Një bariste e zonja në artet parciale nuk i ka kursyer goditjet ndaj një çifti anglez, pasi ata refuzuan që të paguanin 35 dollarë për pijet e blera.
Tajlandezja Rungnapa Pleumjai hoqi këpucën dhe goditi me shkelm në fytyrë 63 vjeçarin David Lodge, duke ia nxirë atij syrin.
Duke bërtitur: “Paguani faturën tuaj”, ajo me pas tentoi t’i shqyente fustanin gruas së turistit, ndërkohë që sërish e goditi atë.
Veprimi i dhunshëm erdhi pasi anglezët thanë se nuk do të paguanin 35 dollarë për pijet e marra, por vetëm 20, pasi në supermarket ata i blinin ato më lirë.