“Qytetarët të protestojnë kundër politikanëve bllokues të Vetting-ut. Fushata anti-Perëndimore, marrëzi, e padenjë dhe e paturpshme”

26 Shkurt 2017, 13:30Politika TEMA

Nga Zef Brozi*

Qytetarët e partitë në Protesta Paqësore, deputetët në Parlament për Reformën në Drejtësi dhe Reformën Zgjedhore

Në këtë artikull dua te shpreh shkurtazi opinionin tim për bojkotin parlamentar dhe fillimin e zbatimit të reformës në drejtësi, për reformën zgjedhore dhe protestat.

“Jo” bojkotit të Parlamentit, “Po” zbatimit të reformës në drejtësi

Përvoja e këtyre 25 viteve dëshmon se bojkoti i Parlamentit që e Majta dhe e Djathta kanë aplikuar jo vetëm që nuk ka realizuar qëllimin politik të tyre, por përkundrazi, i ka demtuar ato dhe interesat e vendit. Bojkoti i Parlamentit që opozita ka filluar në këto momente jetike për Shqipërinë kur duhet të zbatohet reforma në drejtësi dhe reforma zgjedhore, ka pasoja të jashtëzakonshme për Shqipërinë dhe qytetarët e saj. Për më tepër edhe fushata e turpshme Anti-Perëndimore e disa politikanëve të Shqipërisë duket se është e orkestruar dhe e planifikuar nga ish pushtetarë e politikanë që janë të frikësuar nga reforma në drejtësi. Aq e padenjë dhe e egër është kjo fushatë marrëzie sa shkohet edhe në shpifje, fyerje, e cenim të jetës private të përfaqësuesve ndërkombëtarë.

Mendoj se ishte gabim i madh dhe me pasoja të rënda që në marrëvëshjen e korrikut të 2016-ës u pranua kërkesa e opozitës për të ndarë emërimet në disa organe të reja të drejtësise në mënyrë të barabartë (50% me 50%) midis mazhorancës dhe opozitës. Prandaj sot opozita ka fuqi bllokuese të reformës në drejtësi nëse nuk shkon në Parlament për të përmbushur atë kërkesë të ligjit që ajo vetë, mbase me dinakëri e ligësi, luftoi që të miratohej. Në fakt, kjo marrëveshje dhe zgjidhje e tillë, të cilën unë e kundërshtova që atëhere, vjen në kundërshtim me vetë qëllimin e reformës në drejtësi.

U bëj apel deputetëve të opozitës të mos luajnë me fatet e vendit dhe qytetarëve të saj por të shkojnë në Parlament e të zgjedhin pa asnjë vonesë organet e drejtësisë.

Qytetarët kanë të drejtë dhe duhet të protestojnë fuqimisht para Parlamentit dhe t’i detyrojnë deputetët që të kryejnë misionin për të cilin ata i kanë zgjedhur, pra deputetët duhet të shkojnë në Parlament e të votojnë ligjet, të shkojnë në Parlament dhe të zgjedhin organet e reja të Drejtësisë. Qytetarët duhet t’i detyrojnë deputetët dhe partitë që ata të mos sabotojnë Reformën në Drejtësi, që deputetët të marrin pjesë dhe kontribuojnë në Komisionet Parlamentare, të marrin pjesë në Komisionin e Reformës Zgjedhore dhe ta miratojnë sa më parë atë. Deputetët janë zgjedhur dhe paguhen për të qënë prezent dhe kontribuar në Parlament dhe jo në çadra e protesta.

Pra, partitë e qytetarët le të protestojnë paqësisht në rrugë, në çadra dhe kudo që u lejon ligji, ndërsa deputetët duhet të shkojnë në Parlament.

Votuesit në Shqipëri duhet të mbajnë shënim emrat e çdo deputeti dhe partie që po mundohet të pengojë e sabotojë Reformën në Drejtësi dhe më18 Qershor të votojnë kundër tyre.

Reforma zgjedhore

Koha e mbetur deri në zgjedhjet e 18 Qershorit nuk është e mjaftueshme për një reformë të thellë zgjedhore, e cila në fakt i duhet vendit dhe mbetet për t’u realizuar nga Parlamenti i ardhshëm, nëse do të jetë vullneti i partive kryesore.

Kërkesa për votim elektronik dhe numërim elektronik nuk është e re. Në zgjedhjet e mëparshme të drejtuara nga qeveria “Berisha” mbase mëse 2 milion euro shteti ia dha një kompanie që u kontraktua për të eksperimentuar numërimin elektronik në një zonë elektorale. Projekti pilot dështoi dhe askush nuk mbajti përgjegjësi. Dihet se votimi elektronik dhe numërimi elektronik aplikohen në disa vende, ashtu si edhe votimi tradicional me fletë votimi në shumë vende të tjera. Dihet po ashtu se për shkaqe sigurie, disa vende ku aplikohet votimi elektronik po i rikthehen votimit me fletë votimi.

Opozita në çadrën e protestës ka vënë si kusht të pjesëmarrjes në zgjedhje pranimin e votimit elektronik. Mbase tani e zbut kërkesën në numërim elektronik. Por as Opozita, as Qeveria nuk kanë dhënë ndonjë shifër se sa do të kushtonte votimi elektronik, dhe sa do të kushtonte numërimi elektronik. Edhe për shtete të fuqishme ekonomike realizimi i votimit elektronik për më pak se katër muaj mbase do të ishte i pamundur. Për Shqipërinë kjo është ëndërr me sy hapur sepse shteti nuk e ka buxhetin që do të duhej dhe vendi akoma nuk e ka infrastrukturën që duhet për këtë qëllim. Për më tepër  edhe votuesit në pjesë të madhe nuk kanë përvojë me kopjuterat dhe internetin. Numërimin elektronik dhe votimin elektronik e vështirëson edhe qenia e dhjetra partive në fletët e votimit (mbase më shumë se 100 parti dhe jemi vend rekord mbase në gjithë botën për numrin e partive). Mendoj se pluralizmi politik do të ishte edhe më real dhe i dobishëm në vendin tonë me jo më shumë se 5-6 parti politike.

Mendoj se tani të paktën mund e duhet  të realizohet depolitizimi administrimit të zgjedhjeve, pra depolitizimi i komisioneve të zgjedhjeve dhe komisioneve te numërimit të votave.

Janë partitë, politikanët, njerëzit, dhe jo teknologjia që i bëjnë zgjedhjet e votimet ose të ndershme e të lira, ose të pandershme, të fallsifikuara dhe jo të lira. Prandaj, mazhoranca, opozita, e qytetarët të korrigjojnë vetveten në zgjedhjet e 18 Qershorit dhe të garantojnë që zgjedhjet të jenë të lira e të ndershme, pavarësisht nga mënyra se si do të votohet.

Ndërsa policia, prokuroria, media, shtypi, shoqëria civile, të gjithë qytetarët dhe nderkombëtarët të jenë vigjilentë dhë të vënë para përgjegjësisë ligjore këdo që shet a blen votat, që falsifikon e manipulon zgjedhjet, qoftë ai/ajo kandidat për deputet, kryetar partie, pushtetar apo ish pushtetar, apo thjeshtë qytetar.

Prandaj Opozita i bën mirë vetes e Shqipërisë të kontribuojë realisht për miratimin sa më parë në Parlament të reformës zgjedhore dhe përgatitjes reale për zgjedhjet e 18 Qershorit dhe t’u japë fund thirrjeve për dhunë, shkatërrim e bojkotim.

Mbështetje për protestat paqësore

Në një vend me qeverisje të mirë protestat qytetare janë të Nevojshme, ndërsa kur qeverisja është e keqe, apo e korruptuar, protestat Paqësore janë të Domosdoshme. Në çdo kohë e qeverisje qytetarët mund të kenë shumë arësye të ligjshme për të protestuar.

Unë gjithnjë kam mbështetur e mbështes fort dhe publikish protestat paqësore të qyetarëve në Shqipëri për problemet e tyre, apo edhe për çështje me interes publik. E keqja mendoj unë është se në Shqipëri nuk protestohet sa duhet, pra qytetarët nuk e kanë shpirtin e protestës qytetare dhe janë të frikësuar nga pushteti i shtetit dhe nga kërcënimet e kompanive. Dhe më e keqja është se jo rrallë edhe kur protestohet, ato janë protesta të manipuluara nga partitë politike të cilat nuk e kanë hallin tek problemet e qytetarëve por si të marrin apo mbajnë pushtetin. Për shembull, a nuk ishte manipulim e turp protesta kundër ndërtimit të parkut të lojrave për fëmijë tek Liqeni Artificial?

Edhe në vendet me demokraci të konsoliduar e qeverisje të mirë qytetarët, shoqatat, grupet e ndryshme, madje edhe individë protestojnë. Unë jetoj në Amerike dhe ka disa vite që punën e kam shumë afër me Shtëpinë e Bardhë, dhe sa herë kaloj aty, unë nuk mbaj mend ndonjë ditë që të mos ketë pasur protesta me kërkesa nga më të ndryshmet. Protesta këtu në Amerikë bëhen edhe para godinës së Gjykatës së Lartë dhe gjykatave të tjera, para godinës së Kongresit dhe institucioneve të tjera, si edhe në ambiente të tjera publike. Protestuesit e dhunshëm policia i arreston dhe ata i kalohen prokurorisë për ndjekje penale sipas ligjit.

Unë përshëndes protestën e atyre naftëtarëve dhe banorëve tëZharrzës të cilët udhëtuan në këmbë për disa ditë dhe erdhën në Tiranë për të protestuar para ministrisë perkatëse për dëmet që u janë shkaktuar nga shpërthimet me eksploziv që bëhen nga një kompani e huaj dhe nxis institucionet shtetërore që pa asnjë zvarritje burokratike jo vetëm t’i zhdëmtojnë ata, por të rishikojnë kontratat abuzive të ish qeverisë “Berisha” me kompanitë e huaja dhe të vendit.

Përshëndes forcat e policisë dhe qeverinë për qëndrimet korrekte, tolerante, e joprovokuese ndaj protestuesve, ashtu sikurse përgëzoj qyetetarët që morën pjesë në protestën e 18 Shkurtit për  përgjegjesinë qytetare dhe vetëpërmbajtjen që treguan.

Punëtorët kanë të drejtë dhe duhet të protestojnë fuqimisht kur kompanitë e huaja apo të vendit nuk i paguajnë çdo muaj, dhe as shteti nuk mbron të drejtat e këtyre punëtorëve.  Ka jo pak raste të tilla në Shqipëri. Shteti ka detyrim t’i mbrojë punëtorët që shpesh, për turp të shtetit që hesht, trajtohen gati si skllevër nga kompanitë.

Qytetarët e Shqipërisë, nëse do të kishin shpirtin e protestës sikurse e kanë amerikanët, do të protestonin fuqimisht para godinës së Prokurorisë së Përgjithshme dhe disa prokurorive të tjera e disa gjykatave që janë bërë mbrojtëse dhe garantuese të paprekshmërisë së disa ish pushtetarëve dhe disa politikanëve të inkriminuar e të korruptuar. Nëse qytetarët janë të pakënaqur me prokuroritë e gjykatat atëherë duhet të protestojnë para godinave të tyre që mesazhi i protestës së tyre të dëgjohet.

Qytetarët kanë të drejtë të protestojnë pse qeveria nuk i anuloi disa koncesione korruptive të ish qeverisë “Berisha”, edhe pse bizneset, qytetarët shqiptarë dhe Shqipëria po demtohen rëndë nga këto koncesione. Qytetarët kanë të drejtë dhe duhet të protestonin fuqimisht edhe për shkatërrimin e bukurive natyrore nga koncesionet e ish qeverisë “Berisha” për disa hidrocentrale në Valbonën tonë të mrekullueshme dhe zona të tjera, apo edhe për devijimin me tunel të një lumi në Mirditë nga kompania Turke (koncesionin ia dha qeveria ‘Berisha’) për ta bashkuar me një lumë tjetër për hidrocentralin që po ndërton në Mirditë. Banorët e Geziqit dhe ndonjë fshati tjetër të Mirditës duhej të protestonin dhe ta detyronin qeverinë që ata të kishin akses (hyrje e dalje) në autostradën (sikurse quhet Rruga e Kombit) dhe të kishin edhe nënkalime për të pasur akses në pronat e tyre në anën tjetër të autostradës.

Qytetarët kanë të drejtë dhe duhet të protestojnë paqësisht dhe fuqimisht ndaj çdo qeverie sot e në të ardhmen sa herë ata gjykojnë se ajo nuk po qeveris mirë dhe në interes të tyre e të Shqipërisë./TemA

*Shkruar posaçërish për “TemA”

23 komente në ““Qytetarët të protestojnë kundër politikanëve bllokues të Vetting-ut. Fushata anti-Perëndimore, marrëzi, e padenjë dhe e paturpshme””

  1. Nuk eshte Populli Kundra, por eshte Shqupi…e dine cdo i gjeje dhe po bejne cmos ta pengojne…Populli seshte budalla i njeh shume mire e i sheh…Koha e ndeshkimit nga Populli i ketyre kriminelve e hajduteve eshte shume e afert…

  2. VjeneI says:

    O tema po boll me kete leprozin se nuk eshte se ka mend dhe shkruan bukur! Nuk e di pse ky per cdo pordhe ne shqiperi duhet te flas! Fshatar ka qene e fshatar ka mbetur ne amerike! E pash nje dite ne vjene ne aeroport me ca xhinse cope cope qe te vinte gjynah! Shqiperia eshte me e aofistikuar se ky ju lutemi!

    1. agimi says:

      Vjenel ( o Plehra e Flamur Nokes)…Zef Brozi eshte nder ikonat e drejtesise se ndershme dhe nje nga qytetaret me te mire te shoqerise se sotme. Nga te dy-tre shqiptaret qe punojne ne departamentin e shtetit.

    2. Spartaku says:

      Vjenel! me vjen keq per mendjen qe ke.Zef Brozi eshte nje nga njerzit me te pergatitur dhe me shume kulture juridike e politike.Ai ja vlen te vije e te futet ne forumet e reja te drejtesise.Por ti do jesh ndonje,nga ata te Sali Kriminelit dhe nuk te pelqejne mendimet e tija kaq te mira, te drejta, dhe te rendesishme.Mua me duket se ai eshte shume njerezor me keto mendime.dhe tregon se i dhimbeset vendi i tij.Ai nuk vjen ketu se e perzuri Sali Berisha,madje donte dhe t’a vriste.Edhe pse eshte larg atdheut,po kontribuan me aq sa ka mundesi.Bravo dhe e pershendesim kontributin e tij brilant.

      1. Sparatcus vjenezi says:

        Spartak! Ose Zef,
        Ore qenje vet Zefi kuptohet por me duket se enderon per ndonje post post-vettingu! Sa koqe qe je! Je shume medioker ne ato qe shkruan! Nivel koperativisti! Ka cuna e djem shume me te afte se ty qe te ka ngelur ora dhe kultura ne 95!

        1. Lucia says:

          Me vjen keq zoterin tuaj. per niveli e ulet qe po tregoni ne koment.
          Nga te gjitha shkrimet qe kemi lexuar te shkruara nga z.Zef Brozi.nuj ka sharje ,fyerje.por kerkese e ndihmese per drejtesine ne Shqiperi.
          Sa per nivelin e tij ..zoteri qenke per tu meshiruar….interesohu me mire per shkollimet e tij.per kulturen dhe nivelin qe ka.
          Ai po punon per departamentin Amerikan.

    3. Bushi says:

      Zoti Brazi! Eshte e vertete,dhe me pasoja shume te renda ndarja e funksioneve ne instancat e drejtesise 50% me 50%,me opoziten.Kjo eshte e pafalsheme, si per parlamentin tone, ashtu edhe per SHBA-n dhe BE-n.Te dy ambsadoret,duke pare agresivitetin e pd-ke,dhe inkriminimin e saj,me njerez anti shqipter si Sali Berisha dhe Lulezim Basha,nuk duheshin te pranonin.Ky eshte nje gabim i madhe,dhe i pakorigjueshem.Me kete ndarje eshte shume e veshtire,te kete nje drejtesi te vertete per drejtesi.Ata te pd-ke kurre nuk kane qene per drejtesi,por vetem u ka pelqyer anarshia.Ata do behen gjithmon pengese,se do ven ne vendet e duhura,njerzite tyre,militantet e tyre armiq te popullit shqiptare.Ata nuk jane njerez,por kafshe.

    4. Perparim says:

      O Sali o dite zi,nuk ke pune Te jeter o shtaze injorante qe te bardent e ben te zene;phu fare e Kete aziatike qe n’a je bere si kerme e qelbur o pusht !

    5. Zef Nacaj says:

      Turp te keshe qe flet keshtu per Zef Brozin!
      Njeri e jurist I ndershem. Atdheu sot ka nevoje per mendje te shendosha dhe jo per marjoneta e servile interesash!

    6. Lucia says:

      Si e paskeni pare ju zoteri ne Viene..kur ai jeton ne Amerike..apo te del ty ne enderr….ik merr psikollog se po paraqet probleme mendore keshtu…

  3. kozmo says:

    Ne komentet e mia , kam shfaqur mendimin, qe te gjithe qytetaret anembane ,duhet te ngrihen te protestojne ,per bllokaden e wetingut ,gje e cila rendon tek te gjithe qytetaret .Me mashtrimet e PD populli ka humbur shume ,eshte i tejngopur .

  4. Endri says:

    TI O LUM MIKU I FUT NJE SHKRIM NGA USA POR QE TE VISH VETE NE SHQIPERI NUK E MER RRUGEN.

    1. Arben Tashko says:

      I nderuar Z. Endri,

      Ju nuk keni te drejte ti ndaloni Shqiptaret qe jetojne
      ne vende te tjera te shprehin mendimet e tyre.

      Eshte e vertete se kur i shikon problemet ne distance
      nuk mund ti kapish te gjitha detajet por ne te njejten kohe
      je me objektiv sidomos kur interesi personal nuk eshte perfshire
      ne lidhje me temen qe diskutohet.

      Shiperia nuk eshte vetem territori gjeografik por edhe Shqiptaret.
      Me dhjetra mije familje jane te ndara, nje pjese ne Shqiperi
      pjesa tjeter ne vende te tjera.

      Deklarta tende e percan popullin Shqipetar.

  5. Dike Mullai says:

    Faleminderit Zef BROZI ! U larguat ne Mergim nga KERCENIMET qe Ju beri B..ISHA ! Kam ndjekur rregullisht Mesazhet qe dergoni nga Larg. Vertetoni se Jeni i SHQETESUAR per zhvillimet ne Atdhe ! B..ISHES i jane kalbur Dhembet, por Kulishat jane nen urdherat e tij, te cileve Drejtesia do t’u gjeje Vendin !!!

  6. Mihali says:

    Zoti Zed Brozi eshte nje jurist me ineggritet
    Dhe profesjonalizem.Perse z.Zef nuk hemi mini kerkuar te beheni pjese e Vetingut?
    Vendi ka nevoj per ty dhe eksperiencen tende.Duhet te jesh i mirpritur nga Atdheu jot.

  7. vaso says:

    Te gjithe thone na vrau,na shtypi.Te gjithe si kokrra e molles jane.

  8. Koli says:

    ZEF! Është aq e komplikuar dhe e ndotur situata,
    sa që edhe ai BABLOKU LU,s’po e zgjidh dotë.
    Ne tek ???? shpresojmë.!S’i zgjidhim dot vetë problemet.Ky popull është qorrollisur disa herë.
    Të shpresojmë këtë rradhë të trgohet i mënçur.
    MBËSHTESNI. VETINGUN !!!!!!!!????????????

  9. shvejk says:

    Po o Vaso, edhe Kosta Trebicka,edhe ata te vraret e 21 janarit, edhe viktimat e Gerdecit si kokrra e molles jane. Po turp te vjen o Vaso qe shkel mbi te vdekurit vetem per te qene bythelepires I mire I padronit tend?

  10. Epo kjo pune! says:

    Zefo mire me llafe po turru ne Shqiperi me vepra se llafe bejne te gjithe. Nuk ka galje kucedra nga llafet, po te dish pislleqe te asaj kohe, dil deshmitar, kete bej ti dhe mos beni moral kot… kesaj i thone jo trim pas lufte por trim nga Amerika! Hajde dil ne shesh dhe te tjeret te vine pas.

  11. Marjani says:

    Hajde ne shqiperi z Brozi dhe gjeje vete vendin tend qe te takon ,,ka boll vende bosh ketu per njerez is ty edhe une jam pro Vetingut .ne respekt marjani rubik Mirdite.

  12. ben says:

    Ky Zefi, qe u pasurua per shume pak kohe si gjykates ne kohen e Sales dhe beri nje gocha vile ne bllok (te mendosh we erdhi direkt nga malet), duhet ti konfiskohet pasuria ketu njehere, pastaj te japi mend per punet tona. Keta qe kane emigruar, kam pershtypjen qe kan ngel aty ku kane qene…se nuk e kapin dot ritmin

    1. Lucia says:

      Po e ngaterron me Salen apo Bashen.keshtu…????sa qesharak…Zef Brozi s’ka jetuar kurr ne bllok….ja t’ja lejme ligjit dhe ta vertetoje…..

    2. Lucia says:

      Po ku ja paske gjetur vilen ti zoteri keshtu…hajde na jep adresen ta shikojme edhe neve..oo qe ta dije edhe Z.Zef vete se as ai s’eshte ne dijeni te kesaj pasurie.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje