Rama transmeton live protestën e opozitës dhe iu përgjigjet protestuesve: Në këtë trotuar u vranë Ziveri, Hekurani, Aleksi, Faiku, tani frika nuk ekziston

18 Shkurt 2017, 12:06Politika TEMA
Rama transmeton live protestën e opozitës dhe iu përgjigjet

Kryeministri Edi Rama ka vendosur të transmetojë live protestën e opozitës, në faqen e tij në Facebook.

Bashkë me të, ai iu është përgjigjur edhe protestuesve, duke thënë se sot, ndryshe nga 21 janari i 6 viteve më parë, ata mund të protestojnë të qetë, pa pasur frikë nga qeveria.

Deklarata

Vetëm 6 vjet më parë, Ziveri, Hekurani, Aleksi, Faiku u vranë nga pushkët e shtetit të kapur prej pushtetit, pikërisht në bulevardin ku në këtë moment protestohet, pa gardhe telash me gjemba dhe asnjë frikë e trysni nga shteti.

Prandaj s’mund të mos jemi sot krenarë, edhe për këtë ndryshim kaq rrënjësor në rrugën tonë për të bërë shtet, ku padiskutim ka rezistencë e pakënaqësia të natyrshme.

Është padyshim një rrugë shumë e vështirë.

Reformat e vërteta nuk janë aspak të lehta, madje shpesh janë operacione mjaft të dhimbshme.

Por s’ka asnjë të ardhme të sigurt për vendin, shoqërinë, fëmijët tanë, pa i operuar me kurajo pjesët e kalbëzuara në vite të organizmit të shtetit. Shumica dërrmuese e shqiptarëve e kuptojnë këtë. Ata janë të vetëdijshëm edhe për vështirësitë, edhe për domosdoshmërinë e reformave.

Por s’ka dyshim se Shqipëria dhe shqiptarët e lënë 25 vjet në baltën e një tranzicioni të gjatë pa reforma, meritojnë vazhdimin me vendosmëri të tyre, e veçanërisht të reformës në drejtësi!

E cila duhet zbatohet një orë e më parë duke filluar nga vettingu. Ne do të ndjekim e dëgjojmë me respekt, çdo shprehje pakënaqësie të pakicës, por nuk do të ndalemi asnjë minutë në përmbushjen e misionit tonë për të bërë shtet.

Ju uroj të gjithëve një fundjavë të mbarë!

1 komente në “Rama transmeton live protestën e opozitës dhe iu përgjigjet protestuesve: Në këtë trotuar u vranë Ziveri, Hekurani, Aleksi, Faiku, tani frika nuk ekziston”

  1. Lleshi says:

    U vrane per te ardhur keq eshte por mos harro o mero se u be per bllokun e ilir metes ai miting. E sot dy kurvat outhen bashke.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje