Mëngjesi ka qenë mjaft i mundimshëm për pjesëmarrësit në paradën e komunitetit LGBT “Mardy Grass” në Sidnei.
Nëse përpara fillimi të saj, njerëzit shfaqeshin në rrugë me kostume shumëngjyrëshe, të veçantë, sensualë dhe të çuditshëm, pasi festuan të rë natën, shkëlqimi duket se u ka ikur.
Të shumtë janë ata të cilët e kanë tepruar me alkoolin dhe shikohen të shtrirë anës rrugës.
Të tjerë janë futur në telashe dhe është dashur ndërhyrja e policisë, megjithatë sipas policisë nuk pati ndonjë problem serioz në paradën më të madhe të komunitetit LGBT (lesbike, gej, biseksualë dhe transgjinorë) në Australi.
Rreth 1 mijë forca policia u angazhuan për të mbajtur zhvillimin normal të saj, ndërkohë që në të morën pjesë 12 mijë pjesëmarrës.
Nje gje eshte te manifestosh per te drejta e nje gje tjeter eshte te degjenerohesh ne emer te se drejtave.
Peshtiresi