Pronarët kinezë të Interit janë të pakënaqur nga puna e trajnerit aktual të ekipit Stefano Pioli.
Grupi Suning është hedhur në sulm për të bindur trajnerin e Chelsit, Antonio Conte që të marrë drejtimin e zikaltërve, duke nisur nga sezoni i ardhshëm.
Suning i ka ofruar Contes një kontratë prej 15-milion euro neto në sezon, shifër që do ta bënte trajnerin më të paguar në botë, si dhe rolin e menaxherit të ekipit, duke pasur dorë të lirë në merkaton e futbollistëve.
Sipas mediave italiane, Conte ka pranuar ofertën por vështirësia mbetet te prishja e konratës me Chelsea.
Grupi miliarder “Suninig” ka nisur bisedimet për të arritur një marrëveshje me pronarin Rus të Chelsit, Roman Abramovic, të cilit i janë propozuar për të marrrë në pronësi disa investime të suning në Kinë.