Deputeti i PS-së, Namik Dokle prej kohësh lajmëroi se ky është mandati i tij i fundit, ndërsa pjesën e mbetur duket se ka zgjedhur ta kalojë mes librave.
Pasi kërkoi ndihmën e ndjekësve të vet për një titull në lidhje me romanin e parë “Vajzat e mjegullës”, Dokle ka përfunduar romanin e tij të dytë dhe duket se sërish është në “hall” për një titull.
Ndërkohë që “demokracinë” e drejtëpërdrejtë nga qytetarët e kanë kërkuar në këtë “stinë” zgjedhjesh dhe kreu i PD Lulzim Basha dhe ai i LIBRA Ben Blushi.
Basha po tenton të zgjedhë kandidatët për deputetë me propozime nga baza përmes rrjetit social dhe votimit po në rrjetin social.
Ndërsa Blushi është zgjedhur në krye të partisë LIBRA përmes votimit të drejtëpërdrejtë nga rrjeti social facebook.
Ndërsa deputeti socialist Dokle vijon të jetë në kërkim të një titulli për romanin e tij të radhës.
Po citojmë statusin e tij të plotë në rrjetin social:
Mendim për një titull romani…
Miq te respektuar,Para disa kohesh ju kerkova mendim per titullin e romanit tim “Vajzat e mjegulles” dhe sinqerisht ju them qe kam qene teper i impresionuar me dashamiresine, mencurine dhe kulturen e qindrave prej jush qe u perfshine ne kete shkembim mendimesh.
Sapo kam perfunduar romanin e dyte, me teme aktuale, te kesaj kohe qe po jetojme, kur njerezit ushqehen me shume me stres se sa me buke, kur dramat njerezore kthehen ne tragjedi per individin, kur njerezit braktisin ate qe kane me te shtrenjte, kur u vriten endrrat dhe dashurite. Dhe pyesin:”Kush na ka mallkuar?”
Me thoni miq, cili nga keta tre titujt do t’ju pelqente, dot’ju terhiqte, apo intrigonte me shume:
Ju mirepres me respekt dhe mirenjohje
“Kush na ka mallkuar?”
Mendimi im.Sote boten e drejton djalli.Dhe neve kemi ne shqiperi djaj qe drejtohen nga i biri djallit Sali Berisha.Por me qe ka nje nam te keq,nuk jame me ate tiull”mallkimi i djallit”.
Per “djepin e braktisur”,pak a shume eshte e vertete,djepi eshte braktisur,por nuk me pelqen pasi eshte me mire qe djepi te mos braktiest.
Do me pelqente “Dashuri ne prite”,Pasi,siç mendoje une, se, eshte mire kur i bene prite dashurise.Dashuria eshte dashuri,dhe sjell gjithmon te mira.Prandaj dili ne prite dashurise.
Qoftelargu ne djep!