Izet Haxhia: Peng që nuk e lashë Berishen të arratisej. Ta kisha hedhur në det, vendi shpëtonte. Gjeneralët e krimit, tani nën një çadër

3 Mars 2017, 08:57Politika TEMA

Sapo i përmend vitin 1997, njeriu më i afërt me Presidentin e aso kohe shpërthen në akuza. Sipas Izet Haxhisë, ish­truproja i Sali Berishës, viti 1997 i njohur ndryshe si pragu i Luftës Civile ka vetëm një shkaktar.

“Ai quhet Sali Berisha dhe ndihem fajtor që nuk ia shmanga vendit tim një fatkeqësi si ai. E kisha në dorë, ta lija të arratisej, por pendohem që e ndalova. T’ia kisha hedhur peshqve në det ta hanin, ta mbyllja në një nga tunelet e Dajtit, këtë duhet të bëja”, u shpreh Izet Haxhia në një intervistë për Shqiptarja.com.

Nga larg Haxhia ndjek çdo zhvillim politik në atdheun e tij dhe bën habi me protestën e opozitës tek e ashtuquajtura e Çadra e Lirisë. “Aty ka vrasës, banditë. Banda e Çadrës duhet të quhet”, thotë ish truproja e Berishës, duke përmendur Imamin, Preç Zogajn. Rezerva ka për të majtën në opozitë në vitin ’97, apo kryeministrin e qeverisë së Pajtimit Kombëtar, Bashkim Finon.

Z.Izet Haxhia, përshëndetje. Kanë kaluar 20 vjet nga ngjarjet e vitit ’97, por dua të fokusohemi tek disa moment kulminante. Ka pasur shumë ngjarje që kanë tronditur jetët e shqiptarëve, ka pasur vrasje, shtetrrethim, banda. Në pak muaj, u hapën shumë varre, pati shumë protesta kundër pushtetit të asaj kohe. Ju keni qenë njeriu më i afërt i ish Presidentit Sali Berisha. Si e përjetonte Presidenti atë situatë. Çfarë urdhrash keni marrë, cili ishte më ekstremi?

Viti i zi për shqiptarët e Shqipërinë dhe ngjarjet e rënda që ndodhen nuk erdhën në mënyrë të papritur. Ata erdhën si pasojë e një politike autoritare të Berishës dhe qeverisjes së tij që patën si shkëndijë të shpërthimit të tyre falimentimin e firmave piramidale. Ishte represioni i shtetit dhe instrumenteve të tij që çuan në vjedhjen e votave në muajin Maj 1996, dhuna ndaj opozitës dhe mediave që ishin me frymë opozitare dhe kjo e bërë në funksion të një mandati të dytë presidencial të Berishës ,që çuan në këtë revoltë masive të shqiptarëve.

E majta e tulatur dhe pa asnjë mundësi reagimi ndaj kësaj shtypje u mundua t’i përdori këto revolta që shumë shpejt morën karakter politik. Ka pasur shumë ngjarje e episode të rënda që tronditen shtetin apo antishtetin e ndërtuar nga Berisha. Që nga ngjarjet e Lushnjes ato të Beratit e më vonë ato të Vlorës. Berisha në vend që të ndiqte politikën e zgjidhjes së problemit që në dukje ishte ekonomik, por në thelbin e tij kishte ato që thashë më lart, shtypjen politike, vendosi t’i përgjigjej me dhunë dhe përçarje këtyre revoltave çka do të sillte rënien e shtetit në mars 1997 dhe futjen e vendit ne kaos dhe spiralen e dhunës.

Berisha u kujtua të bënte zgjidhje atëherë kur zjarri i kësaj revolte i erdhi tek dera e zyrës së tij në Presidencë. Dhe kjo zgjidhje nuk ishte për të shpëtuar shtetin që kishte rënë, por veten e tij dhe amnistuar krimet e bëra. Berisha nuk ndjen kurrë keqardhje për ato krime që ka bërë, por mund të ndjejë keqardhje për ato që nuk ka mundur të bëjë. Si u tulat e majta?

Opozita ra në kurthin e Berishës që para një jave para se të zgjidhej president nën mbështetjen e tankeve e armëve nga një parlament ilegjitim, apo një Berishe që shpallte gjendjen e jashtëzakonshme e dërgonte rekrutë e ushtrinë të shtypte jugun duke u munduar të ndizte një konflikt jug­veri.

Kush ishte iniciatori i kësaj lëvizje që mund të ndizte Luftën Civile?

Iniciatori i kësaj marrëveshje të filluar në fshehtësi ishte Prec Zogaj një bashkëpunëtor i sigurimit dhe shërbimit sekret grek. Jo rastësisht u zgjodh ky person nga qarqet antishqiptare. Këtu qëndron edhe kurthi dhe tradhtia që ju bë popullit të revoltuar, me këtë marrëveshje, duheshin larë hesapet njëherë e mirë me shkaktarin e saj, Berishën e trembur, e frikësuar. Pra marrëveshja e 9 Marsit ishte një marrëveshje që amnistoj Berishën dhe e la atë në politikë, ndërsa nata e 13 marsit është nata kur unë me njerëzit e mi e kthyen nga rruga e arratisë Berishën dhe ia lamë peshqesh këtij vendi e populli sot e kësaj dite. Pasojat e kësaj marrëveshje ndihen edhe sot e kësaj ditë në politikën e kriminalizuar shqiptare sepse u legalizua krimi në politikë u amnistua për të mos u ndëshkuar sot e kësaj dite.

A u qetësua gjendja pas marrëveshjes së 9 Marsit? A funksionoi Qeveria e Pajtimit, Fino? Dukeni i penduar për këtë ‘peshqesh’…

Qeveria Fino edhe pse u krijua në bazë të kësaj marrëveshje nuk filloi funksionim e saj deri më 15 Mars. Përkundrazi, situata u bë me kaotike dhe jashtë kontrollit. Edhe pse i kërkuam Berishës të ruanim Burgun 313 ku ishin grumbulluar të gjithë kriminelët më të rrezikshëm , Agim Shehu i bëri presion komandandit të atëhershëm të forcave të RENEAs, që të mos bënin mbrojtjen e burgut si duket edhe kjo një pjesë e pashkruar e marrëveshjes së 9 Marsit. Qeveria Fino vetëm në një drejtim funksionoi në atë të zhvatjes dhe vjedhjes.

Në aq pak sa kohë sa funksionoi bëri vjedhje?

Fino së bashku me ministrin e Brendshëm të caktuar nga PD, Belul Çela bën ndarjen e zonave të influencës, dogana e Kakavijës punonte për Finon ndërsa ajo e Qafë Thanës për Belulin, ndërsa bandat e dala nga burgu bënin kërdinë me vrasje e grabitje.

Po ‘peshqeshi’?

Sa për pyetjen se, a jam penduar që ja lashë peshqesh Berishën këtij vendi? Jo vetëm Berishën që është kryekusar dhe kryebanditi i këtij vendi, por edhe shumë politikanë të tjerë duhet t’i kisha ose hedhur në det si ushqim për peshqit apo t’i kisha mbyllur në një nga tunelet e shtabit të përgjithshëm në malin e Dajtit, të hanin njëri­tjetrin. Ky është i vetmi peng dhe e vetmja pendesë në jetën time.

Po ama theksoni që e mbajtët me zor. Përse?

Unë e them prapë që duke mbajtur me zor atë natë të 13 Marsit, Berishën për të mos u arratisur kemi prishur një skenar të copëtimit të Shqipërisë që ishte vënë në zbatim dhe Berisha me ikjen e tij ishte guri i fundit në këtë skenar, duket paradoksale që mbajtja e tij me zor ndaloj këtë skenar, por duhet thënë që shteti kishte rënë dhe i vetmi institucion që ngeli në këmbë ishte presidenca pavarësisht se ky institucion ishte shkaku dhe aktori kryesor i shkatërrimit të shtetit dhe copëtimit të Shqipërisë. Dhe fatkeqësisht gjithë historia e jonë si komb është e mbushur me paradokse të tilla.

Mirë, qëndrojmë tek katrahura e vitit ’97. Nuk gaboj kur e quaj kështu, apo jo? Kështu e cilëson dhe historia, dhe ju tashmë jeni pjesë e historisë së këtyre muajve…

Kryefajtori për vitin e katrahurën e 1997 padyshim që është Berisha dhe bashkëpunëtorët e tij, edhe unë e pranoj pjesën e fajit tim në ndihmën që i dhashë atij për të mbijetuar. Por pa faj nuk janë as opozitarët e atëhershëm që bënë atë marrëveshje famëkeqe të 9 marsit dhe u dorëzuan përpara ofertës seë Berishës së trembur deri në palcë për të ndarë pushtetin dhe amnistuar krimet. Jo vetëm që nuk është dënuar as edhe një shkaktar i asaj katrahure, por ai kryesori kërcënon edhe sot me një skenar të njëjtë të atij viti të zi. Çfarë kanë bërë ato banda që u dënuan e vranë më tepër se ata që u dhanë armët në duar e u thanë na mbështesni në luftën tonë për pushtet e sundim? Ata ishin thjesht ushtarë të gjeneralëve të zinj të politikës me në krye Marshallin Berisha apo kundërshtarë të tij.

Më falni po ku janë sot këta Gjeneral të krimit?

Në politikë e parlament apo dhe në çadrën e krimit. Me marrëveshjen e 9 Marsit u bë ligj  mosndëshkimi i politikës dhe politikanëve të inkriminuar, u trimërua krimi, u legalizua në

politikë dhe e pësuan vetëm ushtarët e tyre.

Sipas jush në çadrën e protestës së opozitës ka Gjeneralë të Krimit?

Paradokset vazhdojnë akoma, në ‘97 ishin përballë Marshalli Berisha dhe Gjenerali i jugut Arben Imami, sot janë në çadrën e krimit. Në vitin ’97, Berisha urdhëronte SHIK­un të vriste Imamin, kur erdhi në pushtet e bëri ministër të mbrojtjes ose Preç Zogaj ishte armiku më i madh në media bashkë me Frrok Çupin, tani të dy janë mbrojtësit më të mëdhenj të çadrës së krimit dhe kllounit të Berishës, Basha. Pse ky paradoks apo aleancë? Sepse këta dhe shumë të tjerë janë aktorë të një politike antishqiptare serbogreke që sipas interesave të këtyre agjenturave herë bëhen kundërshtarë e herë të dashur me njëri­tjetrin në funksion te planeve antishqiptare të fqinjëve tanë dhe asnjëherë në shërbim të Shqipërisë.

Por opozita inicioi Dekriminalizimin, besoj se e dini se çfarë po bëhet në emër të Dekriminalizimit…

­Vetëm opozita nuk ka të drejtën të flasë për Dekriminalizim pasi ajo është e zhytur në krime monstruoze që nga ‘91 e deri në 21 janarin e vitit 2011. Nuk mund të flasin për Dekriminalizim ata që futën krimin në politikë dhe kryen krime politike, por nuk janë pa faj as këta që kanë pushtetin, që për të mundur një demon të krimit si Berisha, futen me dijeninë apo pa dijeninë e tyre njerëz të krimit ordiner në parlament apo politikë, sepse krimi sado i madh te jete përballe teje nuk luftohet me kriminelë ordinere apo të çfarëdo lloji. Broçkulla të tipit,

Republika e Re apo të ngjashme me to, nuk i ha njeri. Nuk mund të bësh Republikë të Re apo qeveri të re duke pasur në çadrën apo tënden tënde kriminele të tipit Berisha, Basha, Mediu etj. E shumta që mund të bësh është të krijosh një bandë me emrin, Banda e Çadrës përballë kryeministrisë.

