Çadra e miliarderëve

18 Shkurt 2017, 21:06Blog TEMA

Nga Ilir Vata

Nëse opozita do të kishte dashur zgjedhje të lira dhe të ndershme nuk kishte që në heshtje të bënte aleancë me partinë më të madhe në ved për të mbajtur në këmbë Kodin Zgjedhor më përjashtues, diskreminues dhe që lenë hapësira për një proces zgjedhor të pabesueshem deri të caku i paparanueshem blerja e votës.

Nëse do të kishte dashur të një Kod Zgjedhor të përmisuar, me komisioner apartiak, financim të partive politike nga buxheti i shtetit, me numërim elektronik dhe votim biometrik, nëse do kish dashur lista të hapura apo një kod të korrektuar kombëtar, opozita do kishte dëgjuar partitë e vogla parlamentare dhe jo parlamentare që ka më shumë se një vitë që kanë nisur tryezën e tyre të dialogut.

Opozita nuk kërkon ndryshimin e Kodit Zgjdhor por të justifikojë humbjen e pashmangshme që e pret në zgjedhjet e 18 qershorit, sepse në qeverisjen e saj ka drejtuar me një grup njerëzish dhe të mirat nuk jua dha qytetarëve, grupeve të interesit si mbështetësit tradicional të përndjekuri dhe pronarët, madje i ka diskreminuarata ato.

Opozita sot kur ishte në qeveri i la pronarët në gjyqe, madje janë qindra dosje që kanë shkuar në Stazburg dhe mijëra të tjera që rrinë ende në gjykatë më shumë se 20 vite, sepse politika e saj për pronarët ishte e modelit tipik komunist, sepse ata lanë në fuqi dhe mbrojtën ligjin 7501, ndërsa të përndjekurit i lanë në harresë të shpërfillur, pa dëmshpërblim, pa stre, pa punë dhe pa përfaqësim.

Sot në protestë foli një vajzë e re në emër të të përndjekurve, por pavarësisht atyre që tha apo i kishin shkruar, fundja ishte një nga të shtresës shtresa tonë ose të paktën jo si më parë kur në emër të të përndjekurve flisni mëkatar.

Por nuk mjafton kaq, duhet një platformë konkrete, reale e bësueshme e miratuar nga të gjithë aktorët dhe grupet e interesit, duhet një kontratë noteriale që të finalizohet një akt besimi publik që të përndjekurit të besojnë te opozita, por është vonë, katër vite në opozitë nuk e kanë çelur “sqepin” për të përndjekurit, kjo para zgjedhjeve është lojë e vjetër e përsëritur çdo dy vite dhe të përndjekurit nuk mashtrohet më?!

Mbështetësit e ditës së zezë të opozitës demokratët dhe simpatizantët janë ndjerë të përjashtuar nga politike, punësimi pasi të mirat e ligjshme ju a afruan me çmim, duke ju shitur vendet e punës, duke ju mohuar garën e meritokracisë për gjithcka ju takonte me ligj.

Opozita fsheh qëllimin e vertetë se në të gjithë këtë përpjekje opozitarët kanë një hall edhe më i madh se ai që është thënë, pasi ata në vijim e prej kohësh janë kritikuar nga ndërkombëtarët për pengimin e reformës në drejtësi dhe në pamundësi për ta penguar, ngritën mundësinë e tyre të fundit, protesta për të themeluar pasigurinë, panikun, terheqjen e vemendjes dhe pse jo nëse munden destabilizimin.

Bllokimi i reformën në drejtësi është mundësia e vetme për ti shpëtuar drejtësisë disa eksponetë të korruptuar të qeverisjes së djeshme dhe mbi të gjitha për të mbrojtur prokurorët dhe gjyqtarët e koruptuar si garanci e tyre sot dhe nësër për ti shpëtuar trasparencës dhe drejtësisë.

Opozita është në të drejtën e saj të përdori çdo mjet që ti shpëtojë drejtësisë, por më parë ata do të bënin mirë të merrni avokat sesa të përdornin njerëzit e shkretë në shumë raste të zhutur në halle për të mbrojtur pasuritë e tyre të paligjshme.

Në sheshin para kryeministrisë janë rrethe 1000 persona që janë në çadër dhe rreth saj janë njerëzit më të pasur në vend, ish-derejtor zyrtarë të lartë në qeverisjen e djeshme, deputet dhe ish- ministra, miliarderët e vërtetë, ata që janë ulur në shesh peshojnë në pasuri të gjithë Shqipërinë, ja pra se kë po mbrojnë shqiptarët, miliarderët shqiptarë që janë pasuruar duke grabitur shqiptarët.

5 komente në “Çadra e miliarderëve”

  1. Vesi says:

    Prandaj s’i beson kush keta hajdut.

  2. PO,PO says:

    Bisede e “ngrohte” prane zjarrit partizan !

  3. Cudia says:

    Jam nje ish student i fakultetit gjeologji-miniera, ish bashkmoshatar i Mediut. Sa ma peshtiros ky njeri demokracine kur i shikoj surratin neper fotografira. Si ka mundesi njeriu te transformohet ne kete menyre…?! Po ky popull qe ngeli injorat dhe e mban akoma kete njeri ne krye per zgjidhjen e halleve… Sinqerisht do doja te shikoja nje politikan me te afte sesa Rama si kryeminister por tani per tani veshtire te gjesh dike me te duruar me kete injorance se sa Rama.

  4. edi says:

    po tani qe do te dalin ne drit vjedhjet e rruges se kombit,,vrasjet ne demontimin e armeve te zenitdhe 21janarivrasja enjerezve ne proteste,po skeni ku shkoni o qelbaniker,,,kam deshir ti shikoj ne burg keta palaco

  5. zetori says:

    Jo, nuk I besojme as keta, por te geqim keta hajdutet qe jane ne pushtet dhe te votijme me mend kesaj here.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje