Prokuroria e Durrësit nis hetimet pas lajmit se në port kanë hyrë kontejnerë me mbetje kimike

3 Mars 2017, 11:16Kronika TEMA

Lajmi i publikuar në mediet italiane se në Shqipëri kanë hyrë kontejnerë me mbetje kimike në Portin e Durrësit ka bërë që Prokuroria e Durrësit të nisë hetimet .

Në artikullin e “Pianeta Italia” shkruhet se 1300 kontejnerë me mbetje kimike kanë hyrë nga porti më i madh në vend.

Aleanca kundër Importit të Plehrave sot i ka dërguar një letër ministrisë së Mjedisit, ministrit të Financave Arben Ahmetaj si dhe kryeprokurorit Adriatik Llalla ku kërkon informacion në lidhje me këtë çështje.

“Kërkojmë informacion nëse ka pasur transit kontejnerësh me mbetjeje gjatë vitit 2014-2016. Cilat pika doganore janë përdorur për kalimin e mbetjeve?”- thuhet në letrën e AKIP.

Lidhur më këtë çështje më herët reagoi dhe Drejtoria e Përgjithshme e Doganave. Kjo e fundit theksoi se për vitin 2016 nga Porti i Durrësit janë transportuar  drejt Maqedonisë, nëpërmjet Degës Doganore ‘Qafë Thanë’, 1120 transite ndërkombëtare me kontejnerë, kryesisht produkte ushqimore.

1 komente në “Prokuroria e Durrësit nis hetimet pas lajmit se në port kanë hyrë kontejnerë me mbetje kimike”

  1. Kevin says:

    EDI rama me siguri nuk di gje !!!

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje