Basha e hap protestën me një aktor komik dhe një grua me dy fëmijë të mitur

18 Shkurt 2017, 12:07Politika TEMA

Lulzim Basha e ka hapur protestën me një aktor komik, Besimir Haliti.

Ai ka thënë se Rama nuk e meriton të jetë kryeministër, pasi ka lënë pa punë artistët.

Më pas ka dalë një grua, e cila tha se kishte një rrobaqepsi, por ia mbyllën.

Gruaja ka dalë bashkë me dy fëmijët e saj të mitur në tribunë.

Vetë Basha foli i fundit.

Ai tha se PD do të luftojë për zgjedhje të lira.

“Sot marrim vendimin për të ndalur njëherë e mirë maskaradën e grabitjes së zgjedhjeve. Ose do të bëjmë zgjedhje të lira, ose zgjedhje nuk do të ketë! Rrugë të mesme nuk ka! Rrugë tjetër nuk ka! Zgjedhje për fasadë, zgjedhje të njollosura, nuk do t’i pranojmë. Zgjedhje të standardeve të krimit nuk do t’i pranojmë. Zgjedhje me kriminelë të veshur me pushtet nuk do t’i pranojmë”, tha Basha.

Kreu i demokratëve shtoi se kjo qeveri e ka çuar vendin në mjerim, varfëri dhe kaos dhe “tani që u ka vjedhur gjithçka nga xhepat dhe shtëpitë tuaja, do t’u vjedhë edhe zgjedhjet”.

Jemi mbledhur sot këtu për të thënë boll më. Sot nisim rrugëtimin drejt një fillimi të ri, për të cilin ka nevojë vendi ynë. Sot jemi këtu për ta shpallur këtë vendim me zë të lartë, po duam zgjedhje të lira dhe të ndershme, duam ndarjen e politikës nga krimi, duam, dinjitet, drejtësi, punë duam të vëmë interesin e njerëzve të thjeshtë të parë. Duam një të ardhme dinjitoze”, shtoi ai.

1 komente në “Basha e hap protestën me një aktor komik dhe një grua me dy fëmijë të mitur”

  1. duno says:

    Ndersa Rama protesten e 21 janarit ne te cilen nuk mori pjese fare e hapi dhe e mbylli me banditet e Tom Doshit me hunj e me zjar ne duar . Mjere ju o krimbat e Temes me cfar morali i risni dhe edukoni femijet tuaj

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje