Miratimi i rezolutës së re për Shqipërinë nga Parlamenti Europian ka ngjallur reagime të ndryshme brenda dhe jashtë politikës shqiptare.
Rezoluta e miratuar nga eurodeputetët, në pikën 2 thekson se Parlamenti Europian mirëpret rekomandimin e Komisionit Europian për hapjen e negociatave të anëtarësimit sa më shpejt që do të ketë progres të besueshëm dhe të qëndrueshëm në zbatimin e një Reforme në Drejtësi gjithëpërfshirëse, si dhe në luftën ndaj krimit të organizuar dhe korrupsionit.
Ndërkohë, e përditshmja britanike “Express” shkruan se Shqipëria do t’i nisë bisedimet e anëtarësimit me BE-në brenda vetëm 4 muajsh, duke iu referuar deklaratave nga mbështetësit e “Brexit”-it.
Jane Collins, e partisë britanike kundër emigrantëve “UKIP”, pretendon se ky aderim do të përfshijë jo vetëm një transferim të madh parash nga ato të taksapaguesve britanikë, por edhe mundësinë e lëvizjes së lirë, që nënkupton edhe lëvizjen e kriminelëve nga Shqipëria.
I zjarrtë, sipas gazetës britanike “Express”, ka qenë në argumentet e tij pro Shqipërisë në Strasburg eurodeputeti bullgar, Ilhan Kyuchyuk.
Ndërkohë, kryeparlamentari Meta paraqiti nga Vjena miratimin e Reformës në Drejtësi, si fakt që Shqipëria është duke ecur përpara në mënyrë të qëndrueshme drejt Bashkimit Europian.
“Kjo reformë kushtetuese historike, nëse zbatohet siç duhet do të forcojë shtetin e së drejtës, do të krijojë një sistem drejtësie më të paanshëm, do të na detyrojë ne politikanëve që të tregojmë më shumë transparencë në mënyrën sesi qeverisim, si dhe do të krijojë llogaridhënie të plotë në jetën publike, gjë që është shumë e nevojshme”, ka thënë Meta.
Për socialistët, data e hapjes së negociatave të anëtarësimit është e afërt.
“Shqipëria është e gatshme për hapjen e negociatave, madje në një sektor shumë të rëndësishëm siç është ai i Drejtësisë, që janë kapitujt 23 dhe 24, ne jemi përpara vendeve të tjera si Mali i Zi apo Serbia”, është shprheur Taulant Balla, deputet i PS-së.
Për opozitën, pa zgjedhje të lira, Dekriminalizimin dhe pastrimin e fushave me drogë, nuk ka integrim për Shqipërinë.
“Zgjedhjet e lira dhe të ndershme janë kusht për avancimin e Shqipërisë. Sikurse lufta kundër drogës, ku përmendej dështimi për të identifikuar dhe shkatërruar rrjetin kriminal pas kultivimit të drogës”, deklaroi Aldo Bumçi, deputet i PD-së.
jam i bindur qe negociatat fillojne bashke me fushaten zgjedhore
ne menyre qe edhe kete here pd te dale akoma me e derrmuar nqs do kete lene gje vetingu… shpresoj qe dhjetoristet e pd-s te kthehen nga azili politik pas vetingut dhe te rimarrin ne dore kete parti te rinise tone te djeshme dhe ta clirojne nga komunistet e sigurimsat
pa opozite te mire qeveria behet pertace… nje parti eshte e dobishme duhet te punoi si ne qeveri ashtu dhe ne opozite sepse ky eshte pluralizmi qe partite shqiptare nuk kuptojne
O Bumç, droga i ka rrenjet tek partia demokratike. Tek kjo qeveri jane vetem gjefhet. Po nuk shkuli rrenjet PD qeveria do kete gjithmone gjefhe.
Keta te pd-ke gjithmon mut nxierin nga goja.Nuk folen njehere nga e mbara.
Vetem po te jene qorra e shurdher , BE-ja do te ndegjoi pordhet
e diarrene gojore te skizofrenit Aldo Bumcja ! Nje viktime e nje
realiteti absurd qe sundon ne SHQUP ,duke degjuar deliret dhe
babezitjen per pushtet te paranojakut e delirantit te Vicidolit !!!