Nga Augustin Palokaj
Para disa vjetësh pata fatin që në stadiumin “Nou Camp” të Barcelonës ta shikoja një “El Clasico”, siç quhet përballja mes Barcelonës dhe Realit të Madridit. Po e përmend këtë për një gjë: për t’u munduar të përshkruaj se si duket një masë njerëzish prej 100 mijë. Në këtë stadium mund të jenë pikërisht aq shikues, më saktësisht 99.354. Këtu nuk ka mundësi për manipulime. Dihet saktësisht se sa veta mund të jenë në stadium. Kur e sheh atë masë në atë stadium, më të madhin në Evropë, kur sheh se si mbushen bulevardet e gjera dhe të gjata të asaj pjese të qytetit katalonjas, kur shikuesit largohen nga stadiumi. Ky qytet ka banorë sa e tërë Shqipëria dhe rrugët e tij duken si lumë njerëzish nga rreth 100.000 tifozë. Para se të shikoja këtë ndeshje, kisha tendencën që të besoja në shifra të mëdha të tubimeve të ndryshme të njerëzve. Por prej atëherë kam një pasqyrë më të qartë.
Kështu më duket qesharake kur Sali Berisha përsëri shkruan se në Tiranë janë tubuar hiç më pak se gjysmë milioni njerëz. Pra 5 herë më shumë sesa do t’i zinte stadiumi “Nou Camp” i Barcelonës. Më shumë se sa kishte në Bukuresht, ku, sipas të gjitha mediave evropiane, ishin zhvilluar protestat më të mëdha në Evropë në dhjetëvjetëshin e fundit. Bukureshti ka mbi 2 milionë banorë, ndërsa Rumania mbi 20 milionë, pra gjashtë herë më shumë se Shqipëria. Sikur në Tiranë, në protestat e opozitës, të ishin mbledhur gjysmë milioni njerëz, kjo do të ishte edhe Breaking News në CNN dhe BBC. Por, me përjashtim të agjencive të lajmeve, pakkush jashtë Shqipërisë i përmend ato. E ato agjenci që dhanë lajmin për protesta, siç ishte Reuters, përmendën se janë tubuar “mbi 10 mijë qytetarë”, pra 50 herë më pak se sa përmendi zoti Sali Berisha.
Protestat janë gjithsesi legjitime. As 10 mijë nuk janë pak. Kërkesat mund të jenë legjitime po ashtu. Edhe detyra e opozitës është që të jetë kritike e pushtetit. Por kur stërmadhohen gjërat, shtrembërohen faktet, ato shndërrohen në fushatë manipulimi. Fillon me numra dhe vazhdon me parulla tjera.
Duket se në Shqipëri asgjë nuk ka ndryshuar: ata që janë në opozitë kërkojnë “zgjedhje të lira” dhe largimin e qeverisë përmes protestave. E bëjnë në të njëjtën mënyrë, siç e kishin bërë këta që janë në pushtet kur ishin në opozitë. Dhe, prapë, sikur të mos ishte fjala për një shtet sovran dhe të pavarur, kërkohet ndërhyrje nga jashtë, duke manipuluar edhe ata që janë dëshmuar me vite si miq të shqiptarëve. Në Shqipëri asnjëherë nuk ka munguar talenti për manipulim. Dhe përsëri ata që protestojnë thirren në popull, edhe pse janë organizuar nga parti politike. Rumania ishte shembull se si duhet protestuar si qytetarë e jo si simpatizantë apo klientë të partive politike.
Në Rumani, kundër qeverisë u ngritën të rinjtë. Nuk pati madje as këshill organizativ e as organizatorë. Ndërsa në Shqipëri protestat i organizojnë partitë politike me logjistikën e tyre. Në Rumani mediat vetëm raportonin për këto protesta që ishin krejtësisht spontane, ndërsa në Shqipëri mediat janë shndërruar në vegla të kampeve politike. Raportimin e bëjnë sipas animit të tyre politik, ose duke e ekzagjeruar protestën, ose duke e përqeshur atë.
Në Rumani të rinjtë dëshmuan se është e mundur që me qindra e mijëra të dalin në rrugë dhe të rrëzojnë një vendim të gabuar të qeverisë që kishte për qëllim mbrojtjen e të korruptuarve. Dhe për korrupsionin njësi matëse nuk mund të jetë vetëm shuma e parave, por edhe përgjegjësia profesionale.
Në Ballkan, qoftë në Shqipëri, në Kosovë apo Maqedoni, rrallë, ose asnjëherë, nuk ka protesta spontane që nuk janë të organizuara nga partitë politike. Kur ato organizohen nga shoqëria civile, pjesëmarrja është shumë simbolike. Dhe shumica e madhe e protestave viteve të fundit në Ballkan kanë qenë me motive politike, kundër pushtetit e jo kundër dukurive. Në Shqipëri ka qenë një protestë e vogël, por gjithsesi e suksesshme, kundër një plani që armët kimike nga Siria të asgjësoheshin në tokën e këtij vendi. Edhe në ato protesta u orvat të infiltrohej opozita, por nuk u lejua. Nuk ishin protesta të mëdha, por patën sukses. Sepse dëshmuan se po protestonin për një gjë që ishte lehtë të argumentohej.
Në Kosovë protestat kryesisht i bëjnë partitë politike, në të shumtën e rasteve Lëvizja Vetëvendosje. Edhe kur ato zhvillohen, kemi “luftë numrash” mes organizatorëve dhe atyre kundër të cilëve bëhen protestat.
Në Kosovë, në Maqedoni e në Shqipëri nuk kemi parë protesta masive kundër ndotjes së ambientit. Shkupi dhe Prishtina këtë dimër kanë qenë ndër qytetet me ndotjen më të madhe të ajrit në Evropë. Në Kosovë nuk ka protesta as për përmirësimin e sistemit të shkollimit, që ka nxjerrë ndër nxënësit me performancën më të keqe në botë.
Ata që janë në opozitë duket sikur përdorin protestat si pjesë të fushatës. Duan që të vijnë në pushtet, në mënyrë që të sillen po ashtu siç sillen ata që janë në pushtet dhe pikërisht ashtu siç vepruan edhe vetë kur një ditë ishin në pushtet. Ta marrim si shembull Shqipërinë. PD-ja sot përmend drogën, kanabisin, politizimin e gjyqësorit dhe pamundësinë për t’u punësuar pa pasur lidhje me strukturat në pushtet. Këto vërejtje nuk janë larg së vërtetës. Kjo gjë tashmë në Shqipëri, sikur edhe në pjesë tjera të rajonit, është bërë sikur një normë e pranuar në shoqëri. Partitë politike kanë klientë më shumë se sa votues. Secili voton për “partinë e tij” jo për shkak të ideologjisë apo se beson në atë parti, por për shkak të vendit të tij të punës dhe interesit personal. Por a nuk ishte PD-ja aq vite në pushtet dhe në mundësi që t’i luftonte të njëjtat dukuri kundër të cilave sot pohon se po proteston.
Edhe këto protesta në Shqipëri nuk po merren aq seriozisht në Evropë, sepse janë mësuar tashmë me një rreth të tillë vicioz, kur opozita në rrugë kërkon rrëzimin e qeverisë dhe kur kjo opozitë të vijë në pushtet vetëm ndryshohen rolet në skenarin e njëjtë.
Protestuesit kane thene, qe ne nuk do te largohemi nga cadra ,sepse e kemi ushqimin gratis , ndersa ne shtepi nuk kemi .
Por kur pjesmarrja ne proteste eshte aq e madhe sa,ne asnje rrethane nuk mund te shpjegohet vetem nga mbeshtetesit e nje partie,atehere kjo me te drejte mund te quhet proteste popullore.
Protesta ne Shqiperi,ne raport me popullsine, ishte shume here me e madhe se ajo ne Rumani.Dhe ne ditet ne vijim,do te jete akoma edhe me e madhe.
E thirri opozita,po.E thirri Partia Demokratike ,po.E thirri Lulzim Basha,po.Askush nuk e mohon kete.Ata e kane thirrur,e kane organizuar dhe po i prijne.
Por,thirrjes se tyre i jane pergjigjur me qindra mijera shqiptare.Nuk ka staticien qe ta shpjegoje kete pjesmarrje masive vetem me militante te PD-se!
Kete te gjithe po e pranojne tashme.
Sa i perket krahasimit me protestat ne Rumani,kete me shume se opozita,e bejne mercenaret mediatike te Edi Rames,me qellim delegjitimimin e protestes shqiptare.
Me te vertete qe protestat kane dallimet e tyre.Eshte budallallek te thuash te kunderten.Vendet,rrathanat,shume nga arsyet etj etj,jane te ndryshme.
E megjithate,ata kane nje te perbashket,bash ne thelbin e tyre:
-Si protestat ne Rumani, edhe keto ne Shqiperi behen kunder qeverive te korruptuara.
-Si protestat ne Rumani, edhe keto ne Shqiperi behen kunder qeverive qe amnistojne te korruptuarit dhe inkriminuarit.
Kjo eshte e perbashketa e madhe e tyre.
Kurse,dallimi i madh,ka te beje me objektin qe kane kane target keto protesta.
Nese ne Rumani qytetaret protestojne kunder amnistise qe qeveria e tyre po u jep ndoca te denuarve per korrupsion – ne Shqiperi,per tmerr e lemeri,qytetare protestojne kunder qeverise,qe jo vetem amniston e liron kriminelet dhe bandat me te rrezikshme vrastare ne Shqiperi,por per horror e lebeti,qeveris bashke me to.
Qe do te thote se,nuk i mjaftojne ata trafikante droge e prostitucioni,pengmarres,grabites,perdhunues e vrases te pameshirshem me te cilet qeveris Shqiperine,por liron akoma te tjere nga burgu…!!!
O tmerr o perendi ,shikoni se ku na nxjerr krahasimi qe vete bashibozuket e qeverise bejne!
Duke dashur te delegjitimojne,njollosin,banalizojne protesten shqiptare,mercenaret dhe argatet e qeverise,ne fakt, po u bejne me dije shqiptareve se sa e nevojshme dhe e domosdoshme eshte protesta ne Shqiperi.
Nje amnisti per ca te denuar per korrupsion ne Rumani,beri qe populli rumun te dale ne protesta,te cilat i simpatizojne te gjithe.
Kurse,ne Shqiperi,per arsye ku e ku me madhore,me jetesore,me themelore,pakrahasimisht te tilla, kur shqiptaret dalin te protestojne,nje aradhe mercenaresh,argatesh e bashibozukesh te qeverise shqiptare,por edhe shume trushpelare e idiote,i bejne anatemen asaj!
Ne Rumani eshte bere Reforma ne Drejtesi.Protestat qytetare atje,jane kunder moszbatimit apo zbatimit te mbrapshte te saj.
Ne Shqiperi,akoma pa u bere Reforma ne Drejtesi,qeveria qe pretendon autoresin e saj(!!), qeveris bashke me trafikante,perdhunues,pengmarres dhe vrases!
E jo vetem qe qeveris me ta,por liron nga burgu edhe kriminelet dhe bandat me gjakesore ne Shqiperi,per te patur sherbimet e tyre!
Keshtu,i ftoj analistet qeveritare dhe gjithe analistet e majte ,ne pergjithesi,qe ta bejne sa me shpesh kete krahasimin me protestat ne Rumani.
Sepse,keshtu shqiptareve do t’u qartesohet edhe me shume,sesa e domosdoshme ,shume me shum e tille se ne Rumani,eshte te dalesh ne proteste ,kunder qeverise shqiptare,qe qeveris me trafikante e vrases,porqe edhe keta nuk i mjaftojne,dhe liron gjithe kriminelet dhe bandat me te egra,per ta qeverisur dhe mbajtur pushtetin.
Ne kete aspekt,shkrimin e zoteri Augustinit,e shikoj shume te dobishem.
Bulevardi “Deshmoret e Kombit”,mbushet prej universitetit deri tek ministrite,me aq veta sa mban Stadiumi “Qemal Stafa”.Kush e ka pare daljen e turmes nga ky stadium,ka pare se si mbushet plot e perplot ky bulevard.Ja 20-25 mije veta nxe stadiumi,aq protestues kishte dhe PD-ja me daten 18 Shkurt.,Te mos harrojme ne kete numur hyjne dhe ata qe dalin nga stadiumi ne rrugen e Elbasanit,qe shkojne poshte nga presidenca e tek ura e Lanes tek hotel “Dajti…Llogarija eshte e qarte.Saliu dhe salovicet e shumezojne me 20 kete shifer,pune e tyre…
Shoqeria e pavarur civile eshte inekzistente.Militantizmi partiak ka indoktrinuar shoqerine shqiptare
akoma me keq se ne kohen e diktatures komuniste,me hipokrizi,ne menyre te rrafinuar.Kush nga
Partite ka denoncuar militantet e vet?Jo qe nuk kan denoncuar,por edhe kur jan te dokumentuara
konfrontimet me ligjin,jasht dhe mbrenda vendit,mbrohen!Kjo ka sjelle zvetenimin qytetare,
degradimin e shoqerise civile.Behu militant se nuk te kap ligji,behesh drejtor edhe me 5 klase!
Fatkeqsisht,militantizmin partiak,kete gangrene te shoqerise shqiptare,as Rama nuk mundi ta
luftoje,prandaj edhe turma shkon akoma mbrapa Berishes!Kjo eshte fatkeqi kombetare.
shume drejt e ke shkruar,se lun topi !
turma idiotesh qe kujtojn qe do kene ndonje favor pasi te ken marre pushtetin .Pasi marrin votat dhe pushteti kjo turme shkon prap ne FIS Ujqerve nuk i hyjn me ne Pune nje here qe Kane marre voten Jane si limon i shtrydhur qe shetisin ne per kafe .
Ti mor gazetar ke degjuar gje km
Kur ishte ne itali
Hajdeni investononi ne shqiperi se ska sindikata.
Shoqeria civile e shet bythen per nje kioske.
Jo vetem sot keshtu ka qene26 vjet.
Po Tani kur thot Cami u kush dhi kjo Pune fare.
Te fala nga Zharreza .
Per nr e pjesemaresve.te marim matematiche si shkence egzakte.nnga vendi i tribuna deri te ura e la es eshte ho me ahimè se 250 m ja ta marim 300m bulevardi eshte i fiere 30m .ne 1m katror mund te rime 5 persona.ora 300 x 30 x5 benne 45000 ja che 5000 po ja shtoj une 50000 .keta num Jane populli por 1 e 60 ta e popullsise.