Presidenti i Tiranës, Refik Halili bëri një analizë të gjerë të situatës delikate që po kalon skuadra e tij. Në një intervistë të gjatë për emisionin “Zona Gol” në Supersport, numri 1 i klubit bardheblu vendosi pikat mbi “i” për shumë çështje, duke mbajtur një qëndrim të qartë dhe të prerë edhe pse situata që po kalon skuadra nuk është nga më të mirat. Sipas tij, mbijetesa nuk është një çështje në diskutim, ndërsa objektivi i madh i Tiranës këtë sezon është Europa. Gjithsesi, filimisht ai u përqëndrua te ecuria aktuale, duke e pranuar që gjërat nuk po shkojnë në drejtimin e duhur kjo edhe për shkak të disa faktorëve.
Në vijim, Halili sqaron se drejtiin e klubit e ka marrë në Dhjetorin e vitit 2014 dhe në këto 22 muaj ka pasur momente jo shumë të mira, por ai preferoi të ndalej te arritjet e tij si drejtues.
Për Halilin, gara që po bëhet është e padrejtë sepse shumë klube po veprojnë me standarte të dyfishta përsa i përket çështjes së deklariit të pagave, ndërsa vuri theksin edhe në punën që është bërë për të shëndoshur financat e klubit.
Halili u ndal më pas te merkatoja e lojtarëve afrikanë duke shprehur bindjen se Akua dhe Mervill do të vazhdojnë të jenë pjesë e skuadrës edhe sezonin e ardhshëm, ndërsa bëri me dije se borxhi prej 150 mijë eurosh në adresë të Kastratit do të lahet brenda këtij muaji. Një tjetër cështje delikate në kampin bardheblu është edhe marrëdhënia me tifozët dhe në këtë pikë Halili është i qartë.