Fjalime kundër ambasadorëve në protestë: S’do na e bëjnë ata reformën në drejtësi

18 Shkurt 2017, 12:23Politika TEMA

Në morinë e fjalimeve të personave që PD kishte zgjedhur të dilnin në tribunë, doli dhe një person që tha se përfaqësonte banorët e Zharrëzit.

Ai sulmoi ambasadorët dhe ndërkombëtarët, duke thënë se nuk mund të vijnë ata dhe të bëjnë reformën në drejtësi në Shqipëri.

Sipas tij, politikanët e korruptuar do t’i largojnë vetë shqiptarët.

Ai përmendi edhe rastin e Zharrëzit dhe Bankers.

PD kishte vendosur të thumbonte ambasadorin Donald Lu me fjalimin e tij, për shkak se kryeprokurori Adriatik Llalla deklaroi pak kohë më parë, se ambasadori amerikan kishte kërkuar nga ai, që të mbyllte hetimet për Bankers.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje