Analisti Fatos Lubonja mendon se protesta e sotme nuk duhet ngatërruar me revolucionin klasik.
Sipas tij, koncepti i revolucionit klasik është lëvizje e madhe popullore me dy karakteristika, përmbysjen e elitave dhe dhunën.
“Edhe sikur ta heqim dhunën, çështja e përmbysjeve të elitave ngre një problem të madh, unë mendoj se shqiptarët kanë nevojë për revolucionin e elitave, por pa dhunë”- tha Lubonja në studion e “News 24”.
Analisti shton se nuk e di nëse vetë PD do na bëhet promotore e revolucionit.
“Ka kundërshti se si mund ta ndryshojmë atë realitet, me dhunë, apo hap pas hapi me përmirësim të partive dhe institucioneve që kemi”.
Lubonja thekson se e sotmja është një lëvizje e iniciuar nga PD, si kanë qenë më parë edhe ato të PS, ku një pjesë e mirë e popullit për shkak të zhgënjimeve të gjata me këto dy parti nuk ndjehet se mund të besojë dhe investojë gjithë energjinë për tu bashkuar atje.
Ai shtoi se shikon ngjashmëri me protestën e çadrave të PS.
“Kjo e çadrës ka një gjë, imitimi, por edhe të mbrojtjes, që nuk mundet kollaj ta heqin, Berisha i ka lënë atje kur ishte në pushtet. Qëllimet e Bashës janë vështirë të realizohen, është e polarizuar shoqëria, o me ne o kundra nesh, duhet diçka më shumë, lëvizje që është kundër gjithë kësaj elite, me një tjetër forcë politike që nuk ekziston.
Rreziku i një partie shtet që kontrollon gjithçka po bëhet më i madh, opozita ka të drejtë të protestojë, por pa e ekzagjeruar pa e quajtur revolucion si thotë Berisha”- tha ai.
Kur edhe Lubonjës nuk ju është ngrefur nga protesta për rrëzimin e qivirisë,paska një problem këtu……
Fatosi mbetet Fatos sa i perket puneve te dijes. I duhen ca honorare per te mbajtur gjalle trupin e tij mjeran dhe vegjetuar i vetmuar. Morr i vogel i pshtire…!!!
po mbase dhe lubonjes nuk i pelqen te qe ndrojne me hajdute -kriminelet saliu, luli e kompani.