Sulmet ndaj ONM, Braçe: Politika po tenton të dështojë Vetting-un

16 Shkurt 2017, 21:28Politika TEMA

Deputeti socialist Erjon Braçe akuzon politikën se po tenton të dështojë procesin e Vettingut, duke sulmuar Operacionin Ndërkombëtar të Monitorimit (ONM). Braçe u shpreh se roli i ONM-­së është i parashikuar në Kushtetutën e vendit.

Sipas tij, politika që po ndërhyn tani, duke paragjykuar pa nisur fare procesi i Vettingut, ka për synim të dështojë apo marrë nën kontroll procesin.

“Ç’punë ka politika me sistemin e drejtësisë? Ndaj të gjitha institucioneve ka një sulm të paimagjinueshëm. Në shkelje të rëndë të Kushtetutës, politika dhe ky sistem i kalbur drejtësie kanë pasur një aleancë shumë të fortë që kanë instaluar në Shqipëri kulturën e pandëshkueshmërisë.

Dhe politika që po ndërhyn tani, duke paragjykuar pa nisur fare procesi i Vettingut, por me synimin e qartë për ta dështuar apo marrë nën kontroll procesin, po ndërhyn për të mbrojtur pikërisht këtë status quo.

Nëse ka një garanci për Vetting­un, kjo garanci vjen nga ONM i parashikuar në Kushtetutë. Në funksion të asaj që është parashikuar në Kushtetutë, kanë ardhur në Shqipëri vëzhguesit e huaj, pesë gjyqtarë të cilët plotësojnë të gjitha kriteret e parashikuara në Kushtetutë.

Ky operacion kryesohet dhe është në përgjegjësinë e Komisionit Europian. Këta janë garanci për procesin e Vettingut”, u shpreh Braçe i ftuar në studion e Report Tv.

Deputeti socialist iu referua edhe dorëheqjeve të dy drejtorëve të institucioneve që do të bëjnë Vettingun, atij të Drejtorisë së Parandalimit të Pastrimit të Parave, Alket Islami dhe Drejtorisë së Sigurimit të Informacionit të Klasifikuar, Arben Seferi.

Braçe tha se dorëheqjet i kanë hequr çdo mundësi opozitës për të sulmuar Vettingun “Hysenajn e njoh pak, ndërsa tjetrin s’e njoh fare. Po paragjykohen nga PD, u sulmuan shumë egër.

Nga Sali Berisha nuk janë sulmuar, por nga Sali Berisha janë vrarë. Janë paragjykuar dhe është paragjykuar edhe procesi i Vettingut. Ne na intereson procesi i Vettingut. Dorëheqja e këtyre njerëzve i shërben në maksimum procesit të Vettingut dhe integritetit të këtij procesi.

Dy zyrtarët që kanë dhënë dorëheqjen, kanë kontribuuar më shumë nga sa mund të kontribuonin për procesin e Vettingut. I kanë hequr çdo mundësi kësaj opozite për të anatemuar Vettingun”, tha Braçe.

3 komente në “Sulmet ndaj ONM, Braçe: Politika po tenton të dështojë Vetting-un”

  1. boom says:

    Ilir Meta ne burg perndryshe reforma nuk ka per te ndodhur.

  2. Treviso says:

    Zoti Braçe, me i rrezikshem per bllokimin e reformes eshte armiku i brenshem . Keshtu qe qeveria e ka brenda armikun kryesore qe kerkon te bllokoje reformen. Keshtu eshte kur martohesh me nje prostitute rrugesh. Edhe pse edin qe eshte prostitute semaforesh kerkon te hiqet e ndershme para popullit. Zgjedhjet po afrohen, keshtu duhet ti vini gishtin kokes qe te mos behem me kesoj martesash pa deshiren e elektoratit.

  3. ILIRIA says:

    O z. Brace meqenese kjo ONM duhet te ishte krijuar qe ne fillim te mandatit 2013-2014 perse nuk beni nje ONM per kandidatet per deputet per zgjedhjet qe po afrojne qe te largohen njehere e mire te gjithe kriminelet qe kane zene kolltuqet e rendesishme te shtetit apo do te kujtoheni kur te mbarojne zgjedhjet dhe do te akuzoni njeri-tjetrin ne foltoren e kuvendit qe e keni katandisur si mos me keq. Faleminderit

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje