Gjatë fjalës së tij në foltoren e Kuvendit, ministri i Financave, Arben Ahmetaj ka komentuar debatin mes deputetit të LIBRA-s Ben Blushit dhe deputetit socialist, Erjon Braçe, duke bërë një krahasim futbolli.
“Debati mes tyre mu duk si një ndeshje mes Juventusit dhe një skuadre amatore”,- tha Ahmetaj, i cili, këshilloi më tej Blushin të ndante mendjen dhe të tregonte nëse përfaqësonte një forcë të majtë, pasi në realitet, siç tha Ahmentaj, ai përdor tezat e PD.
“Si mund të vish ti si i majtë këtu? Trego kujt i përket. Po kërkon vijë ndarëse mes të majtës? Ok, por në finale tento të vësh një vijë ndarëse mes teje, partisë tënde, ku e fut edhe PD se del me tezat e PD qoftë në goditjet që i bën qeverisë, qoftë në ekonomi”.
Ahmetaj më tej komentoi edhe protestën e opozitës, duke thënë se demokratët janë kthyer në vendin e krimit, aty ku para 6 vitesh kanë vrarë.
“Kanë ngritur një çadër, çadrën e vetmisë së madhe aty ku kanë vrarë, janë kthyer tek vendi i krimit, aty ftojnë qytetarët të tregojnë shqetësimet ndaj një qeverie që s’ka shkop magjik, por e bëjnë për t’ju shmangur reformës në drejtësi.
Ne e kemi të qartë drejtimin, ka çadra majtas dhe djathtas, udhëkryqi ekziston vetëm për ata që janë të paqartë se reforma në drejtësi është shtyllë për drejtësinë”,- tha ai.
Në replikë, Ben Blushi i kujtoi Ahmetajt se nuk mund të mbrohet për 4 vjet duke përmendur Saliun. “Keni një argument kur mbroheni, ai është Saliu. Ju s’mund të mbroheni 4 vjet me Saliun, bën krahasime vetëm me Saliun”.
Po me ke te bejn krahasime me Gjermanine?!?! Cdo shtet ben krahasime ekonomike zhvillimi me ate qe ishte perpara tij ose asaj.. Blush, qe je dembel ate pranoje..
Respekte dhe suksese per punen e bere deri me tani si dhe frymen e re qe keni sjelle ne ekonomi
E meriton nje bravo te madhe, kane mbledh medemek ca militante e gjoja do bejen revolucion me njerez qe nuk dine te lidhin dy llafe ta shpjegojne pse po protestojne, edhe njehere tjeter po opozita po felliq ne syte e europes e gjithe botes.
vazhdo keshtu je ne rrugen e duhur me bindje nje nga ministrat me fjale pak e shume e shume punetor i kesaj qeverie, suksese te metejshme
Statura dhe takemi nuk ta lejon te jesh ne krahun e salih-qenit, sa me shpejt te largohesh prej tij, aq me mire per ty. Mos ndiq kac-zi islamin, me mire si ben malaj etj. Ben je smpatik dhe nuk te shkon ty ky profil.
Statura dhe takemi nuk ta lejon te jesh ne krahun e salih-qenit, sa me shpejt te largohesh prej tij, aq me mire per ty. Mos ndiq kac-zi islamin, me mire si ben malaj etj. Ben je smpatik dhe nuk te shkon ty ky profil.