marrëdhëniet e tij me Idrizin pritet të krisen, duke bërë që pasuesja e tij në parlament, të kontrollohet nga vetë Mamo dhe jo nga Shpëtim Idrizi. Vota e saj në parlament, në këto kushte nuk do të ishte krejtësisht e qartë nëse do të llogaritej apo jo për llogari të mazhorancës.
Aqif Rakipi
Aqif Rakipi është ndër deputetët më të fortë të PDIUsë dhe me influencë të madhe në Qarkun e Elbasanit. Nëse edhe ai do të jetë një viktimë e dekriminalizimit, mandati, përsëri për mos respektim të kuotacionit gjinor, i kalon të tretës në listë, Lindita Senija.
Kjo e fundit po ashtu, nën ndikimin e drejtpërdrejtë nga Rakipi, mund të mos kontrollohet nga partia e tij, duke marrë në supozim zhgënjimin që Rakipi mund të ketë pas mosgarantimit të mandatit të tij nga Rama dhe Idrizi. Rrëzimi i “mitit” të Rakipit në Elbasan i jep favore Monika Kryemadhit, e cila po ashtu do të kryesojë listën e LSIsë në këtë qark. Beteja PDIULSI në këtë qark përcakton një mandat.
Gledion Rehovica
Me largimin e mundshëm të Gledion Rehovicës nga parlamenti, LSI rimerr në terrenin e saj të sigurt një mandat tjetër. Ftohjet e Rehovicës me Metën kanë filluar më shumë se një vit më parë, dhe së fundmi, Rehovica ishte më afër PSsë sesa LSI-së. Në këto kushte, nëse për shkak të ligjit të dekriminalizimit, KQZ dhe Prokuroria vendosin t’i ndërpresin mandatin Rehovicës, në parlament hyn Lefter Kuqo. Ai drejton një strukturë të fortë të LSIsë në emigracion dhe është besnik i Ilir Metës. Pra, me këtë lëvizje të mundshme, Partia Socialiste humbet votën e tretë në Parlament.
Artan Gaçi
Për mandatin e Artan Gaçit, gjithmonë nëse ai do ta humbasë në rast se prokuroria arrin në konkluzionin se është i prekur nga ligji i dekriminalizimit, nuk ka asnjë ndryshim mes balancave mes PSsë dhe LSIsë. Largimi i mundshëm i Gaçit do të sillte përkohësisht në parlament, Bledar Doracajn. Ai është i 19i në listë dhe mban aktualisht detyrën e drejtorit të përgjithshëm të gjendjes civile. Ai është një njeri i besuar i partisë së tij dhe nuk sjell asnjë lëkundje balancash.
Lufta me e forte mes te “forteve” do te behet ne qarkun e Elb.LSI po sheh dita dites se po humbet terren ndaj PDIU ne Elb.”Te fortet” qe dikur i kishte me vete Meta ne Elb po shkojne drejt PDIU.I ka mbledh Qifi me te tijet.Prandaj kete here do te kete me patjeter perplasje ne Elb duke pare se listen e LSI do ta drejtoje Monika.Kudo ku ka qene ajo ka pas perplasje me arme .Them se kete here Meta nuk ka per te blere me vota dhe te kercenoj me vende pune si here te tjera.Prandaj them se nuk mund te marre me aq vota sa mori me 2015.Edhe Meta po e sheh c’po ndodh prandaj po sulmon Qifin me kukullen e tij ne prokurori.Per Qifin ka kohe qe flitet po pse pikerisht tani ne fund te mandatit.Se fundmi mjere ne populli i thjeshte se ke kemi zgjedhur dhe do te zgjedhim edhe kete here.
Asnje nga PD. Duket se kujt i sherben Dhalla e thartuar e SHQUP-it.
Lexon keto hamendja dhe njeriu habitet me pazarlleqet qe behen me votat e popullit (nese votat jane te pa cenuara!). Njeriu-deputet, del qarte nga keto lexime, se nuk i intereson etika, morali dhe pergjegjshmeria qe atij i jepet nga votbesimi i elektoratit, por ata mburren, struken rreth interesave te tyre personale dhe familjare. Zgjidhen deputete dhe pas tyre si mizat ne mjalte versulen te afermit per vende pune me rendesi dhe me “ylefe” te majme. Pa permendur emrat, pasi shembujt jane te gjitha te qarta nga sa lexohet me siper. Ku shkohet keshtu? 26 vjet, vetem nepotizem, dallavere dhe aspak ideale. Sa per deputetet apo kandidatet e PDIU-se nga sa po thuhet keto jave, del qarte se ata , sebashku me drejtuesit e PDIU dhe SHPAC duhet te jene shume te kujdeshshem ne çdo veprim dhe mendim qe kryejne. Kjo del qarte se mercenaret dhe pagamarresit per tradhti ndaj atdheut, kane arritur deri ne propozime qe PDIU-ja te dale e jashteligjeshme!! Pa e zgjatur , zoterinj, nese mendoni vertet per “Ceshtjen çame”, duhet te jeni te pastert si qelibari, ndryshe ju nuk i sherbeni asaj çeshtjeje, por intereave personale dhe familjare, gje per te cilen gjysherit dhe prinderit e çameve, te tilla veprime dhe sjellje i kane neveritur nder brezni. Harram u qofte nese keni kryer veprime te jashteligjeshme dhe merrni kurajon per tu bere deputete apo ne çdo perfshirje te listave per tu zgjedhur, burra apo gra qofshi. Ceshtja Came nuk eshte çeshtje politike, por eshte çeshtje e te drjtave nderkombetare te njeriut dhe kerkon zgjidhje juridike, dhe qe politika eshte e detyruar te merret me mbrojtjen e çeshtjeve kombetare. gjithashti ajo çeshtje nuk ka lindur ne luften e dyte boterore, siç pretendohet nga te dy palet e kufijve, por ka lindur qe me marrezine e pafalshme te vendimeve te fuqive te medha ne vititn 1913.
. Demokrati i vertete. 17.02.2017
Kjo eshte nje loje e poshter e Sali Berishes,Bashes,Metes,ne bashkpunim me Adriatik Llallen,per te dobesuar ps-st,per te denigruar Edi Ramen midis anetareve te koalicionit.Dihet se Llalla eshte shkopi dirigjentit Sali.Shihet qarte,se çdo gje po behet per te manipuluar zgjedhjet,por me pare duan te dobesojne me metoda mafioze Edi Ramen dhe ps-te.
Sido qe te jene ata, Rama i ka dhene arsye popullit per aq shume pakenaqesi…imagjino, nuk permendet PS kurrkund.Gjithe lufta eshte LSI-PDIU pasi ata dhe kane uzurpuar vendet e punes dhe kane mercenaret gati.Kush do i shkoje mbrapa E-Drames?Ata socialistat e shkrete qe mire 15 vjet sale ne pushtet pa pune, por dhe tani i diskriminojne dhe kane fut ne loje te “rinjte” (pra kurvat e drogaxhinjte e katapultuar) te cilet as votat e grave apo dahsnoreve nuk mbledhin dot.Ngaqe jane figura plehra shkerdhata fare, te gjithe drejtoret e te punesuarit e rinj te kesaj administrate.
Gjithe ky shkrim per te thene se rezikohet rilindja e temes. Rilindas gjithe kjo eshte loje e berishes dhe rilindja nuk ka as kriminele as trafikante as te denuar dhe gjithe ata te qarkut te lezhes nuk kane pike lidhje me krimin. Ne ate qark rilindja kishte ajken e vete por dhe llalla si kriminel qe eshte do ta marre me qafe rilindjen . Hahha sa qesharask eshte ky vend qe gabimisht quhet shtet. Po si doli keshtu gjithe karat e lindur te ripjelljes dolen dobica.