Vlahutin, e cila më parë ka punuar edhe si diplomate në Ambasadën kroate në Serbi, ndërsa më pas ka mbajtur pozitë të lartë në Misionin e OSBE-së në Kosovë, tani është ambasadore e Bashkimit Europian në Tiranë, ku e udhëheq delegacionin e BE-së me shtatëdhjetë njerëz. Përkrah Hidajet Bishqeviqit, i cili është ambasador i BE-së në Taxhikistan, Vlahutin është diplomatja më e lartë e Republikës së Kroacisë në shërbimin diplomatik të Bashkimit Europian.
Lufta kundër korrupsionit
Kur ajo e mori këtë detyrë, në Bruksel u tha se një nga avantazhet e saj është se ajo vjen nga Kroacia, vendi që e ka kaluar procesin në të cilin Shqipëria sapo ka hyrë, prandaj kjo përvojë duhet ta ndihmojë atë. Njëra nga sfidat kryesore që Shqipëria aktualisht e ka në rrugën drejt BE-së është lufta kundër korrupsionit dhe krimit të organizuar. Në lidhje me këtë, që nga fillimi i mandatit është angazhuar Romana Vlahutin, me mbështetjen e Bashkimit Europian dhe të ambasadorit të atjeshëm të SHBA-ve, Donald Lu. Pas përpjekjeve të gjata, e kanë çuar përpara të ashtuquajturin ligj për dekriminalizimin, i cili ka shkaktuar tërmet në skenën politike shqiptare.
Në një bisedë për «Jutarnji list», Vlahutin tha se ajo nuk ndihet e kërcënuar dhe se ndihet rehat në Shqipëri, qytetarët e së cilës, thotë ajo, i mbështesin përpjekjet për reforma dhe për dekriminalizimin e skenës politike.
«Në Shqipëri unë ndihem shumë mirë. Titujt e gazetave se kinse më kërcënojnë me vdekje janë ekzagjerim. Megjithatë, duke pasur parasysh qëllimin e qartë të grupeve të caktuara të interesit që përpiqen të na trembin, është dashur të merren disa masa paraprake. Kolegu im ambasador amerikan i ka truprojat që nga fillimi i mandatit. Ne nga BE-ja dhe shtetet anëtare jemi shumë më të relaksuar, por në këtë moment megjithatë duhet të jemi pak më të kujdesshëm», thotë Vlahutin.
Romana Vlahutin kishte probleme dhe shqetësime edhe derisa ishte diplomate kroate në Serbi, kur në Ambasadë ishte e angazhuar për Kosovën. Kur ajo kishte udhëtuar në Kosovë, i kishin hyrë në apartamentin e saj në Beograd, ia kishin marrë çelësat dhe ia kishin vjedhur makinën. Automobili i saj ishte gjetur disa vjet më vonë në Maqedoni. Shqipëria e ka statusin e vendit kandidat për në BE, por ende nuk ka rekomandim për t’i hapur negociatat e anëtarësimit. Pikërisht dekriminalizimi është kushti kryesor për këtë.
E pse ligji për dekriminalizim e ka dramatizuar skenën politike në këtë mënyrë në Shqipëri? Romana Vlahutin mendon se me këtë disa qarqe ndihen të kërcënuara. «Shqipëria në dy vjetët e fundit e ka kaluar reformën historike të gjyqësorit, e cila ka rezultuar me ndryshimin e një të tretës së Kushtetutës dhe të 40 ligjeve, të cilat pjesërisht ose plotësisht është dashur të përshtaten me rendin e ri kushtetues. I ashtuquajturi ligj për dekriminalizimin i parapriu votimit të ndryshimeve kushtetuese për reformimin e gjyqësorit, e që ka të bëjë me ndalimin e punësimit në administratën publike dhe ndalimin e pjesëmarrjes në zgjedhje, ose mbajtjen e pozitave publike të të gjithë atyre që e kanë shkelur ligjin, domethënë të gjithë atyre që kanë gjykime të plotfuqishme në çështjet penale», shpjegon ambasadorja e BE-së në Tiranë, duke shtuar se Kroacia e ka ndihmuar Shqipërinë me përvojën e saj.
Reformimi i gjyqësorit ka qenë vërtet një punë e madhe, duke e ndryshuar tërësisht sistemin që ishte jashtëzakonisht i korruptuar, dhe duke sjellë institucione të reja. Njëra prej tyre është Prokuroria Speciale për Krime dhe Korrupsion, dhe ligji është modeluar sipas USKOK-ut kroat, zyrës për luftimin e korrupsionit. Zoti Dinko Cvitan, ish-drejtor i USKOK, ka ardhur në Tiranë, ndërsa në ekipin që ka punuar në atë ligj është edhe Koraljka Bumçi, përndryshe gjyqtare në Gjykatën e Qarkut në Zagreb.
Të veçantat e reformës
«E veçanta e reformës është vetting-u, domethënë verifikimi i të gjithë gjyqtarëve dhe prokurorëve për të përcaktuar nëse dikush prej tyre ka në pronësi pasuri të fituar në mënyrë të paligjshme, nëse kanë lidhje me grupe kriminale dhe a janë të përgatitur profesionalisht për këtë punë. Kjo, ngase Shqipëria, pas rënies së regjimit të Enver Hoxhës i ka ndryshuar plotësisht njerëzit në sistemin e drejtësisë, e në këtë mënyrë gjyqtarë janë bërë edhe personat pa e përfunduar Fakultetin Juridik, me vetëm gjashtë muaj kurs të gjyqësorit… atëherë mund ta imagjinoni për çfarë jam duke folur», shpjegon ajo.
Vlahutin thotë se «vetting-u – verifikimi – natyrisht është një kërcënim i madh për grupet e interesit, të cilat kanë kontrolluar pjesë të mëdha të gjyqësorit, aksionet janë të mëdha, prandaj për këtë arsye edhe rezistenca e tyre është e ashpër. «Flasim për gjyqësorin, në të cilin, për shembull, kryeprokuror i shtetit është ende personi, të cilit Shtetet e Bashkuara të Amerikës ia morën vizën për të hyrë atje, si dhe rrethi më i afërt i bashkëpunëtorëve të tij», shpjegon ajo.
Ambasadorja e BE-së thotë se qytetarët e Shqipërisë në çdo kohë ofrojnë mbështetje të madhe për reformën e Gjyqësorit. Shifra e fundit ishte 93 për qind mbështetje. «Situata me gjyqësorin ishte e padurueshme dhe Shqipëria nuk kishte tjetër zgjidhje – te ne ekziston një thënie – ilaçi i duhur në plagën e duhur, dhe kjo është pikërisht ajo që solli reformat e gjyqësorit», thotë Vlahutin.
Një pjesë e medieve në Shqipëri këto ditë kanë spekuluar se ambasadorja Vlahutin është përfshirë në mashtrimet për blerjen e rezidencave për delegacionin e BE-së në Tiranë. Ajo thotë se kjo është vetëm njëra nga aferat e trilluara, sikur që edhe zëdhënësja e BE-së në Bruksel spekulimet e tilla i quan «trillime».
Aferat e trilluara
«Kjo është vetëm njëra prej aferave të trilluara, apo, siç thuhet sot, fake news – lajme të rreme, të cilave u jemi ekspozuar në Tiranë, sidomos kolegu im amerikan dhe unë. Disa politikanë shqiptarë janë duke bërë gjithçka që diplomatët dhe komunitetin ndërkombëtar t’i përfshijnë në konfliktet e tyre të brendshme dhe t’i përdorin si alibi për gabimet e tyre. Nganjëherë kam përshtypjen se kjo është njëra nga pasojat e diktaturës së tmerrshme të Enver Hoxhës kur njerëzve ua shpëlanë trurin sesi të gjithë të huajt janë armiq dhe se të gjithë kanë qëllime të fshehta. Megjithatë, për ndryshim nga grupi relativisht i vogël i njerëzve, por shumë agresivë, të cilët janë të lidhur me grupet e interesave politike dhe kriminale, populli i Shqipërisë është jashtëzakonisht mikpritës, i hapur posaçërisht për mysafirët dhe të huajt», pohon Vlahutin dhe përmend fyerjet e shumta, madje edhe atë që «nuk kreh flokët».
«Ambasadori amerikan dhe unë deri më tani kemi qenë të akuzuar për çdo gjë, që nga shërbimi Soros dhe krimi i organizuar, e deri te korrupsioni dhe paragjykimi. Thuhet se unë jam vendosur nga dikush në këtë post, se nuk kreh flokët, se burri im është duke punuar në një projekt hekurudhor me Malin e Zi… gjëra tepër të çuditshme, të cilat shumë shpejt kam ditur t’i injoroj», tha ajo.
«Për ndërtesën e BE-së në Tiranë është negociuar para se unë të bëhesha ambasadore»
«Historia e rezidencës së BE-së ka përkuar pikërisht me ditën e fillimit të krijimit të institucioneve të vettingut – verifikimit dhe bazohet kryesisht në idenë e dikujt se bëhet fjalë për një punë të dyshimtë. Kushdo që di diçka në lidhje me atë sesi funksionon BE-ja në çështjet publike, e ka të qartë atë se me kaq shumë kontrolle dhe nivele, të cilat duhet ta konfirmojnë vendimin para se të merret një vendim përfundimtar, thjesht nuk është e mundur për cilindo person të bëjë diçka individualisht. Ajo që është më e çuditshme në këtë histori është se <gazetarët> që e kanë plasuar këtë nuk janë preokupuar për t’i mësuar faktet themelore, të tillë si atë që, për shembull, i gjithë procesi i identifikimit të pronës dhe negociatave ka përfunduar muaj të tërë para se unë të isha vendosur ambasadore e BE-së, se negociatat përfundimtare i udhëhoqi kolegu që pikërisht për këtë kishte ardhur nga Brukseli, se Parlamenti Europian ishte pjesë e procesit të verifikimit», ka argumentuar për Romana Vlahutin për «Jutarnji List».
Vazhdoni punen e nderuar , sa per sharje ,shpifje , ne kete vend gjinden me tonelate ,nga persona te cileve i preket interesi i tyre.Ato kurre nuk menduan per interesat e popullit .
Z.vllautin jeni nje nje zonje qe populli shqipetar do te kujtojm ne gjithe istorin e vere. Je nje Grua e ekurte populli shqipetar te adhuron per forcen dhe kemguljen tuaj per ligjin e drejtesis. Zoti te bekofte
Jemi me ju Ambasadorja Romana Vllahutin! PD dhe Berisha po mundohen me te gjitha menyrat te shpetojne! Kane bere krime te paimagjinueshme! Krime te perbindshme! Meritojne te dalin para nje gjyqi per te treguar se cfare kane bere!
Z. VLLAHUTIN!
Ju s’keni asnjë detyrim të sakrifikoheni për kë vend.
Por ky vend,(shumica e Shqipëtarëve )ju do.
Ndihmojeni këtë popull, MOS U DORËZONI..!!
Keni mirënjohjen e thellë,tonën.!
Z.VLLAHUTIN:MOS U TRISHTONI SE PERGOJOHENI NGA SALIU,NE KEMI 27 VJET QE PO E DUROJME PAVARSISHT SE KA BERE SHUME KRIME NE KETE VEND.AI ESHTE TMERRSISHT I RREZIKSHEN.JU PAK KOH JU KA NGELUR PER PUNE TE DOBISHME KETU,POR KUR TE IKNI THOJENI HAPT:”SHYQYR QE SHOETOVA NGA SALIU E BERISHIZMI,MJER SHQIPTARET QE E DEGJOJNE ATE..”
nder dhe respekt per kete ZONJE, je ne krahun e duhur, ne anen e shumices dermuese te shqiptareve. thyeju koken ketyre krimbave te kopese se plakut mere te viçidolit.
CDO POPULL E CDO VEND KA HALE (WC) EDHE NE SHQIPTARET NUK BEJME PERJASHTIM JU LUTEMI I ANASHKALONI POPULLI SHQIPTAR KA NJE RRESPEKT TE JASHTZAKONSHEM DHE LUTET PER SHENDETIN DHE TE MIREN TUAJ . FALEMINDERIT PER GJITHCKA BEN PER SHQIPERINE NUK KEMI PER TJA U HARRUAR KURRE MADJE DO TJA U PERCJELLIM BREZAVE.
FALEMINDERIT Z.Vllahutin!????????????????
Keta vemjet qe kane ca para te vjedhura, po ju duket vetja Zot ne Albani. Tregojua vendin se ku e kane dhe se cfare meritojne. Zonja e nderuar Vlahutin, Ke bekimin, respektin, mirenjohjen e gjithe shqiptareve dhe do hysh ne historine e Shqiperise
Pershendetje kroatia, ROMANA VLAHUTIN, ambasadorja e Bashkimit Evropian ne Shqiperi. Ju siguroj qe keni simpatine e pjeses me te shendoshe te popullit dhe shoqerise shqiptare qe duan zhvillim, begati, mireqenie dhe te barabarte perpara ligjit.
Ato, persona, ato grupim personash ose media shqiptare qe propagandojne dhe sajojne informacione, lajme te paqena vetem per propagande jo reale, disinformuese jane te paguar qe te brockulluesin ne favor te atyre qe i paguajne.
Shoqeria shqiptare o sot o kurr, ka nevoje per drejtesi, per te luftuar mafien dhec korrupsionin politik qe eshte i kapur nga disa persona pervers ne politike dhe bizneset mafioze monopol.
Me ndihmen tuaj, duke patur mbeshtetjen e BE-se duhet filloje spastrimi me themeli e nga rrenjet e ketij pislliku dhe zgjyre qe ka kapur prej fiti kete popull te vuajtur duke filluar nga arrestimet dhe sekuestrimet e pasurive qe jane vendosur me korrupsion dhe mafiozllik duke filluar nga prototipat SALI BERISHA, FATOS NANO, ILIR META, LULEZIM BASHA dhe EDI RAMA. Duke filluar nga maja e piramides e se keqes dhe duke zbritur deri ne baze dhe ne cdo kute te saj, duke derguar perpara ligjit cdo person i kapur nga pislliku dhe ryshfeti do te shpetojne populli shqiptar nga keto kepurdha parazite. Tung.
Kete sikur e pati sulmuar edhe Bushati sepse i pati hequr nga puna te shoqen. E po te shkuara te harruara se Bushati nuk eshte mafie, pastaj iu gjet zgjidhja edhe per gruan e tij bashke me disa kusherinj e kusherira ministrash te Rames.
Duke mbyllur syte para krimeve te qeverise aktuale dhe duke demonizuar gjithe te tjeret apo dhe gjyqesorin per korrupsionin, ju beheni vegel e Cosa Nostres qe udheheq vendin!!! Ju, ambasadoret, keni krijuar pershtypjen, se drejtesine ne vend do e vendosi vetem kryemafiozi i kesaj qeverie, ne te kundert gjithcka deshton!!! Pas ’90, gjithe te keqijat ketij populli i kane ardhur nga nderkombetaret, duke filluar qe me ato kurset 6-mujore, qe ju permendni, deri tek tolerimi i arrogances se nje aventuriri kokebosh, qe e perdor postin e tij publik per interesat e ngushta te Rama club!!! Nuk i shikoni ju ambasadore, “dhuratat ” qe ka filluar te beje Rama, vetem 3 muaj para zgjedhjeve!!! Nuk eshte ky VEPRIM I BLERJES SE VOTES!!!??? Ndan tapi, fal gjoba, nxjerr te denuar nga burgu, rrit pensione etj, etj!!!?? Po gjithe kjo mbeshtetje financiare qe i jepet Veliajt, per kryeqytetin, cfare eshte, duke bere dhe kete te fundit te angazhohet qe tani ne fushate pro PS!! Sot ngriti stendat per te mbledhur firma, me cfare te drejte??? Eshte apo nuk eshte KRYETAR BASHKIE PER TE GJITHE QYTETARET, PA NGJYRA POLITIKE!!??? Une, si qytetare, ju akuzoj hapur, ju dhe ambasadorin amerikan, per mbrojtje te hapur ndaj qeverise aktuale dhe nderhyrje ne punet e brendshme te shtetit tim!!! Ju, jeni kthyer ne guvernator te Shqiperise dhe ggjithcka qe ju propagandoni humbet vleren para faktit, qe jeni ju qe drejtoni, pasi Rama luan ose basketboll, ose hap ekspozita!!! Besueshmerine tek sistemi politik shqiptar, si do ma ktheni!!! Duke mbrojtur mafien roze kunder mafies blu??? Dua vendin tim mbrapsht dhe ju te kufizoheni ne rolin tuaj mbi palet, pa u bere pjese e tyre!!!!
Nuk shkon te mbytesh re Mina mina!!!!!!
I ben nder shoqerise duke ikur si pleh i 7% je ben pjese…..????
E nderuara Zonja Vlahutin! Ajo cfar po beni ju dhe ambasadori Lu per reformimin e drejtesise (vendosjen e sistemit te drejtesise me mire) eshte e nje rendesie historike po aq sa ishte dhe pavaresia e shqiperise. Ne skemi patur kurre drejtesi ne shqiperi. Kontributi juaj ne lufte dhemb per dhemb me mafien berishiane do te shkruhet ne historine e shqiperise. Populli shqiptar ju do dhe ju respekton dhe eshte ne cdo moment ne anen tuaj, ne mbrojtjen tuaj. Ne besojme se Europa dhe Amerika demokratike e kane forcen e padiskutueshme per ta vene kete shtet ne binaret e trenit Europian.
Ju po luftoni per te vene shqiperine ne shinat e nje shteti europian ku sistemi i drejtesise dhe respektimi i te drejtave themelore te njeriut eshte guri i pare i padiskutueshem themelit.
Jemi cdo moment me ju. Ju jemi mirenjohes Ju faleminderit shume ju dhe gjithe stafit tuaj te devotshem!
Zonjë e nderuar do të ngeleni në faqen e ndritur të historisë së Shqipërisë për atë që po bëni.
Ju lutem mos u tërhiqni derisa në këtë vend të vendoset drejtësia dhe ata pushtetarë që kanë vjedhur e vrarë të shkojnë aty ku e kanë vëndin.
Faleminderit
Te ofendosh amerikanet,kroatet…,kjo eshte e paimagjinueshme!Duhet te analizosh ADN-ne e ketyre qelbesirave,me siguri nuk kane origjine shqiptare.
Zonja Vlahutin, dhe Zoti Donald Lu,te shpallen qytetare nderi i kombit shqipetare.Puna e tyre eshte gjigande,dhe po bejne nje pune te madhe, per te nxier shqiperine nga kolapsi, ku e ka futur kryekrimineli Sali berisha.Po vazhdon ne rrugen e tij te gabuar edhe krimineli tjeter Lulezim Basha,per destabilizimin e vendit.Qe te jete shqiperia dhe populli saj i qet,keta duhen futur ne burgim te perjetshem.
Firmosni peticionin on line:
https://www.ipetitions.com/petition/mos-vononi-reformen-ne-drejtesi
You’re the Best, Ms. Vlahutin!
Do not surrender.
Best wishes to you and your family,
Besart
Keta mizerje hajdutë-mafjozë do të sulmonin edhe zotin vetë
sikur ti prishte punë.
Ju Faleminderitz zonje VLAHUTIN. Ju jeni Shuflai I Dyte per Shqiperine.
Faleminderit Zonja Vllahutin, populli shqiptar te do dhe nuk do te te harroje kurre!