“Halli i Saliut ka të bëjë me Reformën në Drejtësi, dhe me të vrarët dhe me vjedhjet që ka bërë Berisha ose berishajt”

2 Mars 2017, 20:20Blog TEMA

Nga Spartak Ngjela

I patë sot te dyja palët e politikës: njëra në Parlament dhe tjetra në Çadër.

Ata të Parlamentit nuk kuptoheshin me qëndrimin e tyre, kurse Çadra ishte e irrituar.

Në fakt, Parlamenti shqiptar deklarohet me Amerikën, kurse Çadra është kundër Amerikës, por thotë se është kundër Parlamentit, se ka frikë të thotë të vërtetën.

Saliu foli sot në çadër: ishte shumë i trembur. Po, pse ka frikë Saliu? Ndërkombëtarët do ta hetojnë atë dhe të gjithë familjen e tij! Frika vjen nga implikimi, por më shumë nga ndërkombëtarët, sidomos nga amerikanët, sepse ata as i tremb, e as nuk i blen dot.

Kurse Presidenti i Republikës priti sot Genoveva Ruiz- Calaveras, kryetaren e Komisionit për Ballkanin Perëndimor në BE, e cila do të drejtojë Operacionin Ndërkombëtar të Monitorimit në Shqipëri, si akt antikorrupsion.

Presidenti shqiptar fliste broçkulla, dhe dukej para saj gjithashtu shumë i trembur, njëlloj si Saliu, por zonja Calaveras dallojej se qeshte me qesëndi: ajo ia dinte hallin Bujar Nishanit, që ishte njëlloj si ai i Saliut. Në fakt të gjithë këta të Saliut kanë të njëjtin hall, që po mendojnë se do t’ua heqë Çadëria”.

Por Saliu ndërkohë po fliste në Çadër si i ndërkryer dhe shumë i rënë në fytyre, me urrejtje ndaj Ramës, të cilit dallohej se, si nëntekst, i lutej këtij që të ndahej nga amerikanët dhe nga europiano-perëndimoret e të bashkohej me Saliun.

Por, ndërkohë, edhe Berishës, njëlloj si Nishanit, një grua ishte ajo që i prishi gjakun gjatë fjalimit. Në fakt, kjo ishte një grua e thjeshtë e popullit që nuk i la gjë pa thënë Saliut. Të gjithë ata që ishin aty u tronditën, se gruaja drejtpërsëdrejti iu tha: “Mbreti qënka lakuriq e pa fare rroba”

Në të vërtetë, në Tiranë sot, befas, një grua u përsëriti çadërrakëve përrallën e Hans Kristian Andersen për rrobat e mbretit, por kjo e uli menjëherë në vend si të deprimuar Saliun, dhe agresivizoi pjesëmarrësit që po i thoshin Saliut pa rroba: “ua sa bukur që të rrinë robat!”.

Ajo grua e thjeshtë, në fakt, i tmerroi se po ua thoshte të gjithëve të vërtetën për bëmat e Saliut, në një kohë që ata e dinin të vërtetën, por ishin që të gjithë në tubimin “e hallit të madh të Saliut”. Dhe, që të gjithë, e dinë se halli i Saliut ka të bëjë me Reformën në Drejtësi, dhe me të vrarët dhe me vjedhjet që ka bërë Berisha ose berishajt,

Pikërisht për këtë fakt, pas pak çastesh, gruaja u nxor jashtë nga Çadra, edhe pse oborrtarët e Saliut po u thoshin shqiptarëve përditë se “në Çadër ata flasin si njerëz të lirë”.

Por, megjithatë, mbetet ngritur një pyetje e vështirë për Çadrën: mos ndoshta përditë do t’u shkojë ndokush atyre aty, në Çadër, për të thënë me zë të lartë se ” Mbreti është pa fare rroba”?

3 komente në ““Halli i Saliut ka të bëjë me Reformën në Drejtësi, dhe me të vrarët dhe me vjedhjet që ka bërë Berisha ose berishajt””

  1. Lennard says:

    Gjithmone efikas Z.Ngjela.Analizat tuaja jane perfekte.Shpresojme se do te behet ajo qe pret i gjithe populli.te gjithe te korruptuarit presim ti shohim te marrin denimin e merituar

  2. j says:

    Kur do ta bëjë shqipëria “Nurinbergerin” e saj për krimet e pësuara ?

  3. Kris says:

    Z. Mero Baze! Me falni por keni bere ,sipasmendimit tim, jo mire qe keni shkuar ne emisionin e Yllit! Ka 25 vjet qe degjojme nje “deja vu’ te neveritshme! Kujt do t’i mbushe mendjen media e shitur shqiptare,pervec Tema dhe ndonje tjeter, me keta analiste dhe gazetare mercenare, ne ,shqiptareve ,qe e dime cfare ka ndodhur dhe cfare po ndodh?! Dua te na beni budallenj ?! Ne dime kush eshte Berisha dhe Lulja apo vete PD! E dime Meten dhe LSI! E njohim edhe Ramen dhe PS! Mendoni ju z.Baze qe Shkullaku ,nje cope fshatar-gazetar di me shume se ne shqiptaret e shkolluar?! Ashtu si politikanet edhe gazetaret jane po aq te felliqur! Te tere TV e Shqiperise po flasin per situaten! Te gjithe duan te na tregojne se kush eshte i mire e kush eshte i keq! Keta servile te shitur?! Me falni Mero nuk e kam me ty!

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje