Polonia kundër rizgjedhjes së Tusk në KiE

28 Shkurt 2017, 17:51Bota TEMA

Polonia do ta kundërshtojë rizgjedhjen e Donald Tusk-ut në krye të këshillit Evropian në maj.

Mandati prej dy vitesh e gjysmë i tij përfundon në maj. Ai është i vetmi kandidat për këtë pozicion, e vlen të theksohet se gëzon mbështetje të konsiderueshme për këtë.

Kreu i partisë konservatore polake në qeverisje Jaroslaw Kaczynski, synon të dëmtojë perspektivën e rivalit politik prej një kohe të gjatë të tij, vetëm pak ditë përpara se të merret vendimi mbi të ardhmen e Tusk.

Tusk ka qenë kryeministër i Polonisë në vitet 2007-2014, si përfaqësues i një partie të qendrës proeuropiane, e cila është edhe kundërshtarja kryesore e konservatorëve të Kaczynski-t, “Ligj dhe Drejtësi”.

Kaczynski pretendon se tashmë, në kundërshtim me rregullat elementare të BE-së, Tusk po ndërhyn në çështjet e brendshme të Polonisë duke mbështetur opozitën. “Tusk nuk mundet kurrsesi të llogarisë mbështetjen tonë, e aq më pak të mendojë se kundërshtimi ynë do të mungojë”, tha ai.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje