Ministri i Brendshëm Saimir Tahiri ka komentuar nga Apollonia protestën e opozitës, duke e konsideruar atë si një betejë për jetë a vdekje kundër reformës në drejtësi.
“Ata, dje, sot dhe nesër në të ardhmen e tyre, do ta kundërshtojnë reformën në drejtësi. E vetmja gje qe nuk duan të ndodhë është reforma. Ajo çadër është bunkeri që do të mbajë peng sistemin e drejtesisë. Në asnjë vend të botës demokratike, ish qeveria, nuk kërkon pushtet apo te caktoje kundërshtarin.
Ka vetëm nje rruge, reforma në drejtësi. Me nje administrate që i hap rrugë meritokracise, të bëjme gjithçka për të patur një Shqipëri më të sigurtë”, tha Tahiri.
Ministri i Brendshëm Saimir Tahiri i bëri këto komente në qytetin antik të Apollonisë, ku ishte për të folur rreth masave që janë marrë për mbrotjen e trashëgimisë kulturore.
z minister nqs nuk do te filloj sa me par reforma ne drejtesi ky popull keshtu do vuaj