14 komente në “Izet Haxhia: Peng që nuk e lashë Berishen të arratisej. Ta kisha hedhur në det, vendi shpëtonte. Gjeneralët e krimit, tani nën një çadër”

  1. Epo kjo pune! says:

    nje pyetje kisha per ata qe rrine ne cader dhe degjojne pordhet e berishes dhe bashes… ku ishin kur ndodhi 21 janari, gerdeci, piramidat, 26 maji, shitja e detit etj etj pafund… e kuptoni qe po i sherbeni tjeterkujt dhe jo Shqiperise? dhe rrini akoma ne cader! Ose jeni te perlyer vete ose jeni dhe ju pjese e misionit ta lini vendin jashte BE por mos harroni se keni dhe ju familje e femije dhe ata nuk duan shtet rrumpalle sic ka bere berisha e basha deri me sot. Apo do futni dhe femijet e neser nipra e mbesa ne kete loje “luftash” per 30 vjetet e ardhme… qenkeni palo prinder atehere. Nuk e kuptoni se Rama nuk hyn fare ketu. kjo eshte politike e BE dhe SHBA per te forcuar gjeopolitiken ne rajon ndaj synimeve te rusit dhe veglave te tij ne ballkan serbise dhe greqise. Ikni merrni ndonje pasaporte tjeter sepse ju eshte bere gjaku uje.

  2. Hajduti Meritokracia dhe LSI -ja says:

    Haxhia, e ke shume te veshtire te bindesh Shqiptaret pasi perfiton nga urrejtja qe kane Shqiptaret per Sali berishen. Ti nuk je ndryshe perderisa e kuptoje ose me ndergjegje mbroje nje kriminel dhe arsyeja eshte ne te qenit nga shpellat dhe injoranca ne pergjithsi e nje shpellari apo civilizimi I tij per tI sherbyer shoqerise dhe kombit ne vecanti ne menyre te civilizuar. Por ti Izet pe interesat e tua personale te nderthyera me element kriminal dhe bythlepires jo vetem ndaj kriminelit Haklaj por dhe tradhetarit Berisha. Nuk je bindes perderisa na tregon histori te shkurter sa here qe te ngrihet Do beje mire ta titulloje librin me Perralla te shkurtera “Baba Saliu dhe une ARGATI.

  3. Nani says:

    A cna ke bere mo Izet sa rehat do ishte i gjithe kombi shqiptar tani.Megjithate te inkurajoj per cka denoncon edhe kjo ka vlera.Pa te do kishim ecur shume perpara sdo kishim neper kembe edhe lulushin as cadren e lirise sot.Ke te drejte cader e lirise me bandit brenda.Sa per Precin ndoshta ke te drejte se i shkumbohet turijnte nganjehe e keni vene re ndoshta ashtu sic thua ti eshte.

  4. Bushi says:

    Ah! More Izet.Sikur ta kishe bere vertete ate thua,te hidhje ne det e t’a hanin peshqit Sali Berishen,do kishe bere nje gje te madhe,do kishe shpetuar kete kombe e kete vend,nga ky kriminel kaq i madhe.Ti do ishe njeriu me i madh,me i vleresuari,me patrioti,dhe do te ngrihej nje monumet ne mes te Tiranes,se vepra jote do ishte tamam MONUMENTALE.Megjithate,edhe me keto informacione qe po jep,po i sherben vendit dhe popullit tend shume.Per kete te jemi mirenjohes.Por dite e bardhe do jete,kur,keto qe po tregon ti,te meren parasysh si dokumenta te dobishme nga nje prokurori e vertete.

  5. bashkekombasi says:

    Izet vellai: Nuk thote kot Populli qe: Bej mire se do gjesh keq! E ne kete rast nuk gjete vetem ti,por e gjithe shqiperia u katandis si mos me keq nga
    Saliu qe ti e ndale te thyente qafen e te arratisej.Sa shume na ka bere te vuajme ajo bamiresia jote…Iku tani…ajo pune.

  6. Tema says:

    Mos publikoni shkrime te izet haxhise.S’i intereson askujt mendimi i nje roje te autoriteteve.Duhet liçens per shkrime te tilla. Izeti po pati kohe mund te shkruaj nje liber dhe kureshtaret le ta blejn ne kioska rrugesh.

  7. Patrioti says:

    Marrevashja e sotme qe kerkon qeveria e inicuar nga kryehajduti Meta eshte po e njejta qe sic tregon Izeti per 97. Po i late te behet kjo marr veshje atehere Mos kerkonI as drejtesi dhe as Europe, por hani njeri tjetrin bashke me hashashin.

  8. Shteti is se drejtes says:

    Izeti pronon gabimet e tija dhe kjo eshte karakteristik e njeriut te civilizuar dhe me kulture

  9. Daja says:

    Mileti qesh e bota tallet. Historia vertet do jete interesante me keto lloj intervistash qe si intervistuesi, si i intervistuari si botuesi apo pronari notojne ne te njejtin uje te qelbur .Po shume te qelbur ama, sa te vjen ndot kur afrohesh e jo me te provosh te lash duart e te pishe.
    Pune e tyre por shqiptaret kane memorjen e tyre edhe pse heshtin e nenqeshin me ironine e kohes.

  10. Eno says:

    Ke bere mire qe nuk e ke hedhur ne det, se ishte flori ajo lloj vdekje e menjehereshme. Ai ka kohe qe ka vdekur ose po vdes dalengadale, jane te tjere qe rrine ne çader qe presin vdekjen si puna e berishes, qe mendojne se po rikthejne 97, ku te perfitojne nga rremuja dhe te marrin dhe ate oak gje qe i ka mbetur ketij populli dhe ti vene flaken. E majta do bente fajin fatal nese do toleronte ne kerkesen e çadres, ku populli nuk do ja falte kurre , boll me ka vuajtur nga berishianet, do ta quanim nje mareveshje te piset qe vjen era gjak. Thirrje Edi Rames, kujdes me mareveshje kriminelesh, se populli do te vere hune ty pastaj.

  11. agimi nga Maqedonia says:

    Cfar marrveshje mund te beshe me sali serbin qe i furnuizonte me karburant serbet per te zhdukur kosoven. Mos kini besim tek ky cjap plak serb. ky shqiperine dhe Kosoven e don dhe po kerkon ta zhduke edhe nga harta Europiane. Sa e sa miliona euro po merr Saliu per ta shkaterruar shqiperine. Shikoni sjelljet e tije nga komuniste i flaket eshte kthyer ne antikomunist i flaket. Ketij njeriu i kane rene trute ne palce te kurrizit dhe duke u perzier trute me palcen e kurrizit del nje njeri spiun dhe asnje here patriot shqiptar. Te futen nje here ne burg Lul Basha per vrasje e dem ekonomik te rruges se kombit te nxjerre edhe nga Kontrolli i Larte i Shtetit dhe fitoi pse merrte raport mjeksor per trute sikur nuk i kishte ne rregull. Sali Berisha qe vrau e preu ne 1997 dhe zhduku remzi Hoxhen ku femijte e tyre nuk dine ku te dergojne nje tufe me lule, por do te vije dita qe keto femije do ta marrin gjakun tek sali cjapi plak serb. Ritvan Bode ne burg qe ka lozur futboll me buxhetin e shtetit, taksa paguesit shqioptar. Fatmir mediu ne burg per Gerdecin. Mbasi te futet ne burg edhe Kreshnik Spahiui qe per nje emrim gjyqtaresh merrte 300 muje euro. Mbasi te futen keto ne burg le te vazhdoje cadra e bulevardit tw rruspieve te ketij bulevardi.

  12. Plaku Xhuxhumaku says:

    Ti ore hale atehere i lepije bythen Berishes.

  13. Flori says:

    O Izet, hajde more e bane se ai sa ka di kurre me u zhduke si spo del kush ?!?!

  14. pietro says:

    o hysmeqar mylle shkarpen qe je tu hanger mut se nuk te ka pas pjerdh kush ty ne ate kohe,as po ta var kush tash me kto marrina qe brockollit, por e kan fajin kto gazeta pro hajnit edvin rama e suites se tij qe ti botojne kto historite budalle qe ti shpik

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje