Lideri i BDI-së, Ali Ahmeti deklaron se ka një plan B për të vepruar, pas vendimit të presidentit Gjorgje Ivanov për të mos ia dhënë mandatin kryetarit të LSDM-së, Zoran Zaev.
Detajet rreth lëvizjes së radhës po diskutohen sot në Kryesinë Qendrore të partisë në Reçicë të Vogël.
Ahmeti sot në mëngjes në Strugë është takuar me ministren për Mbrojtje të Shqipërisë, Mimi Kodheli ku kanë diskutuar për situatën aktuale politike në vend dhe që sa më shpejt të integrohet Maqedonia në BE dhe NATO.
Ndërkohë ministri gjerman i punëve të jashtme Zigmar Gabriell gjatë kohës së vizitës së Ukrainës sot komentoi dhe situatën në Maqedoni.
“Përkeqësimi i situatës së brendshme politike në Ish Republikën Jugosllave të Maqedonisë është shumë shqetësuese. Stagnimi i brendshëm politike kërcënon që të kthejë vendin prapa në rrugën kah Unioni Euroatlantik”, thuhet në deklaratën e Gabriel që e shpalli MPJ Gjermane.
“Presidenti Ivanov përskaj që lideri i opozitës i ka mbledhur firmat e nevojshme për formim të shumicës së re parlamentare ka refuzuar të jap mandatin për formimin e qeverisë. Kjo është në kundërshtim me principet demokratike dhe vlerat evropiane për të cilat obligohet shteti. Presidenti Ivanov duhet përsëri të mendohet për këtë vendim dhe të përmirësohet në interes të qytetarëve dhe vendit të tij”, tha Gabriel.
Mire e keni o Ahmet,
pasi te perkundi per vite me radhe Gruevski, te erdhi patriotizmi.
Dakord qe te futet shqipja si gjuhe e dyte, por kush do ta flase?
Thjesht, shikoni menyren se si eshte formuluar artikulli qe me siguri eshte huazuar nga ndonje media nga Maqedonia.
Nese ky artikull eshte shkruar ne Shqiperi, atehere me te vertete gjuha shqipe eshte varrosur.
Faleminderit per mirekuptimin.