Ahmetaj: Si do fshihen detyrimet tatimore e doganore të prapambetura. Të gjitha hollësitë

22 Shkurt 2017, 16:07Ekonomia TEMA

 

Ministri I Financave Arben Ahmetaj sqaroi sot para gazetarëve procedurën “Për Pagesën dhe Fshirjen e Pjesshme të Detyrimeve Tatimore dhe Detyrimeve të Pagueshme në Doganë, si dhe Procedura e Heqjes nga Qarkullimi të Automjeteve të Transportit pas Fshirjes së Detyrimit Tatimor”.

Ahmetaj tha se ndër vite janë ndërrmarrë iniciativa ligjore për faljen e detyrimeve tatimore e doganore, por ato asnjëherë nuk janë ndërmarrë paralelisht me thjeshtimin e proçedurave, fushata sensibilizuese për rritjen e ndërgjegjësimit si dhe luftën kundër informalitetit. Kjo është arsyeja pse një masë e madhe detyrimesh tatimore dhe doganore edhe pse kanë qënë objekt i ligjeve të faljeve ndër vite, kanë mbetur në llogarinë e tatimpaguesve dhe nuk janë shuar.

Detyrimet që fshihen me këtë ligj i përkasin periudhave tatimore përpara 6 vjetëve, dhe përveç faktit se një pjesë e tyre duhej të fshiheshin si rezultat i ligjeve të mëparshme të faljeve, për këto detyrime, në zbatim të nenit 100 të Ligjit 9920/2008 “Për procedurat tatimore në RSH”, të ndryshuar, e drejta për fillimin e procedurave për zbatimin e masave shtrënguese parashkruhet brenda 5 viteve nga data kur detyrimi tatimor i papaguar duhej të paguhej. Pra, këto detyrime rezultojnë si të pambledhshme, duke qënë se është tejkaluar afati ligjor i mësipërm.

Me anë të këtij projektligji synohet:

 

 

 

 

 

 

 

 

 

 

9 komente në “Ahmetaj: Si do fshihen detyrimet tatimore e doganore të prapambetura. Të gjitha hollësitë”

  1. Falmerayer says:

    Falja e detyrimeve tatimore e doganore te prapambetura mund të perkthehet si nje pune e mire e mbledhjes se te ardhurave. Te mos harrojme luften ndaj informalitetit e cila padyshim që ka dhene rezultat.

    1. reni says:

      Te shkretet ishin mesuar ne kohen e largqoftit, spaguante njeri, te pakten kto kane qene regjistruar si biznese kshuqe kjo falje eshte mese e drejte pergjersa po shteti jon po me ate fytyren e shtrember i ka lejuar te shkojne ne kete pike! Tani tregoni kujdes mos te shkoj me ne ate pike ku ishte!

      1. maca says:

        ne kohen e atij largqoftit ne cdo dite u mbysnin ne gjoba dhe fale qeverise qe kemi tani po shpetojm dhe duhet ta shofim ne menyre pozitive kete gje . ne 4 vite e tjera ndoshta do jemi akooooma me mire dhe kohet e atij largqoftit do jene vetem 1 enderr e keqe qe do na kujtohet gabimisht

      2. tomi says:

        kjo eshte pozitive dhe ndikon direkt te populli dhe ne xhepin . me pak fjale kjo eshte 1 ndihmese e madhe nga financa dhe qeveria .

  2. Anonim says:

    Lufta ndaj informalitetit
    Permiresimi i klimes se biznesit permes lehetesimit te procedurave fiskale, ulja e taksave per biznesin
    Fushata sensibilizuese per pagesen e taksave, etj, te gjitha keto kane kontribuar ne ndermarrjen e ketij hapi nga Ministria e Financave.

  3. Fiona says:

    nje super lehtesim per bizneset ne pamundesi per te paguar detyrimet e prapambetura, ky ligj i jep mundesi te gjitheve per te vepruar ne rruge formale

  4. Erblini says:

    Lufta ndaj informalitetit te mos lihet ne mes, duhet te dergohet deri ne fund.Nuk eshte perfekte kjo qeveri dhe ky minister, por ama krahasuar me te kaluaren jane ku e ku. Po te ndjekesh rrugen e duhur arrin ne kete perfundim. Falja e gjobave dhe kamatvonesave eshte pozitive pasi prek drejtperdrejt te qytetaret.

  5. maks says:

    me vjen mire kur e degjoj dhe uroj ti shkohet deri ne fund kesaj nisme, duke patur parasysh panundesin financiare qe mund te kene shume biznese ose individe per t’u pastruar njehere e mire nga borxhet e shtuara vit pas viti

  6. kastro says:

    Arben ahmtaj ne pak vite qe eshte ne financa po ben shum gjera te mira per popullin . kjo falja e kamat vonesave dhe gjobave len te kuptoj qe ekonomija e shqiperise eshte ne rritje. Dhe pse keto gjoba ishin vendosur ne menyre barbare nga saliu me shoke !
    PS: ja kush eshte shteti i verte dhe vjen ne ndime te popullit . kjjo qeveri meriton noten 10 ne cdo aspekt

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje